Auditimi publik 1 kontrolli I lartë I shtetit
Download 30.22 Kb. Pdf ko'rish
|
- Bu sahifa navigatsiya:
- Audituesit duhet te kene parasysh pengesat e intervistave efektive
- Te percaktojme nese i intervistuari eshte i vertete
- Ndryshimet ne te folur
- Komente te papershtatshme
- Te pergjigjurit e pyetjes me nje pyetje. I intervistuari drejton pyetje nderkohe qe duhet t’ju pergjigjet ai pyetjeve qe I drejtohen. Respekti I tepruar
- Nicholas M. Zacchea Zyra e llogarive Qeveritare të SHBA). Marrë nga: International Journal of Government Auditing
- ROLI I SAI VE NË RUAJTJEN E STABILITETIT FINANCIAR 1.1. Kuadri që justifikon ndërhyrjen e SAI ve
- 1.2. Reflektim mbi rolin e SAI ve në lidhje me problemin e qëndrueshmërisë financiare
- Shembulli i NAO s Suedeze
- Marrë nga: INTOSAI Journal THOMAS HAGBERG
Marrja ne pyetje. Intervistat ngjasojne me marrjet ne pyetje kur intervistuesi krijon pershtypjen se i intervistuari eshte ne hetuesi dhe prania e tij eshte e pavullnetshme. Intervistat e auditimit nuk jane me force; i intervistuari bie dakord per t'u intervistuar. Ndersa ne pergjithesi intervistimi mund te mos jete ne pelqimin e te intervistuarit, disa punonjes, ne vecanti atyre qeveritar iu kerkohet te bashkepunojne me intervistuesin. Nese rreziqe te tilla shfaqen gjate nje intervistimi, audituesit duhet te sigurohen se ata jane njohur me keto rreziqe dhe duhet t’I ndreqin ato. Audituesit duhet te kene parasysh pengesat e intervistave efektive Nje pengese mund te konsiderohet çdo gje qe nderhyn ne aftesine e audituesit ne kryerjen e nje interviste dhe ne mbledhjen e informacionit te duhur dhe te plote. Sjellja dhe reagimet e te intervistuarit gjate nje interviste mund te behen pengesa dhe te reduktojne produktivitetin e intervistes. Audituesi i SAI t do te perballet me disa tipe sjelljesh te te intervistuareve, reale ose te sajuara te cilat mund te behen pengesa, duke perfshire: Nervozizmi. Audituesi duhet te risiguroj te intervistuarin. Ai duhet te perpiqet te percaktoje arsyet e nervozizmit dhe t’i zgjidh ato por duke pasur parasysh se nervozizmi mund te jete edhe i shtirur. Konfuzioni. Shpesh i intervistuari reagon ne menyre konfuze rreth qellimit te intervistes. Audituesi duhet shpjegoj objektivat e intervistimit dhe Nicholas M. Zacchea 139 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH te qartesoje pyetjet. Perseri, konfuzioni mund te sherbej si perpjekje per te penguar intervistimin. Dashamiresi e tepruar. Nje i intervistuar miqesor mund te jete shperqendrues. Familjariteti i tepruar duhet te shmanget sepse mund te shkaktoje humbjen e objektivitetit. Audituesi duhet te jete i kujdesshem ne perfshirjen e bisedave te shkurtra dhe duhet te krijoj me shpejtesi “sensin e mases”. Armiqesia. Audituesit nuk duhet te frikesohen nga armiqesia dhe asnjehere t’i pergjigjen asaj me te njejten monedhe. Arsyet per armiqesi duhet te izolohen dhe duhet te zgjidhen ne menyren e duhur. Intervistimi nuk duhet te nderpritet, me perjashtim te rasteve kur audituesi ndjen mundesine e nje rreziku personal apo ndonje rreziku tjeter. Sjelljet e te intervistuarit e kane zanafillen ne ndryshimet kulturore, arsimore dhe te eksperiences midis intervistuesit dhe te intervistuarit. Per shkak se keto sjellje mund te ndikojne ne rezultatet e intervistes, audituesit duhet te njohin e te kuptojne ato ne menyre qe te jene te pergatitur te pershtasin teknikat e intervistave te tyre dhe t’i pervetesojne ato. Kur planifikohet