Sana01.01.1970
Hajmi
#1898

Andre Mari Amper

1775 - 1836

I ati

shkoi në

gijotinë.

I vogli përpiqet të zgjidhe problemat

me ndihmën e biskotave.

Shumë njerëz e përdorin fjalën “amper “ si njësi të rrymës elektrike pa ditur gjë për shkencëtarin

dhe gjeniun francez Andre Mari Amper (Andre Marie Ampere), emrin e të cilit ka marrë.

Jeta e Amperit ka qenë disi e turbulluar dhe e pafat, përveç faktit që lindi në familjen e një tregtari

të kamur mëndafshi. Para se të ishte në gjendje të lexonte, kënaqësia më e madhe e Amperit ishte

të dëgjonte pjesë nga “Historia e natyrës” e Bufonit. Shpejt, leximi i librave historikë nga biblioteka

e babait të tij u bë mjaft tërheqës për të e sidomos leximi i Enciklopedisë. Aftësitë e tij në matematikë

u shfaqën qartë që në moshë të hershme. Fëmija i  vogël përpiqej të zgjidhte problema me ndihmën

e guralecëve madje dhe duke përdorur biskota.

Në moshën 13-vjeçare ai mësoi vetë latinishten që të lexonte punimet matematike të Ejler. Përveç

matematikës, Amperi i ri ishte i dhënë mbas botanikës dhe poezisë madje shkroi edhe vjersha. Ai

studioi greqishten që të mund të lexonte poezitë klasike.

 Fëmijëria e Amperit përfundoi më 1789 me shpërthimin e Revolucionit Francez. I ati u emërua

gjykatës, u përfshi në intrigat politike dhe, së fundi, u dënua  dhe u ekzekutua në gijotinë. Lajmi

i vdekjes së të atit e preku shumë  të riun. Amperi ra në një depresion të thellë dhe për një vit  u

mbyll në vetvete e nuk fliste me njeri. Vetëm interesi për botanikën dhe një vëllim  poezish

romake duket se e shpëtuan atë.

Ai ishte 21 vjeç kur takoi Zhyli, një vajzë me floke të artë.  I riu romantik ra në dashuri me të.

Ata u martuan tre vjet më vonë kur Andre Mari ishte në gjendje të fitonte për të jetuar duke punuar

si mësues matematike në Lion. Katër vitet e mëvonshme ishin më të lumturit e jetës së Amperit.

Më 1800 u lindi një djalë.

Në  1802 Andre Mari zuri vendin e profesorit të fizikës dhe kimisë në shkollën

qendrore në Burg on Bres. Në të njëjtën kohë filloi punën për një artikull origjinal

në teorine e probabilitetit. Por përsëri e godet një tragjedi. Gruaja e tij e re vdes

nga tuberkulozi. Amperi u dërrmua dhe donte të bënte vetëvrasje. Familja e tij e

bindi të zinte një punë të paguar pak si tutor në Ekol Politeknik në Paris.

Një martesë e dytë më 1806 ishte një katastrofe që në fillim. Mbas lindjes së një

vajze, jeta iu bë kaq e padurueshme sa vendosi të divorcohej. (Nëna dhe tezja e tij

u kujdesën për të dy fëmijët). Një emërim në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të

Universitetit të Parisit përmirësoi financat e tij. Duke qenë një matematikan i

shkëlqyer ai ishte i interesuar për duzina problemesh njëherësh: në teorinë atomike,

në strukturën e kristaleve, në kimi, në filozofi. Më 1820 u njoh me rezultatet e

fizikanit danez Oersted që një gjilpërë magnetike shmanget nga një përcjellës në të

cilin kalon rrymë elektrike. Shumë shpejt Amperi i raporton Akademisë Franceze

të Shkencave: “dy rryma elektrike paralele tërheqin njëra- tjetrën kur rrjedhin

në të njëjtin kah; ato shtyhen kur rrjedhin në kahe të kundërta”. Ai demonstroi

që një bobinë në të cilën rrjedh rrymë ka veti të njëjta me një shufër magnetike,

provë kjo e lidhjes ndërmjet ngarkesave që lëvizin dhe magnetizmit.

Amperi njihej si njeri i këndshëm, i ndjeshëm, poetik, por shumë i hutuar. Është

tashmë legjendë se si në një leksion para Akademisë  nuk vuri re praninë e

Napoleonit I që qëndronte ulur përballë tij. Perandori nuk u fye dhe e ftoi

shkencëtarin e madh të nesërmen për drekë. E megjithatë Amperi, i përqendruar

siç ishte në punën e tij, harroi të shkonte.



Një bobinë

me rrymë

sillet si një

shufër

magnetike.

3

Download

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling