Universiteti I tiranës fakulteti I shkencave tё natyrёs departamenti I kimisë industriale


Download 5.04 Kb.

bet4/11
Sana10.01.2019
Hajmi5.04 Kb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11

Potencialet energjitike të biomasës 
Mundësia  e  shfrytëzimit  të  biomasës  përcaktohet  nga  potencialet  e  munduara 
energjetike.  Sipas  (Kaltschmitt,  Hartmann,  &  Hofbauer,  2001)  dhe  (Kaltschmitt, 
Fröhlich, & Nill, Energiegewinnung aus Biomasse, 2002) ato ndahen në katër kategori: 
•  Potenciali teorik, përfshin potencialin fizik dhe teorik të energjisë së ofruar për 
një  zonë  të  caktuar  dhe  kohë  të  caktuar.  Në  praktikë  kjo  vlerë  nuk  është  e 
rëndësishme,  pasi  realizimit  praktik  i  dalin  pengesa  teknike,  ekologjike, 
strukturore  dhe  administrative.  Njësia  matëse  e  këtij  potenciali  për  lëndën 
drusore është m³/ha, ndërsa për drithërat Mg/ha). 
•  Potenciali  teknik  është  pjesa  e  potencialit  teorik,  e  cila  mund  të  shfrytëzohet 
duke patur parasysh kufizimet teknike, strukturore, ekologjike dhe legjislacionit 
përkatës. Ai përshkruan varësinë nga koha dhe vendi, si dhe përdorimin teknik të 
energjive të rinovueshme dhe varet nga luhatjet kohore. 
•  Potenciali  ekonomik,  quhet  ndryshe  edhe  pjesa  e  potencialit  teknik,  i  cili 
karakterizon  aspektin  ekonomik  dhe  varet  nga  koha  dhe  vendi  i  instalimit  të 
sistemit energjitik (fig. 1-5).  
•  Potenciali energjitik i arritur, është pjesa e potencialit ekonomik, e arritur në 
kushte reale të tregut. Ai është më i vogël së potenciali ekonomik. 
 
Figura 1-5: 
Ndarja  e  konzepteve  të  ndryshme  të  potencialit  energjitik  (modifikuar  sipas 
(Schlegel, Rehl, & Kanswohl, 2006, S. 102)) 
Kushtet ekonomike dhe ekologjike të përdorimit energjitik të biomasës 
Përdorimi i biomasës është sigurisht metoda më e vjetër e përdorimit të energjisë nga 
njeriu, e cila deri në shekullin e 19 përbënte burimin kryesor të përfitimit të energjisë në 
formën e djegies së druve të zjarrit. Duke qenë së ajo nuk plotësonte nevojat në rritje 
për energji të industrise, si dhe duke patur kosto të lartë përgatitjeje ajo u zëvendësua 
nga qymyri dhe produkte të tjera të fosileve. 
Në  këndvështrimin  ekologjik  përdorimi  biomasës  ka  prioritet  më  tepër  për 
zëvendësimin e përdorimit të fosileve, pasi kështu synohet minimizimi i emisioneve të 
CO
2
  (Nguyen  &  Gheewala,  2010),  (Gold  &  Seuring,  2011).  Elementet  mjedisorë  si 

