Universiteti I tiranës fakulteti I shkencave tё natyrёs departamenti I kimisë industriale


Download 5.04 Kb.

bet2/11
Sana10.01.2019
Hajmi5.04 Kb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11

Reaksione kimike 
CO

+ 2H
2
A + Energji diellore = (CH
2
O) + H
2
O + A
2
    (1-1) ....................................... 8 
     (1-2) .................................................................... 11 
CH
3
COO - + H
+
→ CH
4
+ CO
2
 
(
)
Δ ° = −
 
35,9  /
G
kJ mol   (2-1) .................................... 38 
2
2
4
2
CO + 4 H
CH + 2 H O

  
(
)
Δ ° = −131,0  /
G
kJ mol   (2-2) ....................................... 38 
2
1
Cu+ O
CuO
2

         (2-3) ........................................................................................... 44 
2
2
CuO+H
Cu+H O

          (2-4) .................................................................................... 44 
2
2
2
2H +O
2H O

         (2-5) ........................................................................................... 45 
2+
2-
Fe +S
FeS

          (2-6) ............................................................................................ 46 
2
2
2
2H S+O
2S+2H O

         (2-7) ................................................................................. 46 
2
2
2
4
2S+2H O+3O
2H SO

        (2-8) ........................................................................... 46 
2
2
2
4
H S+2O
H SO

          (2-9) ...................................................................................... 46 
3+
2+
+
2
2Fe L +H S
2Fe L + S + 2H

   (reduktim)    (2-10) ............................................... 49 
2+
+
3+
2
2
4Fe L + O + 4H
4Fe L + 2H O

   (oksidim)    (2-11) ............................................ 49 
-
2
2
2
3
2
+
-
2
2
3
+
-
3
3
2
2HS +1,5O + 2KOH
K S O + 2H O
CO +H O
H +HCO
H +HCO +KOH
KHCO +H O



       (2-12) ..................................................... 50 

2
2
8
2
1
2H S+O
S +H O
8
         (2-13) ............................................................................... 50 
[
]
[
]



2
2
3
2
2
2
8
2
O + 6KI+ 2H S
4KOH+ 2KI
4KOH+ 2 I +KI
1
2 I +KI + 2H S +KOH
S + 6KI+ 2H O
4
     (2-14) .................................. 51 
2
2
2
3
2
2
2
4
H S+2O +K CO
CO +H O+K SO

       (2-15) ................................................... 51 

xii 
2
2
2
2
2
H S + ZnO
H O+ ZnS
COS +H O
CO +H S


         (2-16) ............................................................................. 52 
 

xiii 
Formula
 
m
ld
 = [(f
pl
 · n
l
) + (f
shz
 · n
z
)] · a  
      (3-1) .......................................................................... 27 
m
KG,mth
=y

· a · (1 - 
W100)  
       (3-2) ............................................................................. 32 
m
KX,mth
= y
 
· r · a · (1 - 
W100) 
       (3-3) ......................................................................... 32 
m
pp,mth
= y
 
· p
 
· (1- 
w100) 
       (3-4) ................................................................................. 33 
m
mb,mth 
= Nr

· (m
mth 
· 365)
 
· a 
      (3-5) .......................................................................... 34 
 
 
 

xiv 
Index
 
ADM: Anaerobic Digestion Model, 66 
AKBN: Agjensia kombëtare e burimeve 
natyrore, 23 
ASHA: Albanian Small Hydropower 
Association, 20 
BB: Banka Botërore, 28 
BE: Bashkimi Europian, 11 
BtL: Biomass to Liquid, 69 
CHP: Combined Heat and Power, 12 
CI: Confidence Interval, 83 
CN: Cetane number, 10 
CSTR: Continuously stirred tank Reactor
76 
DBFZ: Deutsche 
Biomasseforschungszentrum 
gemeinnützige GmbH, 19 
DOE: Design of Experiments, 83 
DVGW: Deutscher Verein des Gas- und 
Wasserfaches e.V., 43 
EASEE: European Association for the 
Streamlining of Energy Exchange, 43 
EBRD: European Bank for Reconstruction 
and Development, 23 
EC: European Commission, 18, 19 
ERE: Enti rregullator i energjisë, 22 
FAO: Food and Agriculture Organization 
of the United Nations, 28 
FORTRAN: FORmula TRANslation, 72 
GIS: Geographic Information Systems, 24 
HRT: Hydraulic Retention Time, 76 
INPAEL: Implementation of National Plan 
for Approximation of Environmental 
Legislation, 35 
INSTAT: Instituti i Statistikave, 35 
IUPAC: International Union of Pure and 
Applied Chemistry, 55 
KTBL: Kuratorium für Technik und 
Bauwesen in der Landwirtschaft e.V., 81 
ktoe: Kiloton ekuivalent naftë, 22 
MBUMK: Ministria e bujqësisë, ushqimit 
dhe mbrojtjes së konsumatorit, 27, 31 
MEA: Monoethanolamin, 59 
Mg: Megagram, 17 
MSW: Municipal Solid Waste, 80 
MTBE: Methyl-Tertiär-butyl-Ether, 16 
NRTL: Non-Random Two-Liquid, 76 
ORL: Organic Loading Rate, 75 
PME: Palmes-Metil-Ester, 11 
ppb: Parts per billion, 45 
PPMCC: Pearson product-moment 
correlation coefficient, 86 
ppmv: Parts per million of volume, 43 
PSA: Pressure Swing Adsorption, 55 
RME: rapeseed methyl ester, 4; Raps-
Metil-Ester, 11 
SHBA: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 
11 
SNG: Synthetic Natural Gas, 16 
UNDP: United Nations Development 
Programme, 3 

xv 
UNECE: United Nations Economics 
Commission for Europe, 23 
USAID: United States Agency for 
International Development, 28 
VFA: Volatile fatty acid, 76 
VoD: Velocity of detonation, 45 
 
 


Parathënie 
Rritja e vazhdueshme e çmimit, pakësimi i burimeve dhe ulja e masës së shfrytëzimit të 
burimeve të energjisë, bashkë me kostot e larta të shfrytëzimit të burimeve të mbetura, si 
dhe ngrohja e përgjithshme globale e shkaktuar nga ndotja e mjedisist dhe efekti serë, 
përbëjnë një mori të motiveve kryesore për rritjen e interesit të shfrytëzimit industrial të 
biomasës,  e  cila  prej  kohësh  vlerësohet  si  një  alternativë  efikase  e  hidrokarbureve. 
Pavarësisht  se  mbi  10%  e  kërkesave  të  energjisë  botërore  mbulohen  nga  përpunimi  i 
biomasës, ka akoma potenciale të mëdha të pashfrytëzuara (Bauen, Berndes, Junginger, 
Londo, & Vuille, 2009). Prandaj edhe shfrytëzimi i biomasës për përfitimin e energjisë,  
si  dhe  subvensionimi  shtetëror  i  saj,  ka  vite  që  është  një  temë  e  nxehtë  diskutimi  në 
rangjet akademike, të biznesit dhe politikës. 
Për  vetë  pozitën  gjeografike  të  Shqipërisë  biomasa  si  burim  energjie  në  përgjithësi 
përfshin mbetjet pyjore, mbetjet agrokulturore, mbetjet nga kafshët dhe ato urbane, të 
cilat së bashku paraqesin një potencial të madh energjetik. 
Qëllimi  i  këtij  studimi  është  analizimi  i  efekteve  të  shumta  ekonomike  të  trajtimit  të 
biomasës – sidomos temat jo shumë të trajtuara deri më sot mbi aspektet e shpërndarjes 
rajonale dhe sociale të burimeve, si dhe ndikimet afatgjata të strategjive të tyre. Nga ky 
studim  do  të  marrim  edhe  përgjigjen,  nëse  mund  të  këshillohet  subvensionimi  i 
përpunimit  të  biomasës    nga  ana  e  shtetit  apo  jo.  Studimi  bazohet  mbi  përdorimin  e 
biomasës  për  ngrohje,  por  duke  mos  lënë  pa  përmendur  edhe  përdorimin  e  saj  në 
përftimin e energjisë. 
Në  fillim  të  këtij  punimi  është  paraqitur  dokumentacioni  mbi  përdorimin  aktual  dhe 
potencialet  energjetike  të  biomasës.  Në  vazhdim  prezantohen  programe  kompjuterike, 
me anë të të cilëve mund të përllogariten një seri parametrash për të programuar disa 
prej  indikatorëve  të  biomasës  dhe  rolit  të  tyre  ekonomik.  Në  vazhdim  do  të  trajtohen 
disa skenare të trajtimit të biomasës dhe efektet e përgjithshme ekonomike – duke patur 
parasysh zhvillimet e mundshme të çmimit të energjisë. 
Efektet pozitive të përqendrimit të biomasës në ekonominë e përgjithshme sidomos për 
rastin kur kemi të bëjmë me çmime të ulta të energjisë, janë të padiskutueshme. Roli i 
biomasës në përfitimin e nxehtësisë shtohet edhe më tepër po të kemi parasysh, që në të 
ardhmen mund të kemi rritje të çmimeve të hidrokarbureve. Kështu kemi të bëjmë më 
një  ulje  drastike  të  subvensionimit  nga  ana  e  shtetit,  pasi  ndërkohë  që  shfrytëzimi  i 
biomasës do të këtë tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe agjensive private të biznesit. 
Në  përfundim  mund  të  themi  që,  biomasa  është  një  element  sigurie  për  buxhetin  e 
shtetit,  por  edhe  për  sektorit  privat  kundrejt  zhvillimeve  negative  të  tregut  të 
hidrokarbureve.  Shfrytëzimi  i  plotë  i  biomasës  do  të  ndikojë  edhe  në  situatën  e 
përgjithshme ekonomike të vendit, si dhe do të ruajë për një kohë relativisht të gjatë një 
çmim të ulët të lëndëve djegëse nga fosilet dhe derivatet e tyre. 
 
 


Hyrje 
Motivimi dhe problematika 
Në  dhjetëvjeçarët  e  fundit  roli  i  përgjithshëm  ekonomik  i  përdorimit  energjetik  të 
biomasës ka qenë temë e rëndësishme e diskutimeve të ashpra të grupeve të lobingut të 
industrisë së hidrokarbureve dhe biomasës, por edhe e ekspertëve neutralë. Vlerësimet 
jo të plota, si dhe përzgjedhja selektive e argumentave kanë çuar vazhdimisht në mënyrë 
të  shumëfishuar  në  ashpërsimin  e  diskutimeve  emocionale  dhe  jo  profesionale  rreth 
kësaj teme. 
Përveç kësaj, brenda dhe jashtë vendit janë publikuar një mori artikujsh dhe studimesh 
shkencore, të cilat prekin një mori parametrash të studimit të biomasës, por si pasojë e 
shmangies nga problematika apo metoda dhe burimi i të dhënave kanë dhënë rezultate 
të ndryshme. 
Qëllimi kryesor i këtij studimi është analizimi e studimeve dhe metodave aktuale, për të 
sqaruar  diskutimet  shpeshherë  të  gabuara  mbi  rolin  e  përgjithshëm  ekonomik  të 
biomasës.  Rol  të  veçantë  në  këtë  aspekt  luan  ndërtimi  i  një  modeli  për  vlerësimin  e 
përgjithshëm  ekonomik,  i  cili  merr  parasysh  edhe  kërkesat  strategjike  dhe  afatgjata  të 
furnizimit me energji, duke mundësuar njekohësisht edhe analizimin në mënyrë sa më të 
detajuar  të  aspekteteve  më  pak  të  trajtuara  –  si  ndarjen  sociale  dhe  rajonale  të  të 
ardhurave dhe vendeve të punës. 
Pyetja kryesore, e cila qëndron në qendër të këtij punimi është: 
•  Çfarë  rëndësie  të  përgjithshme  ekonomike  ka  përdorimi  energjetik  i 
biomasës? 
Pyetja e mësipërme merr rëndësi të mëtejshme vetëm përmes lidhjes me një pyetje të 
mëtejshme, pra: 
•  A është i drejtë përdorimi i fondeve shtetërore për përpunimin e biomasës? 
Duke u nisur nga këto dy pyetje shtrohen problemet e mëposhtme: 
-  Çfarë  indikatoresh  janë  të  përshtatshëm  për  të  pasqyruar  të  gjithë  rolin  e 
përdorimit ekonomik të biomasës, si dhe cilët prej tyre luajnë rolin kryesor? 
-  Çfarë  efektesh  ekonomike  rezultojnë  nga  një  skenar  përpunimi  (përforcimi)  i 
biomasës në raport me çmime të ndryshme të energjisë? 
-  Çfarë vlere mund të fitojë biomasa në tregun e ngrohjes së ambienteve të banimit 
(kopshte, shkolla, spitale), si dhe cilat janë kushtet dhe vështirësitë ekonomike? 
Metodika dhe praktika e zgjedhur 
Në  fillim  të  këtij  studimi  është  pasqyruar  në  mënyrë  të  shkurtuar  një  dokumentacion 
mbi  zhvillimin  historik  të  përdorimit  të  biomasës  në  vitet  e  fundit,  si  dhe  potencialet 
përdoruese dhe kostoja e lëndëve të ndryshme djegëse për biomasën në Shqipëri. Kjo 
për  faktin  se  prania  e  potencialeve  plotësuese  shihet  si  një  kusht  për  përforcimin  e 
ardhshëm të biomasës (kapitulli 1). Moria e studimeve të kryera vitet e fundit, në të cilat 
në  shumicën  e  rasteve  janë  përmendur  aspektet  e  veçanta  teknologjike  apo  rolit 