nje interviste, audituesi I SAI t duhet te marr ne konsiderate te gjitha pengesat e mundshme ne menyre qe te reduktoje impaktin e tyre ne intervistim. Disa auditues me eksperience e konsiderojne te dobishem diskutimin me te intervistuarin para intervistimit. Ndertimi I nje raporti me te intervistuarin mund te krijoj bazen per intervisten. Kjo praktike synon te parandaloje apo te reduktoje ndikimin e ketyre pengesave ne intervistim. Te percaktojme nese i intervistuari eshte i vertete Genjeshtrat apo mashtrimet gjate intervistimit ndodhin sepse shpesh i intervistuari do te shmang pergjegjesine, te evitoj ndeshkimin ose te marr shperblime. Nese nje i intervistuar tregohet mashtrues pergjate intervistimit mund t’i shkaktoj atij/asaj shume stres, gje e cila reflektohet permes shenjave te dukshme per t’ju shmangur pergjigjeve. Treguesit e mundshem te mashtrimit jane: Ndryshimet ne te folur. I intervistuari ngadaleson ose pershpejton pergjigjet ndaj pyetjeve te caktuara. Perseritja e pyetjes. I intervistuari perserit pyetjet e intervistuesit, duke marr kohe per te dhene nje pergjigje mashtruese ose “pergjigje pa pergjigje”. Komente te papershtatshme I intervistuari ben komente jo te pershtatshme per pyetjet e drejtuara si nje perpjekje e dukshme per te corientuar intervistuesin. Justifikimet. I intervistuari duke u ndjere i stresuar nga fakti i te qenit pergjegjes, sajon justifikime dhe fillon te fajesoje te tjeret. Betimi si deklarate. I intervistuari “betohet” gjate pergjigjeve te pyetjeve AUDITIMI PUBLIK Intervistimi: nje Aftesi Thelbesore Komunikimi per Audituesit e Sai t AUDITIMI PUBLIK 140 duke u munduar te binde intervistuesin se gjithcka ai po thote eshte e vertetete. Deshmia e karakterit. I intervistuari i sugjeron intervistuesit te pyes koleget e tij per te deshmuar mbi karakterin, aftesite dhe besueshmerine e tij. Te pergjigjurit e pyetjes me nje pyetje. I intervistuari drejton pyetje nderkohe qe duhet t’ju pergjigjet ai pyetjeve qe I drejtohen. Respekti I tepruar. I intervistuari e ekzagjeron me komplimenta te pasinqerta kundrejt intervistuesit, duke u perpjekur te perfitoj favore. Manipulimi. I intervistuari, duke u perpjekur per te zhdukur stresin, luan me objekte ne dore si me lapsa, kravaten, filxhanin ose gazetat. Audituesit e SAI t duhet te jene te vemendshem per “te dhena” verbale dhe fizike ndersa jane duke degjuar pergjigjet e te intervistuarit, dhe gjithashtu duhet te kene ne vemendje menyren se si ai sillet gjate intervistimit. Degjimi I vemendshem e ndihmon audituesin te gjykoj besueshmerine e pergjigjeve dhe gjithashtu ndihmon ne vleresimin e integritetit te te intervistuarit. Konkluzion Aftesia per te intervistuar eshte nje nga aftesite me te rendesishme qe nje auditues I SAI t duhet te zoteroje. Intervistat e kryera ne menyre efektive rezultojne ne mbledhjen e nje informacioni te duhur, te dobishem, te kompletuar, I cili eshte I nevojshem per te arritur objektivat e auditimit. Ndersa intervistat e kryera “dobet” mund te rrisin koston e auditimit, te zbehin cilesine e rezultateve te auditimit dhe ne te njejten kohe cenojne reputacionin e SAI t duke krijuar dyshime rreth integritetit dhe besueshmerise se SAI t. Audituesit me aftesi te mira komunikuese dhe me aftesi ne kryerjen e intervistave jane asete per SAI n dhe palet e interesuara. Eshte me shume rendesi qe SAI te sigurohet se audituesit e tij jane te trajnuar ne menyren e duhur mbi teknikat e komunikimit te cilat qene menyre specifike perfshijne aftesite e intervistimit. Sipas rrethanave, SAI vazhdimisht duhet te promovoje zhvillimin e aftesive komunikuese tek audituesit e tij dhe te sigurohet ne mire trajnimin e teknikave intervistuese. Per informacione te metejshme, kontakto autorin ne NMZacchea@aol.com . Nicholas M. Zacchea Zyra e llogarive Qeveritare të SHBA). Marrë nga: International Journal of Government Auditing – Janar 2013 Përshtati: Alkida Llakaj, audituese, Departamenti i Auditimit të Performancës 141 Nr.4, Janar Prill 2013 ROLI I SAI VE NË RUAJTJEN E STABILITETIT FINANCIAR 1.1. Kuadri që justifikon ndërhyrjen e SAI ve Kërkesat e hasura në Administratën Publike mund të përmbushen vetëm me anë të miratimit të strategjive që përfshijnë çështjet e mëposhtme: - Zbatimi i reformave të gjera në sistemet e sigurisë sociale, shëndetësis, arsimit, financimit, menaxhimit dhe sigurimit të të mirave publike (p.sh. me anë të rekursit të partneriteteve publike private); - Buxhetimi i sektorit publik bazuar në programimin shumëvjeçar që thekson performancën / objektivat dhe jo vetëm burimet, duke përfshirë përcaktimin e (mirë bazuar) të kritereve për vlerësimin e tyre; - Zhvillimi i sistemeve të informacionit ekonomiko financiare të arritshme, transparente dhe të shpejta, të cilat përfshijnë të dhëna statistikore dhe tregues bazë, për aq sa të jetë e mundur, në kritere të harmonizuara, në aspektin e jashtëm dhe të brendshëm; - Si konkluzion në pikat e mësipërme: miratimi dhe zbatimi i sistemeve të kontabilitetit publik nga organizatat publike për të arritur një përputhshmëri me sistemet e harmonizuara të kontabilitetit kombëtar, në mënyrë që të lejojë një vlerësimi ekonomik, krahasueshmëri ndërkombëtare dhe "mbikëqyrje shumëpalëshe" (një shembull mund të jetë përafrimi me “programet për rritje dhe stabilitet” të vendeve anëtare të EMU (Bashkimi Ekonomik Monetar në BE). Sipas FMN së, informacionet buxhetore duhet të plotësojnë normat e cilësisë së informacionit të dhënë. Shumë vende po ballafaqohen me kufizimet buxhetore, të cilat rezultojnë nga faktorë kufizues të brendshëm dhe të jashtëm. Këto kufizime bëjnë të nevojshme një riorganizim të sektorit publik në mënyrë që të zbatohet një menaxhimin racional, më efikas dhe më pak i rëndë në drejtim të kostove të pranuara nga tatimpaguesit (miratimi i kritereve të qëndrueshmërisë financiare). AUDITIMI PUBLIK Roli i SAI ve në ruajtjen e stabilitetit financiar AUDITIMI PUBLIK 142 Informacioni buxhetor duhet të pasqyrojë të ardhurat dhe shpenzimet, tendencat e evoluimit të perspektivës makro ekonomike. si dhe angazhime politike të mirë përcaktuar. Buxheti vjetor dhe llogaritë përfundimtare duhet të tregojnë gjithashtu regjimin kontabël dhe normat e përdorur në hartimin dhe paraqitjen e të dhënave buxhetore, si dhe të ekzistojnë garanci të veçanta edhe në lidhje me cilësinë e informacionit të dhënë. Këto kërkesa, në lidhje me cilësinë e informacionit, nënkuptojnë se një informacion i tillë duhet ti nënshtrohet shqyrtimit publik dhe të pavarur. Sipas FMN së, një kërkesë themelore e transparencës buxhetore është paraqitja, e raporteve nga një SAI, drejtuar pushtetit legjislativ dhe publikut të gjerë, në lidhje me integritetin financiar të llogarive të Qeverisë. Gjithashtu, sipas Komisionit Evropian, Institucionet Supreme të Auditimit mund të lujanë një rol të rëndësishëm dhe të kontribuojnë në disiplinën buxhetore, për shkak të pavarësisë, autonomisë dhe besueshmërisë së tyre. Gjithashtu edhe Parlamentet kombëtare kanë një ndikim në rritje në ndërhyrjen në drejtim të vlerësimit të financave publike, me të cilat është e lidhur edhe ndërhyrja e SAI ve (në mënyra të ndryshme, në varësi të kornizave kushtetuese përkatëse). Megjithatë, SAI t nuk janë konsideruar gjithmonë të përshtatshme për tu përqendruar në këto koncepte dhe treguesit që rrjedhin prej tyre dhe ndoshta nuk kanë gjithmonë komponentët e duhur për një detyrë të tillë. Në këtë mënyrë, po vërehet një trend ku parlamentet do të kërkojnë nga SAI t e shteteve përkatëse, ndërhyrje vlerësimi nga perspektiva e detyrimeve të tyre në drejtim të stabilitetit buxhetor. Në rast se këto institucione nuk ofrojnë përgjigje të kënaqshme në nivelin teknik, me siguri parlamentet do të zgjedhin krijimin apo rekursin ndaj institucioneve të tjera që do të kënaqin kërkesën në rritje për ndërhyrje në nivel kombëtar, në terma të auditimit të financave publike (nga perspektiva e kritereve të stabilitetit dhe rritjes dhe ESA/95). Kjo është një sfidë për SAI t. 1.2. Reflektim mbi rolin e SAI ve në lidhje me problemin e qëndrueshmërisë financiare Nga perspektiva e auditimit të jashtëm të financave publike dhe menaxhimit publik (veprimtari e Institucioneve Supereme të Auditimit), kërkesat e mësipërme në lidhje me sektorin publik nënkuptojnë nevojën për reflektim të thellë nga këto institucione lidhur me rolin e tyre në kontekstin e lartpërmendur. Së pari, një pyetje që shtrohet natyrshëm dhe që meriton një përgjigje të qartë dhe pa ekuivoke është: A përfshijnë apo jo kompetencat e SAI t lëshimin e deklaratave në lidhje me qëndrueshmërinë financiare të sektorit publik? Në të vërtetë, është e pamundur që organizimi dhe aktivitetet e SAI ve të mos pasqyrojnë në një farë mënyre Përshtati: Redina Karapici 143 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH nevojën për reforma të thella në Administratën Publike, të cilat janë të lidhura në thelb me qendrueshmërinë financiare dhe përcaktimin e kritereve analitike. Referencat e mësipërme duhet të meren parasysh lidhur me rolin që kornizat e caktuara kushtetuese dhe ligjore të financave publike rezervojnë për institucionet e jashtme të auditimit, duke përfshirë, në disa raste edhe certifikimin e Pasqyrave të Konsoliduara Financiare të pushtetit qendror. Natyrisht, dikush mund të supozojë një përgjigje positive në lidhje me këtë pyëtjë. Ekzistojnë disa lloje pyetjesh që ngrihen në lidhje me këtë çështje, duke përfshirë edhe ato të përmendura më poshtë: Në çfarë mënyre duhet ta zbatojnë SAI t një gjë të tillë? Në cilat kushte SAI t duhet të kryejnë analiza mbi qëndrueshmërinë financiare? A duhet kuptuar kjo kompetenvë në kuadër të ndjekjes së aktiviteteve që ato ushtrojnë në përputhje me ligjet e tyre organike? A do të jetë e nevojshme të kryhen ndryshime në ligjet organike (zgjerimi i fushave të kompetencës, për shembull) në mënyrë SAI t të japin deklarata mbi qëndrueshmërinë financiare të sektorit publik? A do të jetë e nevojshme të klasifikohen forma të reja të përgjegjësisë ligjore, duke zhvilluar një koncept të ri të përgjegjësisë financiare lidhur me çështjen e qëndrueshmërisë dhe kriteret e saj të vlerësimit? A duhet të pasqyrohen shqetësimet e SAI ve lidhur me qëndrueshmërinë financiare të në auditimet financiare? Në auditimet e përputhshmërisë? Në menaxhimin e mirë financiar dhe rezultatet e auditimeve? A duhet të pasqyrohen këto çështje në standardet e njohura ndërkombëtarisht