18 
ndryshimi  i  klimës,  acidifikimi,  eutrofikimi  (ushqimi)  apo  përdorimi  i  sipërfaqeve  të 
punueshme  të  tokës,  vlerësohen  duke  patur  për  bazë  bilanzin  ekologjik  sipas  modelit 
DIN EN ISO 14040 (Kerdoncuff, 2008), (Haase, 2012). Shkallën e “kursimit” të secilës 
kategori  e  përcakton  mënyra  e  konceptimit  të  impianteve,  produkteve  referuese  dhe  e 
rezervave apo metodave përfituese të biomasës. 
Në vlerësimin ekonomik proceset e përpunimit të biomasës varen nga rritja e pritshme e 
kërkesës  për  energji,  mbarimi  i  rezervave  afatshkurtra  dhe  afatgjata  të  energjive  të 
rinovueshme, apo edhe nga rritja e kostos së saj përmes integrimit të burimeve të tjera, 
të cilat kërkojnë kosto më të lartë për tu shfrytëzuar. Qëllim më vete mund të jetë edhe 
arritja e një lloj “pavarësie” nga importi dhe ruajtja e rezervave kryesore kombëtare, apo 
siç  vlerëson  edhe  Elghali  et.  al.  (2007),  përmes  shfrytëzimit  të  rezervave  rajonale,  të 
synohet zhvillimi rajonal duke përmirësuar infrastrukturën dhe hapur vende të reja pune. 
Ndërkohë energjia e prodhuar nga biomasa është 50
∙10
9
 GJ/vit dhe mbulon afro 10% të 
kërkesave  energjitike  botërore  (Bauen,  Berndes,  Junginger,  Londo,  &  Vuille,  2009). 
Deri  në  vitin  2050  pritet  një  dyfishim  i  kërkesës  për  energji  dhe  pjesa  që  duhet  të 
mbulojë biomasa priten të jenë 5 - 25%. Sasia e energjisë së prodhuar nga biomasa sipas 
Bauen et al. (2009) pritet të jetë 200 - 500
∙10
9
 GJ/vit. 
Mbetjet e shumta nga produktet agro-bujqësore, apo edhe tepricat e prodhimit të tyre, 
bimët energjitike, të cilat mund të kultivohen në toka jo shumë produktive, bashkë me 
ato që mund të kultivohen në toka pjellore, duke u kombinuar me shfrytëzimin efektiv 
të mbeturinave urbane dhe të lëndës drusore, përbëjnë një potencial të madh energjitik, 
roli  i  zhfrytëzimit  të  të  cilit  po  rritet  dita-ditës.  Si  rrjedhojë  në  dhjetëvjeçarët  e 
ardhëshëm pritet një rritje e konsiderueshme e rolit energjitik të biomasës, e ndjekur kjo 
me  rritjen  e  studimeve  shkencore  dhe  analizimin  e  instrumentave  ekonomikë  dhe 
teknikë të impianteve të përpunimit të tyre. 
Legjislacioni, rëndësia dhe mundësitë e zhvillimeve të ardhshme të energjisë 
së rinovueshme në Europë dhe Shqipëri 
Në BE roli i rëndësishëm i përdorimit të biomasës si burim energjie është reflektuar në 
një mori rregullash dhe ligjesh. 
Rregullorja  2009/29/EC  e  Parlamentit  Europian  dhe  e  Këshillit  për  Zhvillimin  dhe 
Përdorimin  e  Energjive  të  Rinovueshme  formulon  si  qëllim  për  vitin  2020  arritjen  në 
20% të pjesës së energjisë së rinovueshme në raport me energjinë e përgjithshme bruto. 
Me  këtë  dokument  është  lidhur  edhe  legjislacioni  për  lëndët  djegëse  me  origjinë 
organike (2002/30/EC), e cila synon të arrijë vlerën e 10% në raport me lëndët e tjera 
djegëse. 
Roli  i  aktual  i  përdorimit  termik  të  biomasës  në  vende  të  ndryshme  të  Europës  është 
pasqyruar  në  figurën  1-6  dhe  tregon  në  mënyrë  të  krahasueshme  prodhimin  e 
bioenergjisë  në  raport  me  energjitë  primare  të  vendeve  përkatëse.  Në  figurë  bie  në  sy 
sasia e madhe e bioenergjisë së prodhuar në vende si Gjermania, Franca apo Suedia. 
Përmes  punës  shkencore,  zhvillimeve  dhe  mbështëtjes  së  politikave  progresiste,  BE 
synon rritjen e prodhimit të energjisë së regjenerueshme nga 7,8% në 2007 deri në 20% 
në vitin 2020 (duke përfshirë këtu edhe energjinë e prodhuar nga djegia e mbeturinave 
urbane); (fig. 1-6) (Thrän & Bunzel, 2010). Po ashtu qëllim më vete është edhe rritja e 

19 
raportit të energjisë së prodhuar nga lëndët djegëse me origjinë bio-organike nga 3 në 
10%.  Këto  qëllime  BE  i  sheh  të  mundshme  duke  shfrytëzuar  rolin  shembullor  të 
Suedisë, Finlandës dhe Austrisë, si dhe politikën energjetike të Danimarkës. Energjia e 
prodhuar nga biomasa në raport me prodhimin total të saj në këto vende i kalon vlerat 
respektive të 19,6%, 16,6%, 9,2% si dhe 3,8% (Obernberger, 1997). 
 
Figura 1-6:
 
Përdorimi primar i energjive të rinovueshme në raport me energjinë primare në 
Europë (modifikuar sipas të dhënave të DBFZ dhe EUROSTAT 2010 
12

Po ashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi do të kenë edhe përpjekjet për 
tërheqjen në këtë projekt edhe të ekonomive të mëdha europiane si Gjermanisë, Francës 
dhe  Britanisë  së  Madhe.  Në  figurën  1-7  është  pasqyruar  raporti  i  energjive  të 
rinovueshme në raport me energjinë primare për të gjitha vendet e BE gjatë vitit 2009.  
Nё  mbështetje  të  neneve  78  dhe  83,  pika  1,  të  Kushtetutës  së  Shqipërisë,  me  qëllim 
arritjen  e  objektivave  kombëtare  në  përputhje  me  nenet  6  dhe  7  të  Direktivës 
2009/28/EC  të  Parlamentit  dhe  Këshillit  Europian,  me  propozimin  e  Kёshillit  të 
Ministrave,  Kuvendi  i  Republikës  së  Shqipërisë  ka  miratuar  ligjin  “Për  burimet  e 
energjisë  së  rinovueshme”.  Përmes  Planit  Kombëtar  të  Veprimit  për  Burimet  e 
Rinovueshme të Energjisë qeveria shqiptare përcakton objektivat kombëtare për pjesën 
e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme, e cila do të përdoret për prodhimin 
e energjisë elektrike, në transport dhe për prodhimin e energjisë termike për ngrohje e 
ftohje për vitin 2020 dhe masat e përshtatshme, që do të duhet të merren, për të arritur 
objektivin e përgjithshëm dhe të detyrueshëm kombëtar, të vendosur në nenin 4, të këtij 
ligji. Këtu përfshihet dhe bashkëpunimi me institucionet kombëtare rajonale dhe lokale, 
si edhe institucione e autoritete të vendeve fqinje, të shteteve që janë palë Kontraktuese 
të Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht lidhur 
me mekanizmat fleksibël të bashkëpunimit, të përmendur në pikën 2, shkronja “b”, të 
nenit 7, të këtij ligji (ASHA) (Albanian Small Hydropower Association, 2012). 
                                                 
12
 EUROSTAT – është zyra e statistikave e BE 

20 
Po  ashtu  Ministria  e  Mjedisit  e  vendit  tonë  në  përputhje  me  objektivat  dhe  parimet  e 
mbrojtjes së mjedisit në ligjin nr. 10 431 përcakton rregulloren dhe planin kombëtar të 
menaxhimit të integruar të mbetjeve në Shqipëri. Përveç domosdoshmërisë së planeve 
rajonale të menaxhimit të mbetjeve për çdo komunë apo bashki, ky ligj parasheh si të 
domosdoshëm  edhe  hartimin  e  planeve  për  parandalimin  e  tyre.  Rikuperimi, 
ripërdorimi,  riciklimi  dhe  asgjësimi  i  të  gjitha  llojeve  të  mbetjeve  është  sanksionuar 
përmes  neneve  17,  18  dhe  19  të  ligjit  të  lartpërmendur.  Kostot  e  manaxhimit  të  tyre 
sipas nenit 12 të ligjit në fjalë, në përputhje me parimin “ndotësi paguan”, do të duhet të 
mbulohen  nga  krijuesi  fillestar,  apo  nga  zotëruesi  i  mëpërparshëm  /  aktual  i  tyre 
(Ministria e Mjedisit, 2011). 
 
Figura 1-7: 
Konsumi i energjisë primare në vendet e BE për vitin 2009 (modifikuar sipas të 
dhënave  të  International  Energy  Agency  (IEA):  Energy  Statistics  Division 
08/2011, © OECD/IEA; (Bundeszentrale für politische Bildung, 2012) 
 
 
34,7% 
25,1% 
16,1% 
14,1% 
7,0% 
1,7%  1,2% 
0,1% 
Hidrokarburet 574,7 Mio. t 
Gaz 416,3 Mio. t 
Qymyr 266,6 Mio. t 
Energji atomike 233,1 Mio. t 
Biomasë, biogaz 115,2 Mio. t 
Energji hidrike 28,2 Mio. t 
Energji të rinovueshme 19,8 Mio. t 
Të tjera 1,9 Mio. t 

21 
2. Vlerësimi i parametrave hyrës për planifikimin strategjik dhe 
vlerësimin e prodhimit të lëndëve djegëse në Shqipëri 
Në kapitullin në vazhdim do të zhvillohet modeli i planifikimit strategjik të rrjeteve të 
shfrytëzimit të biomasës. Për të paraqitur karakteristikat dhe aftësinë përdoruese të këtij 
modeli  në  praktikë  do  të  paraqesim  edhe  një  mori  të  dhënash  dhe  faktesh,  të  cilat 
mundësojnë një studim mjaft të gjerë të rezervave dhe burimeve të biomasës në vend. 
Në këtë projekt analizohet mundësia e prodhimit në Shqipëri e një lënde djegëse bio të 
gjeneratës së dytë
13
. Për këtë në nënkapitullin 2.1 do të vlerësohen nevojat energjitike 
dhe potencialet e biomasës në vend, si dhe vendndodhjet apo burimet e tyre. Me këtë 
rast në veçanti do të paraqiten përdorimi energjitik i produkteve të rrjetit të shfrytëzimit 
që prodhohen njëkohësisht
14
, si dhe mënyrat alternative të përpunimit së biomasës. Për 
këtë  do  të  bazohemi  në  skemën  e  simulimit  të  qarkullimit  të  lëndëve  të  krijuar  me 
Aspen PLUS® në nënkapitullin 2.3. 
Nevojat për lëndë djegëse, potencialet e biomasës dhe vendet e mundshme të 
prodhimit dhe shfrytëzimit të saj 
Larmishmëria e paktë e mënyrave të prodhimit të energjisë  në Shqipëri (vetëm energji 
hidrike  dhe  termike)  në  20-vjeçarin  e  fundit  ka  sjellë  mungesë  të  vazhdueshme  në 
plotësimin  e  kërkesave  të  konsumatorëve.  Kështu  duke  u  nisur  nga  të  dhënat  e 
Strategjisë Kombëtare të Energjisë për vitin 2003, publikuar nga Ministria e Industrise 
dhe Energjisë, sasia e përgjithshme e energjisë elektrike që prodhohet në Shqipëri është 
rreth  1.659  MWh/ditë.  87%  e  saj  u  prodhua  nga  hidrocentralet  dhe  vetëm  13%  është 
prodhuar  nga  termocentralet.  Ndërkohë  për  të  plotësuar  nevojat  e  vendit  për  energji 
elektrike  janë  nevojitur  në  total  1.800-2.000  MWh/ditë.  Sistemi  energjitik  aktual 
plotëson vetëm 70-80% të kërkesave totale për energji, për shkak të pikut të përdorimit 
të  energisë  së  elektricitetit  në  kohën  e  dimrit  (Ministria  e  Industrisë  dhe  Energjitikës, 
2003).  Tendeca  të  tilla,  që  kanë  çuar  në  rritjen  e  importeve  të  energjisë,  si  dhe  në 
mungesa në furnizimin të konsumatorit me energji kanë ardhur në rritje vitet e fundit. 
Duke  përjashtuar  vitin  2010,  ku  për  herë  të  parë  që  pas  vitit  1998,  në  bilancin  e 
përgjithshëm  import-eksport,  eksportet  energjetike  tejkaluan  importet,  viti  2011  solli 
përseri kthimin e vendit në importues neto të energjisë (fig. 2-1) (Agjensia kombëtare e 
burimeve natyrore (AKBN), 2011, S. 20)). 
Nga 552 GW energji të konsumuara për nevojat familjare në vitin 1991, kjo vlerë arrin 
në  1.286  GW  për  vitin  1992.  Është  pikërisht  ky  interval  kohor  kur  edhe  konsumi  i 
përdorimit të lëndës drusore në këtë sektor shënon rënien e parë nga 800 në 460 ktoe 
                                                 
13
 Për lëndë djegëse të gjeneratës së dytë flitet kur gjatë proçesit të zbërthimit bima apo mbetjet e saj përdoren të 
plota pa mbetje, duke rritur kështu shkallën e shfrytëzimit të tyre. Këtu hyjnë biometani, i cili prodhohet nga produkti 
paraprak biogaz, lëndët djegëse sintetike (BtL; en. Biomass-to-Liquid), etanol celulozoid (kimikisht është identik me 
bioetanolin), biokerosin. Tek lëndët djegëse të gjeneratës së parë hyjnë vaji bimor (raps), biodizel dhe bioetanoli. 
14
  Prodhimi  i  përbashkët  është  një  formë  e  veçantë  e  prodhimit,  e  cila  përshkruan  prodhimin  e  përbashkët  apo  të 
njëkohshëm  të  shumë  produkteve  në  një  proçes  të  vetëm  prodhimi  (p.sh.:  një  reaksion  kimik)  ose  mbetjesh  (të 
dëshiruar apo të padëshiruar) të produkteve dytësore gjatë një proçesi prodhimi. Në gjuhën angleze produktet e dala 
quhen „joint pruducts“

22 
(shiko  grafikun  në  fig.  2-2).  Në  të  njëjtën  përiudhë  kohore  konsumi  i  energjisë  për 
nevoja industriale pëson rënie dhe vetëm në vitin 2008 arrin nivelin e viteve 1990. 
Diferencat  ndërmjet  prodhimit  të  përgjithshëm  dhe  import/eksportit,  pra  e  gjithë 
energjisë së futur në rrjet, sipas Entit Rregullator të Energjisë (ERE) variojnë nga 30 – 
40% në vit dhe vijnë si pasojë e humbjeve në rrjet, mosfaturimit dhe shfrytëzimit ilegal 
të saj (ERE, 2012). 
 
Figura 2-1: 
Bilanci import-eksport i energjisë elektrike për vitet 1985-2011 (publikuar për 
herë  të  parë  tek:  (Gjyriqi  &  Malollari,  2012),  modifikuar  sipas  të  dhënave  të 
(Agjensia kombëtare e burimeve natyrore (AKBN), 2011), (Zilja, 2012)) 
Duke u mbështetur në të dhënat e marra nga drafti i Strategjisë Kombëtare Energjitike 
për vitet 2006 – 2020 (2007)), vihet re që, konsumi i lëndës drusore në vendin tonë ka 
një rënie në krahasim me vitet 1990. 
Ky  konsum  filloi  të  ndryshojë  nga  viti  1992,  kur  shumë  nga  ekonomitë  shtëpiake 
shqiptare filluan të përdorin elektricitetin jo vetëm për ngrohje, por edhe për shërbime të 
tjera familjare. Kështu në vitin 2007 u konsumuan në shkallë vendi afërsisht 215 ktoe 
dru  zjarri,  energji  kjo  që  përbënte  afro  12%  të  nevojave  të  përgjithshme  të  vendit 
(Roland  &  Aheron,  2009).  Kjo  rënie  e  nevojës  së  përdorimit  të  lëndës  drusore  për 
ngrohje  vazhdoi  edhe  për  vitet  në  vazhdim.  Kështu  në  vitin  2011  drutë  e  zjarrit 
realizonin me 208 ktoe afërsisht 9,65% të nevojave energjetike të vendit (AKBN (2011, 
S. 12)). 
Me  një  total  prej  mëse  36%  të  sipërfaqes  së  përgjithshme  të  territorit  (Grant  &  Diku, 
2009), pyjet shqiptare, të cilat shtrihen kryesisht në zonën lindore të vendit, shërbyen si 
burim  kryesor  për  ngrohje  deri  në  fillimet  e  viteve  1990.  Ky  përdorim  kaq  i  gjerë 
539,6 
2134,3 
1299,4 
657,9 
640,3 
-2
06
,1
 
825,1 
560 
166 
184,7 
81,3 
906,4 
127,8 
-3
78
,5
 
-3
58
,1
 
-1
00
2,

1749,9 
-2
22
6,

925,8 
-4
78
,8
 
-5
24
 
-6
05
 
-2
82
7,

-2
46
5,

-1
42
8,

731,8 
-3
05

-4000 
-2000 

2000 
4000 
6000 
8000 
10000 
1985 
1995 
2005 
En
er
g
ji 
(G
W
h

Vitet 
Energji Imp./Exp. (GWh) 
Prodhimi i pergjithshëm (GWh) 
Konsumi vjetor 
Konsumi familjar 
Konsumi industrial 
1985 
 
 
 
 
1990 
 
 
 
 
1995 
 
 
 
 
 
2000 
 
 
 
 
2005 
 
 
 
 
2010 

23 
shpjegohet  me  traditën  shtëpiake  dhe  zhvillimit  të  mangët  të  infrastrukturës  për 
përdorimin e burimeve të tjera energjetike (EBRD (2007)). 
 
Figura 2-2: 
Konsumi i lëndëve drusore nga viti 1990 – 2007 (modifikuar sipas të dhënave të 
AKBN (2007), (Roland & Aheron, 2009) dhe (UNECE, 2009)) 
Drutë e zjarrit janë një burim i rëndësishëm energjie, që kanë dhënë dhe vazhdojnë të 
japin kontribut të ndjeshëm në bilancin energjetik shqiptar, në plotësimin e nevojave për 
ngrohje,  ujë  dhe  gatim.  Në  tabelën  2-1  jepen  për  të  krahasuar  të  detajuara  fushat  e 
konsumit  dhe  të  dhënat  e  konsumit  të  lëndës  drusore  për  vendin  tonë  sipas  sektorëve 
ekonomikë për vitin 2003. 
Një zhvillim të ngjashëm kanë patur këta sektorë edhe gjatë vitin 2007 (Grant & Diku, 
2009, S. 11). Po ashtu një tendencë e ngjashme rezulton edhe për vitin 2011, ku 90 - 
93%  e  druve  të  zjarrit  janë  konsumuar  në  sektorin  e  shtëpiak  dhe  vetëm  një  pjesë  e 
vogël në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë.  
Krahasuar me përiudhen e viteve të kaluara, vihet re që struktura e konsumit të druve të 
zjarrit  sipas  sektorëve  ka  ruajtur  të  njëjtin  tipar;  atë  të  përdorimit  të  tyre  kryesor  në 
sektorin shtëpiak (AKBN (2011, S. 24-32)). 
Tabela 2-1:  Konsumi  i  lëndëve  drusore  sipas  sektorëve  ekonomikë  për  vitin  2007 
(modifikuar sipas të dhënave të UNECE (UNECE, 2009)) 
 
Konsumi i lëndës drusore në vit 
Për krahasim 
(m³ në vit) 
(% me totalin) 
(sasia në ktoe) 
Sektori privat 
2.038.636 
80 
272 
Sektori publik 
130.191 

17 
Njësitë e furrave 
185.140 

25 
Të ndryshme 
200.101 

27 
Totali 
2.554.068 
100 
341 
Deri  më  sot  në  Shqipëri  nuk  ka  firma  të  specializuara  për  përpunimin  e  drurit, 
prodhimin  e  kaldajave  për  djegien  e  biomasës,  apo  motorëve  me  gaz/avull  për 
përpunimin  e  komponentëve  të  biomasës.  Pajisjet  tradicionale  (sharrat  me  zinxhirë, 
sopatat dhe sobat/furrat e gatimit), që në shumicën e rasteve janë produkte vendi apo të 
800 
360 
456 
215 

200 
400 
600 
800 
1990 
1993 
1996 
1999 
2002 
2005 
K
o
n
su
m
i i
 lë
n
d
ës
 d
ru
so
re
 (k
to
e) 
Vitet 

24 
importuara nga vendet fqinje nuk kanë rendiment të lartë shfrytëzimi dhe nuk realizojnë 
shfrytëzim optimal të mbetjeve të lëndës drusore. 
Sipas  analizave  dhe  studimeve  të  ministrive  dhe  institucioneve  përkatëse,  potencialet 
më të mëdha të papërdorura të biomasës në Shqipëri janë ato të mbetjeve nga pylltaria, 
bujqësia, mbetjet e kafshëve dhe atyre urbane, të cilat së bashku përbëjnë një potencial 
energjitik  të  rëndësishëm.  Për  prodhimin  e  lëndëve  djegëse  bio  të  gjeneratës  së  dytë 
mund të përdoren mbetje nga përpunimi i lëndës drusore të përfituar nga kultivimi dhe 
trajtimi  i  pyjeve,  mbetje  nga  produktet  agro-bujqësore,  apo  kashtat  nga  kultivimi  i 
lëndëve energjitike.  
Pavarësisht se në këtë studim do të përmenden përciptazi edhe burime të tjera, ato për 
vetë  faktin  se  kanë  përmbajtje  të  lartë  lagështie,  papastërtie  apo  potencial  të  ulët 
energjitik nuk përbëjnë element të rëndësishëm studimi. 
 
2.1.1  Potencialet energjitike të lëndës drusore dhe mbetjeve të saj
15
 
Në shumë studime dhe analiza të ministrive apo institucioneve të ndryshme, duke mos 
përjashtuar edhe shoqata apo institucione ndërkombëtare, ka përpjekje për vlerësimin e 
potencialit të rezervave pyjore dhe mbetjeve të tyre. Siç e përmend edhe Kappler (2008) 
lënda drusore klasike, e cila ngelet pasi pritet nga trungu i pemëve të vdekura apo atyre 
të  rritura  dhe  planifikuara  për  prerje  (degë,  mbetje  nga  trungjet
16
),  e  quajtur  ndryshe 
edhe dru i fortë, e cila krijohet apo tepron nga shfrytëzimi pyjor, në studimin tonë do të 
quhet mbetje pyjore. 
Pavarësisht  shfrytëzimit  apo  analizimit  të  një  seri  burimesh  mbi  rezervat  pyjore  të 
vendit, nuk kemi arritur të gjejmë të dhëna topografike të sakta mbi shpërndarjen e plotë 
rajonale  apo  distancën  nga  rrugët  kryesore  bashkë  me  shkallën  e  vështirësisë  së 
shfrytëzimit të tyre. Prandaj edhe analiza dhe studimi ynë bazohen vetëm mbi të dhëna 
të përgjithshme (shiko tabelat 2-2, 2-3). 
Mungesa  e  informacioneve  të  sakta  dhe  të  plota  topografike  e  bën  të  pamundur 
paraqitjen  grafike  dhe  interpretimin  e  të  dhënave  topografike  rajonale  përmes  një 
programi informativ gjeografik (Geographic Information System: GIS), prandaj i jemi 
referuar të dhënave të AlbaForest dhe (Grant & Diku, 2009) dhe figurës 2-3. 
 
 
                                                 
15
 
Në  parantezë  të  vendimeve  strategjike  mbi  përdorimin  energjitik  të  biomasës  do  të  duhej  të 
identifikoheshin dhe kuatifikoheshin potencialet e saj për rajonin në fjalë. Në këtë konteks do të përdoren 
përkufizime të ndryshme të potencialeve (shiko nënkapitullin 2.3). 
16
  Mbetje  nga  trungjet  apo  degët  e  pemëve,  të  cilat  në  pjesën  më  të  hollë  janë  më  të  trasha  sesa  7  cm  përbëjnë  të 
ashtuquajturin “dru i fortë “- fr. –“bois fort (commercialisable)” (ENZYKLO-Online Enzyklopädie). 

25 
Tabela 2-2:  Sipërfaqja  e  pyjeve  në  (ha)  sipas  formës  së  qeverisjes  (modifikuar  sipas  të 
dhënave të AlbForest dhe (ANFI-Albanian National Forest Inventory, 2004)) 
Qarku 
Rrethet 
Sipërfaqet e mbuluara me pyje (ha) 
 
 
Pyje të larta 
Pyje të mesme 
Pyje të ulëta 
Totali 
Berat 
Berat 
3.511 
30.630 
8.955 
43.096 
Kuçovë 
160 
318 
242 
720 
Skrapar 
14.061 
14.098 
15.508 
43.667 
Dibër 
Bulqizë 
23.851 
68 
30.374 
54.293 
Dibër 
28.924 
2.053 
32.826 
63.803 
Mat 
11.543 
7.129 
48.334 
67.006 
Durrës 
Durrës 
892 
5.353 
4.776 
11.021 
Krujë 
2.886 
4.569 
2.947 
10.402 
Elbasan 
Elbasan 
12.292 
40.280 
24.391 
76.963 
Gramsh 
15.463 
20.530 
11.172 
47.165 
Librazhd 
38.061 
5.287 
34.854 
78.202 
Peqin 
570 
4.223 
25 
4.818 
Fier 
Fier 
4.035 
10.348 
1.719 
16.102 
Lushnjë 
1.660 
9.267 
1.911 
12.838 
Mallakastër 
1.374 
19.942 
1.096 
22.412 
Gjirokastër 
Gjirokastër 
4.954 
15.148 
24.479 
44.581 
Përmet 
4.637 
23.666 
19.251 
47.554 
Tepelenë 
3.548 
18.731 
11.892 
34.171 
Korçë 
Devoll 
10.522 
2.691 
4.679 
17.892 
Kolonjë 
15.533 
9.737 
16.200 
41.470 
Korçë 
35.314 
3.450 
34.451 
73.215 
Pogradec 
12.223 
3.459 
24.823 
40.505 
Kukës 
Has 
3445 
2.351 
23.799 
29.595 
Kukës 
21.347 
8.957 
23.760 
54.064 
Tropojë 
22.777 
14.390 
35.569 
72.736 
Lezhë 
Mirditë 
17.629 
9.131 
45.406 
72.166 
Lezhë 
3.020 
8.210 
9.174 
20.404 
Kurbin 
257 
738 
8.892 
9.887 
Shkodër 
Malësi e madhe  22.563 
14.406 
13.281 
50.250 
Pukë 
43.145 
8.876 
29.865 
81.886 
Shkodër 
27.447 
27.117 
20.053 
74.617 
Tiranë 
Kavajë 
1.035 
5.716 
1.320 
8.071 
Tiranë 
15.329 
32.496 
18.028 
65.853 
Vlorë 
Delvinë 
1.572 
8.499 
6.902 
16.973 
Sarandë 
9.249 
10.297 
5.593 
25.139 
Vlorë 
12.293 
27.279 
27.252 
66.824 
 

26 
 
Figura 2-3: 
Shpërndarja e sipërfaqeve të 
mbuluara me pyje (modifikuar 
sipas (Grant & Diku, 2009) 
Shqipëria  duke  qenë  pjesë  e  rripit 
subtropikal në jug-lindje të Europës, në 
përëndim  të  gadishullit  Ballkanik  dhe 
pjesë  e  zonës  klimaterike  mesdhetare, 
karakterizohet nga një dimër i lagësht; 
i  shkurtër  dhe  verë  e  ngrohtë;  e  thatë. 
Rreshjet  e  përgjithshme  llogariten 
1.430 mm në vit, 70% e të cilave janë 
përqëndruar në gjysmën e ftohtë të vitit 
dhe  30%  në  pjesën  e  ngrohtë  (The 
world  fact  book,  2012).  Rreth  36%  e 
sipërfaqes  së  saj  është  e  mbuluar  nga 
shkurret  dhe  pemët  pyjore.  Afërsisht 
3.200 lloje bimësh ose 29% e specieve 
të  florës  europiane  dhe  47%  e  florës 
ballkanike  gjenden  në  territorin  e 
Shqipërisë.  
Zona agrokulturore totale përbëhet nga 
pyjet  dhe  kullotat  të  cilat  arrijnë  një 
sipërfaqe  prej  afro  2.1  milionë  ha; 
zonat e tokave të punueshme llogariten 
përafërsisht  me  24%  të  sipërfaqes  së 
përgjithshme  (fig.  2-4).  Kullotat  zënë 
vetëm  15%  të  sipërfaqes  totale. 
Sipërfaqe  të  tjera  që  mbulojnë  25%  të 
territorit  janë  pjesë  e  zënë  me  ujë, 
rrugë  dhe  shtëpi  banimi  apo  zona 
industriale. 
Me një ndarje prej 65% të pyjeve, të cilat janë në pronësi shtetërore, afërsisht 33% në 
pronësi  komunale  dhe  rreth  2%  si  pronë  private  (Roland  &  Aheron,  2009,  S.  15), 
shërbimi pyjor deri në vitin 2006 në Shqipëri ka qenë nën administrimin e Ministrisë së 
Bujqësisë. Më pas ky shërbim i kaloi Ministrisë së Mjedisit. 
Bazuar në të dhënat e shërbimit kadastral dhe inventarit të pyjeve kombëtare lidhur me 
sipërfaqen e pyjeve të inventarizuara, rezultojnë të dhëna të ndryshme. Siç shihet edhe 
nga tabela 2-3, 75% e volumit të lëndës drusore e përbën lënda drusore nga pyjet e larta, 
e ndjekur kjo nga pyjet e mesme (zabelet) me 14%. Janë pikërisht edhe këto dy kategori 
pyjesh, të cilat me lëndën e tyre drusore dhe mbeturinat e tyre, mund të merren parasysh 
për analizimin e rezervave të biomasës. 

27 
 
Figura 2-4: 
Struktura  e  tokës  në  Shqipëri  (modifikuar  sipas  Vjetarit  Statistikor  të 
MBUMK
17
 2008)  
Për  të  llogaritur  potencialin  e  mundur  teorik  të  energjisë  që  përftohet  nga  volumi  i 
pyjeve  (në  këtë  rast  masën)  përdorim  të  njëjtën  metodë,  që  ka  përdorur  Karaj  et  al. 
(2009)  në  llogaritjen  e  biomasës  për  vitin  2005,  pra  ky  potencial  llogaritet  sipas 
formulës: 
m
ld
 = [(f
pl
 · n
l
) + (f
shz
 · n
z
)] · a  
 
 
 
 
 
 
(2-1) 
ku [
m
ld
] – është masa e lëndës drusore të shfrytëzueshme (m³); [
f
pl
] - është sipërfaqja e 
pyjeve  të  larta  (ha);  [
n
l
]  -  është  rritja  natyrore  e  pyjeve  të  larta  (m3/ha);  [
f
shz
]  -  janë 
sipërfaqet e mbuluara me shkurre dhe zabele (ha); [
n
z
] - është rritja natyrore e zabeleve 
(m3/ha); [a] - është faktori i disponueshëm i grumbullimeve në një bazë të qëndrueshme 
(sipas  Kotro  et  al.  (2006))  kjo  vlerë  për  pyjet  shqiptare  është  80%  dhe  përdoret  për 
përcaktimin e biomasës totale të mbledhur). 
Tabela 2-3:  Sipërfaqet  e  mbuluara  me  pyje  sipas  llojeve  (modifikuar  sipas  të  dhënave  të 
Inventarit  Kombëtar  të  Pyjeve  dhe  Shërbimit  Kadastral  Pyjor  (Grant  &  Diku, 
2009)) 
 
Sip. (ha) 
Vol. sipas sistemit të menaxhimit 
Kadastra 
2007 
Inv. komb. 
2004 
Ndrysh. 

në 
1000 
m³ 

Volumi m³/ha 
Pyjet 

larta 
454.572 
295.000 
35 
61.965 
75 
136 
Të mesme 
327.220 
405.000 
-24 
11.533 
14 
35 
Të ulëta 
261.925 
242.000 

8.163 
10 
31 
Total 
1.043.717 
73.550.000 
10 
81.662 
100 
202 
Duke  iu  referuar  pyjeve  të  lisit  (lat.  Quercus),  ahut  (lat.  Fagus  Sylvatica)  për  pyjet  e 
larta dhe pishës (lat. Pinus nigra) dhe bredhit (lat. Abies), për zabelet përdorim faktorin 
                                                 
17
 
MBUMK:Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 
24% 
36% 
15% 
25% 
Tokë agrokulturore 
Pyjet dhe shkurret 
Livadhe dhe kullota 
Të tjera 

28 
mesatar të konvertimit 1,4 m³ = 1 ton (pra 1 m³ = 0,7 ton). Prof. A. Proko në punimin 
me temë: - “Sa peshojnë pyjet e Shqipërisë?”, duke iu referuar cilësisë dhe përzierjes së 
ndryshme të llojit të drurit, këtë faktor e merr 0,6 ton/m³. 
Kështu vetëm për vitin 2007 nëse lënda drusore do të ishte tregtuar me njësi peshe (t) 
dhe jo volumi (m³), si dhe duke marrë një mesatare të përgjithshme prej 4.000 KW/m³ 
(përsëri sipas Prof. Proko) do të kishim një konsum të përgjithshëm prej: 
94.231 m³  · 0,8 · 0,6 t/m³ · 4.000 KW/m³ 
≅ 181∙10
6
 KW energji 
Me  mbetjet  të  lëndës  drusore  kuptojmë  të  gjitha  pjesët  e  lëna  në  pyje  pas  prerjes  dhe 
përdorimit primar të saj. Të tilla janë nyjet, trungjet, gjethet dhe degët e pemëve. Puna 
për  përpunimin  e  saj  në  shumicën  e  rasteve  bëhet  në  mënyrë  manuale  dhe  transporti 
shpesh  herë  edhe  me  kafshë,  kështu  që  afro  30%  e  biomasës  së  degëve  të  drujve  të 
shfrytëzuar për ngrohje apo industri, ngelen në pyll, apo humbasin gjatë transportit dhe 
përpunimit.  Modernizimi  i  këtij  sektori  do  të  çonte  në  një  rritje  të  efikasitetit  të 
shfrytëzimin  dhe  përfitim  më  të  lartë  energjie  (rreth  20%).  Edhe  fakti  që  shumica  e 
lëndës  drusore  për  ngrohje  përdoret  e  njomë  dhe  impiantet  e  përpunimt  të  drurit  në 
vendin tonë, nuk arrijnë të prodhojnë produkte të një cilësie të lartë dhe të shfrytëzojnë 
lëndën  drusore  me  efikasitet,  bën  që  të  kemi  një  humbje  prej  40%  të  energjisë  së 
mundshme të fituar (Proko, 2010). 
Sipas Karaj et al. 2009 (cituar nga Kotro et al. 2006) vlera e shtuar e biomasës në pyjet 
shqiptare  është  1,53  m³/ha  për  çdo  vit.  Pra  potenciali  e  përgjithshëm  teorik  energjik  i 
masës  së  përgjithshme  të  lëndës  drusore  së  shtuar  duke  iu  referuar  të  dhënave  të  vitit 
2007 do të ishte: 
m
ld = 
[(73.550.000 ha 
∙ 1,53 m³/ha)] ∙ 0,8 = 90.025.200 m³ 
E gjithë kjo masë do të prodhonte një sasi vjetore energjie prej: 
90.025.200 m³ · 0,6 t/m³ · 4.000 KW/m³ 
≅ 173∙10
6
 KW 
E  konvertuar  në  vlerë  monetare,  duke  ditur  çmimin  e  energjisë  për  vitin  2007  prej  7 
Lekë/KW, do të kishim 1,211 miliard Lekë të ardhura shtesë për ekonominë e vendit. 
Duke qenë se terreni dhe kushtet teknike nuk e mundësojnë një shfrytëzim të të gjitha 
hapësirave të mbuluara me pyje, vlera e mësipërme e energjisë së përfituar nga biomasa 
vjetore ngelet teorike. 
Më shumë se 65% e sipërfaqeve të mbuluara me pyje është në pronësi të shtetit (tab. 2-
4) dhe përpjekjet për menaxhimin e kontrolluar të tyre, për të rritur zhvillimet socialo-
ekonomike nuk kanë munguar. Rol të veçantë në këtë mes luajnë organet shtetërore dhe 
ato komunale, të mbështetura nga individë apo prej kompanive private në bashkëpunim 
me organizatat ndërkombëtare (BB, USAID, FAO etj).  
Pavarësisht  legjistacionit,  strategjive  dhe  politikave  kombëtare  për  ruajtjen  dhe 
menaxhimin e pyjeve, prerjet dhe shfrytëzimi ilegal i pyjeve mbetet një problem akoma 
i madh (Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, 2011). Duke u bazuar 
në të dhënat e projektit mbi të dhënat e energjisë së rinovueshme dhe impaktin e saj në 

29 
zhvillimin rural të AgriPolicy mbi Shqipërinë, janë prerë ilegalisht më shumë se 5,6% e 
255.987  m³  lëndë  drusore  totale  gjatë  vitit  2005.  Kjo  tendecë  shkoi  akoma  në  rritje 
derisa  sipas  të  njëjtit  burim  për  vitin  2007,  më  shumë  se  13%  e  94.231  m³  lëndës 
drusore për të gjithë vendin u shfrytëzuan në mënyrë ilegale (Roland & Aheron, 2009, 
S. 15). E konvertuar në vlerë monetare dhe duke patur parasysh çmimin e energjisë për 
2007, kemi një humbje prej:  
12.468 m³ · 0,6 t/m³ · 4.000 KW/m³ 
≅ 30 milion Lekësh 
Qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës zotërojnë potencialet më të bollshme 
të  lëndës  drusore,  e  cila  mund  të  shfrytëzohej  për  prodhimin  e  biomasës  (Karaj,  Sh.; 
Rehl, T.; Leis, H.; Müller, J., 2009), ndërkohë që në asnjë prej qyteteve tona nuk ka pika 
grumbullimi për mbetjet drusore (mobilje, lëndë ndërtimi etj), kështu që edhe përdorimi 
i tyre si burime biomase nuk është bërë i mundur. 
Tabela 2-4:  Sipërfaqet  e  mbuluara  me  pyje  sipas  pronësisë  së    tyre  (modifikuar  sipas  të 
dhënave të projektit AgriPolicy 2009) 
Viti / 
Pronësia 
2006 
2007 
Sip. (ha) 

Vol. 
(1000 
m³) 

Sip. (ha) 

Vol. 
(1000 m³) 

Shtetërore 
688.910 
66 
66.718 
82 
679.955 
65 
66.361 
81 
Komunale 
335.850 
32 
13.282 
16 
339.242 
33 
13.663 
17 
Private 
18.550 

1.049 

24520 

1.639 

Total 
1.043.31

10

81.049 
10

1.043.71

10

81.663 
10


Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11


Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2017
ma'muriyatiga murojaat qiling