ekonomik të biomasës i kan lënë shumë pak vend trajtimit të aspekteve metodologjike. 
Prandaj në kapitullin e dytë do të jepet një pasqyrim më i plotë i metodave ekonomike 
dhe instrumenteve, që janë përdorur deri më tani për të zgjidhur probleme të ngjashme 
duke u përqendruar më tepër tek prodhimi i biogazit. 
Duke u mbështetur në këto praktika do të krijohet një metodologji, e cila na mundëson 
paraqitjen kuantitative të parametrave vendimtarë në dimensione të ndryshme të rolit të 
përgjithshëm ekonomik. Të dhënat mbi elementet vendimtarë të lëndës së parë të këtij 
modeli  janë  marrë  nga  studimet  e  United  Nations  Development  Programme  (UNDP) 
dhe  institucioneve  shtetërore  përkatëse  mbi  Shqipërinë,  si  dhe  janë  diskutuar  me 
ekspertë  të  kësaj  fushe.  Kjo  metodikë  trajtohet  në  nënkapitujt  2.2  dhe  2.3  dhe  trajton 
teknologjitë e veçanta të biomasës, nga ku si qëllim kryesor mbetet: ofrimi i shërbimeve 
energjetike  në  mënyrën  më  optimale.  Nga  kjo  sqarohet  gjithmonë  se  cili  parametër 
(p.sh. lloji i lëndës djegëse) ndikon mbi dimensionet e tjera (p.sh. efektin e punësimit) 
dhe në çfarë mënyrë. 
Modelimi  dhe  simulimi  i  lëvizjes  së  lëndëve  dhe  rrymave  përkatëse  për  rastin  e 
fermentimit anaerob të mbetjeve organike, temë e cila do të trajtohet në nën-kapitullin 
2.3, do të kryhet përmes programit kompjuterik ASPEN PLUS®. Rezultatet e vlerësimit 
të përqendrimeve të ndryshme të substancave përkatëse do të përdoren për të realizuar 
skenaret e ndryshme të përqendrimit të biomasës
.
 
Nga rezultatet e llogaritjeve të skenareve të ndryshme, si dhe vlerësimit të teknologjive 
dhe programeve të ndryshme do të nxirren së fundmi edhe përfundimet përsa i përket 
metodikës, subvensionimit dhe politikës së trajtimit të mbetjeve organike (kapitulli 3). 
Kufizimet e sistemeve dhe spektri i studimit 
Gjatë  proceseve  për  përfitimin  e  energjisë  nga  biomasa  përdoren  lëndë  djegëse  të 
ngurta,  të  lëngshme  dhe  në  formë  gazi.  Këto  mund  të  shfrytëzohen  në  formë  të 
nxehtësisë, rrymës elektrike dhe fuqisë mekanike (figura 0-1). 
Përveç përdorimit energjetik, përdorimi material i biomasës luan një rol të veçantë. Kjo 
vihet  re  sidomos  tek  industria  ushqimore  -    për  rastin  e  konkurencës  së  përdorimit  të 
hapësirave të tokave të punueshme – prandaj është dhënë edhe një relacion mes tyre. Në 
këtë  hapësirë  shtrohet  edhe  çështja  e  përdorimit  optimal  jo  vetëm  i  potencialeve 
energjetike, por edhe i tokave agro-bujqësore. 
Në  figurën  0-1  është  paraqitur  një  renditje  e  detajuar  e  formave  të  ndryshme  të 
përdormit  energjetik  të  biomasës.  Përveç  ndarjes  në  transmetues  energjie  të  ngurtë,  të 
lëngshëm  dhe  të  gaztë,  ato  mund  të  diferencohen  edhe  në  produkte  primare  dhe 
sekondare (mbetje: p.sh. mbeturina nga industria e përpunimit të drurit apo e prodhimit 
të drithërave). 
Nga të gjitha këto lëndë djegëse mund të përfitohet ngrohje për banesa – dhe proçese 
ose rryme elektrike. 
Në  qendër  të  vëmendjes  së  këtij  studimi  qëndron  përfitimi  i  energjisë  për  ngrohje 
përmes biomasës, i cili arrihet duke përdorur kryesisht biomasë të ngurtë. 


Rolin primar biogazi e ka në përfitimin e energjisë elektrike, prandaj edhe potencialet e 
tij për përfitimi i nxehtësisë për ngrohje në krahasim me biomasën e ngurtë shikohen si 
të pamjaftueshme (Haas & Kranzl, 2003).  
Në fushën e biomasave të lëngshme përdoren më së shumti vajrat raps (rapeseed methyl 
ester
 
(RME) për të fituar biodiezel për sektorin e qarkullimit të automjeteve. Meqenëse 
nuk  është  e  qartë  nëse  RME  mund  të  prodhohet  në  sasira  të  tilla  për  ngrohjen  e 
banesave, në këtë studim biomasa e lëngshme do të përmendet vetëm aty ku përdorimi i 
biomasës së ngurtë të jetë i varur prej saj. 
Përdorimi i llumrave dhe mbetjeve të ujrave të zeza është përmendur vetëm përciptazi 
(shiko fig. 0-1), pasi kufizohet vetëm në një segment të ngushtë – pikërisht në industrinë 
e letrës dhe celulozës dhe nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë 
për ngrohje. Ndërkohë që edhe përfitimi i energjisë elektrike nga këto lëndë të para në 
shumë vende nuk kategorizohet tek lëndët e rinovueshme (p.sh. Gjermani) (TÜF SÜD, 
2011). 
 
Figura 0-1: 
Kufizimet  e  objektit  të  studimit  në  raport  me  format  e  tjera  të  përdorimit 
energjetik të biomasës dhe pasqyrimi i lëndës djegëse nga biomasa 
Meqenëse një pjesë e qëllimit të këtij studimi është gjetja dhe shtjellimi i një metode për 
të  analizuar  rolin  e  përgjithshme  ekonomik  të  biomasës,  gjë  e  cila  mund  të  përfshijë 
shumë indikatorë, do të ishte e parakohshme që, faktorët relevantë të trajtoheshin që në 
këtë  pjesë.  Ngjitur  me  efektet  e  veçuara  ekonomike  të  përpunimit  të  biomasës  duhen 
trajtuar  edhe  ndikimet  ekologjike,  hapja  e  vendeve  të  reja  të  punës  dhe  rritja  e  të 
ardhurave, aspektet rajonale dhe sociale shpërndarëse, si dhe ato të strategjive afatgjata 
– si siguria e furnizimit dhe çmimeve. Duke u nisur nga kjo ne arrijmë të diferencojmë 