të auditimit? A do të kërkohen burime të reja (pranimi i specialistëve të përhershëm, trajnimi i zyrtarëve që të jenë në gjendje për t'iu përgjigjur kërkesave të reja)në mënyrë që SAI të përmbushë këto detyra? Duhet të merret parasysh fakti se kriteret e vlerësimit të qëndrueshmërisë financiare të subjektit "mbikëqyrje shumëpalëshe" do të vëzhgojnë metodologjitë për përpilimin e llogarive kombëtare, gjë që është një punë jashtëzakonisht statistikore dhe ekonomike dhe që normalisht përfshin bankat qendrore, organizatat kombëtare të statistikave dhe departamentet e ministrive të Financave të Shteteve Anëtare. Apo SAI t duhet të japin deklarata mbi qëndrueshmërinë financiare vetëm në raportet "ad hoc"? Apo të ndiqet rruga që të çon drejt certifikimit të llogarive (që nënkupton se SAI t duhet të bëjnë deklarata në lidhje me deficitin publik)? Shembulli i NAO s Suedeze Duke qenë se është në interes të publikut që të ketë sisteme të qëndrueshme dhe elastike financiare, qeveritë në mbarë botën janë angazhuar në ruajtjen e stabilitetit financiar. Shpesh, mbikëqyrja e sistemit financiar të vendit dhe nxitja e stabilitetit financiar janë në AUDITIMI PUBLIK Roli i SAI ve në ruajtjen e stabilitetit financiar AUDITIMI PUBLIK 144 fushëveprimin e operacioneve të bankës qendrore. Në shumë vende ekzistojnë autoritete të veçanta të cilat mbikqyrin aktorët individual të tregut financiar. Sipas një raporti nga Grupi i Punës Financiar Globali INTOSAI t: Sfidat dhe roli i SAI t në ruajtjen e stabilitetit financiar është të vlerësojë përshtatshmërinë e strukturës mbikëqyrëse për tregjet financiare edhe në qoftë se puna e bankave qendrore mund të jetë jashtë mandatit të auditimit në disa SAI. Në vitin 2011, Zyra Kombëtare e Auditimit (NAO) audituar mbikëqyrjen e operacioneve bankare suedeze në rajonin e Balltikut para krizës globale financiare botërore 2008 2009. 8 NAO suedeze studioi se si Banka Qendrore Suedeze dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të dy subjektet përgjegjëse për mbikëqyrjen e operacioneve bankare, vlerësuan dhe raportuan rreziqet që hasi sistemin bankar suedez në periudhën 2005 2007, një kohë kur veprimtaritë tregtare bankare u zgjeruan me shpejtësi në vendet baltike. Rezultatet e këtij auditimi identifikuan gjetje të rëndësishme që lidhen me përgjegjësinë e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe ofruan një shembull të rolit që mund të luajë një SAI në ruajtjen e stabilitetit financiar duke vlerësuar strukturat mbikëqyrëse për tregjet financiare. Qeveria ka një përgjegjësi të nënkuptuar për të mbështetur sistemin bankar, në prag krize.Shembulli Islandez tregon se garancia mund të jetë e 8 Ruajtja e stabilitetit financiar në Suedi Eksperienca nga zgjerimi i bankave suedeze 'në Balltik (RIR 2011:9) kushtueshme dhe e paarsyeshme kur sektori bankar rritet shumë më shpejt në proporcion me pjesën tjetër të ekonomisë së vendit. Sot, qeveria suedeze nuk ka mjete për të kufizuar madhësinë e sektorit bankar dhe kështu edhe garancit e saj të nënkuptuara. Meqenëse Bankat Suedeze kishin një rol dominant në sistemin balltik të pagesave, qeveria suedeze mori gjithashtu një përgjegjësi të nënkuptuar edhe për këtë të fundit dhe në këtë mënyrë edhe për stabilitetin ekonomik të vendit. Zhvillimet tregojnë se qeveria suedeze mund të ketë një përgjegjësi indirekte ndaj ekonomive të vendeve të tjera kur bankat suedeze arrijnë një rol dominant në tregun e kredive të huaja. Qeveria duhet të