pesë dimensione të ndryshme, të cilat paraqiten në figurën 0-2. Çdonjërin prej tyre ne do 
ta sqarojmë dhe analizojmë shkurtimisht në veçanti. 
Renditja  e  mëposhtme  e  këtyre  dimensioneve  nuk  ka  të  bëjë  aspak  me  hierarkinë  ose 
prioritetin e tyre në raport me të tjerët: 
• 
Aspekte të përgjithshme ekonomike: 
Këtu dallohen aspektet financiare (p.sh. kostoja e investimeve / lëndës djegëse) si 
dhe ato jo-financiare (p.sh.: komforti apo raportet njerëzore ndaj nxehtësisë etj.). 
• 
Ndikimet ekologjike: 
-  ndotësit e ajrit (dëmtues të shëndetit), 
-  emisionet, që ndikojnë në ndryshimin e klimës, 
-  eutrofikimi/acidifikimi  i  ujit  dhe  tokës  (p.sh.  përmes  përdorimit  të 
plehrave kimike), 
-  biodiversiteti, 
-  aspektet ekologjike të pyjeve, 
-  shfrytëzimi i pariparueshëm i burimeve, 
-  emisionet akustike, 
-  ndryshimi i terrenit, 
-  aspektet e trasportit (jo ato që ndikojnë në ekologjinë, por aspektet 
hapësinore të planifikimit të transportit), etj. 
• 
Kriteret e përgjithshme ekonomike: 
-  punësimi, 
-  të ardhurat mujore, 
-  bilanzi i shkëmbimeve financiare, 
-  ndikimi tek degët e tjera të ekonomisë, 
-  ndikimi tek të ardhurat e shtetit. 
• 
Aspektet shpërndarëse: 
-  rajonale: ndikimi në të ardhura dhe punësim, si dhe infrastrukturë në 
rajonë të ndryshme, 
-  sociale:  ndikimi  përmes  të  ardhurave  dhe  punësimit  tek  njerëz  të 
shtresave të ndryshme sociale, 
-  barazia ndërmjet gjeneratave: këto janë të rëndësishme në vlerësimin 
e problemeve afatgjata (p.sh. shfrytëzimi efiçent i lëndëve të para, si 
dhe pasojat e efektit serë; shiko edhe ndikimet ekologjike). 
• 
Kriteret e veçanta ekonomike: 
-  siguria në furnizim me energji 
-  qëndrueshmëria në çmime, 
-  pavarësia nga importi (bilanci i shkëmbimeve), 
-  shumëllojshmëria e produkteve energjitike, 
-  aspektet e sigurisë kombëtare. 
Sigurisht që renditja e mësipërme nuk mund të merret si e plotë dhe plotësisht korrekte, 
pasi në të nuk janë pasqyruar qëllimisht ndikimet e shumta sociologjike të përdorimit të 
biomasës, si dhe aspektet psikologjike tek përdoruesit, prodhuesit dhe kundërshtarët, të 
cilat luajnë një rol jo të vogël. 
Pavarësisht se nuk është përmendur në mënyrë direkte, në disa nga pikat dhe ndikimet e 
përmendura  më  lart  janë  përfshirë  edhe  vlerësime  etike.  Kjo  shihet  sidomos  tek 
këndvështrimi  i  aspekteve  shpërndarëse  (barazia  ndërmjet  gjeneratave),  por  mbi  të 


gjitha  janë  vlerësimet  etike  të  efektit  serë
1
  dhe  të  shfrytëzimit  pakufi  të  burimeve 
natyrale,  të  cilat  nuk  mund  të  lihen  pa  u  përmendur.  Thellimi  dhe  analizimi  i  këtyre 
vlerësimeve etike nuk mund të bëhet në këtë studim, pavarësisht se në pamje të parë në 
trajtimin e kësaj teme duket i pashmangshëm. 
 
Figura 0-2: 
Dimensionet e rolit të përgjithshëm ekonomik 
Literatura e përdorur dhe punimet e deritanishme 
Në  vitet  e  fundit  janë  kryer  një  sërë  studimesh  dhe  po  ashtu  janë  publikuar  një  mori 
artikujsh  shkencorë,  të  cilët  merren  me  vlerësimin  ekonomik  të  aspekteve  apo 
teknologjive të veçanta  të trajtimit të biomasës. Më të rëndësishmit janë: 
• 
Clean  Energy  Project  Analysis:  RETScreen  Engineering&Cases 
Textbook (CANMET Energy Tecchnology Centre - Varennes, 2005) 
• 
Ökonomische Evaluation der Biomassenutzung (Schönbäck & Adensam, 
1996) 
• 
Erneuerbare  Energieträger  in  Österreichs  Wirtschaft  (Erneuerbare 
Energieträger in Österreichs Wirtschaft, 1999) 
• 
Modelling  Socio-Economic  Aspects  of  Bioenergy  Systems:  A  survey 
prepared for IEA Bioenergy Task 29 (Mandeler & Myles, 2000) 
• 
Biocosts (Groscurth & Helmuth-Michael, 1998) 
Pjesëmarrja  me  sukses  përmes  një  prezantimi  në  Konferencën  Shkencore  me  rastin  e 
100-vjetorit  të  Pavarësisë,  si  dhe  botimi  me  titull:  “Aplikimi  i  një  metode  optimale 
termo-kimike  për  trajtimin  e  biomasës  nga  mbetjet  agro-pyjore  për  përfitimin  e 
energjsë”, në Nr. 16 të vitit 2013 të Buletinit të Shkencave të Natyrës, ngjallën interes 
dhe  shërbyen  si  platformë  bashkëbisedimi  ndërmjet  kolegëve  dhe  specialistëve  të 
                                                 
1
 Që nga krijimi i tokës nga përmbajtja e H
2
O, CO
2
 dhe metan (CH
4
) në atmosferë kanë çuar në krijimin e efektit 

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11


Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2017
ma'muriyatiga murojaat qiling