shqyrtojë nëse rreziqet në sektorin bankar dhe garancitë shtetërore të nënkuptuara mund të jenë të kufizuara. Qeveria gjithashtu duhet të sigurojë se ajo është e informuar rregullisht mbi të gjitha rreziqet e përfshira, jo vetëm ato në lidhje me mjaftueshmërinë e kapitalit të bankave, por edhe mbi rreziqet që sjellin operacionet e bankave të tjera. Kriza globale financiare ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe një rregullimi të efektshëm të tregjeve financiare. Auditimi i NAO s suedeze vuri në dukje sfidat e disa organizmave institucionale lidhur me stabilitetin financiar në Suedi para krizës. Ajo më kryesorja ishte fakti që përgjegjësia për stabilitetin financiar është e ndarë mes disa autoritetesh të pavarura dhe qeveria kërkon bashkëpunimin dhe koordinimin efektiv ndërmjet tyre. Gjithashtu auditimi ka identifikuar edhe probleme në vlerësimin e rreziqeve Përshtati: Redina Karapici 145 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH sistematike dhe një sistem rregullator joefektiv për bankat ndër kufitare. Për të promovuar stabilitetin financiar, auditimi rekomandoi zhvillimin e një kuadri rregullator për të ahtuquajturën politika macro prudenciale dhe Parlamenti të shqyrtojë mundësinë e organizimit të seancave të rregullta dëgjimore publike mbi stabilitetin financiar. Këto rezultate auditimi nënvizojnë rolin e rëndësishëm që SAI t kanë në nxitjen e stabilitetit financiar duke vlerësuar efektivitetin e strukturës mbikëqyrëse për tregjet financiare. Marrë nga: INTOSAI Journal THOMAS HAGBERG & PSC , faqja në internet e Komitetit të Standardeve Profesionale të INTOSAI, Gjykata e Llogarive e Portugalisë Përshtati: Redina Karapici, specialiste Departamenti i Kërkimit Shkencor Zhvillimit dhe TI. INFO KLSH 147 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH Info Kontrolli i Lartë i Shtetit VEPRIMTARI TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT për periudhën Janar Prill 2013 1. KLSH zhvillon analizën vjetore 2012 Më datën 30 janar 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi analizën e tij vjetore 2012, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, Audituesit të Përgjithshëm të Kosovës, z. Lars Lage Olofsson, z. Joop Vrolijk, Këshilltar i Lartë i SIGMA, zj. Klodjana Cankja, Drejtore e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe shumë përfaqësuesve të shoqërisë civile, aktivë në luftën kundër korrupsionit dhe për transparencë në administrimin publik. Në fjalën e tij, Kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj theksoi se transparenca dhe llogaridhënia janë dy parimet kryesore të qeverisjes së mirë në sektorin publik dhe përgjegjësia e KLSH si institucioni më i lartë i auditimit te jashtem publik është që të kontribuojë në transparencën dhe llogaridhënien e menaxhimit të fondeve publike. Këtë kontribut KLSH e ka pasur në fokus të çdo auditimi. Gjatë vitit 2012, institucioni ka realizuar 177 auditime nga 153 të planifikuara dhe ka përfunduar plotësisht 158 auditime. Gjatë auditimeve të kryera në vitin 2012 (me periudhe 2 3 vjeçare aktiviteti të entit që auditohet), KLSH ka vërejtur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat e mbledhura dhe në shpenzimet e kryera nga entet publike të audituara, institucione te Pushtetit Qendror dhe Vendor, me dëm ndaj Buxhetit të Shtetit në shumën 13, 522, 392, 000 lekë, ose 97.3 milione euro. |
Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling
ma'muriyatiga murojaat qiling