Frigorifer sq ju faleminderit për besimin që keni treguar me blerjën e aparatit tonë. Ju dëshirojmë kënaqësi të plotë gjatë përdorimit. Aparati është I dedikuar vetëm për përdorim në amvisëri. Frigoriferi


Download 100.97 Kb.
Pdf ko'rish
Sana25.09.2017
Hajmi100.97 Kb.
#16440

Udhëzime për përdorimin

31

Frigorifer



SQ

Ju faleminderit për besimin që keni treguar me blerjën e aparatit tonë.

Ju dëshirojmë kënaqësi të plotë gjatë përdorimit.

Aparati është i dedikuar vetëm për përdorim në

amvisëri.

Frigoriferi i dedikohet përdorimit në amvisëri për

ruajtjen e artikujve të freskët ushqimor në

temperatura mbi 0°C. Në pjesën me temperaturë

të ulët, është e shenuar në derë, mund të ruani

artikuj të ngrirë ushqimor për kohë të shkurtër si

dhe mund të bëni ose të ruani akull. Pjesa e

frigoriferit me temperaturë të ulët, pa shenjë në

derë, i dedikohet vetëm bërjes dhe ruajtjes së

akullit.

Para përdorimit të parë ................................ 31

Udhëzime për përdorimin

Kujdesi ynë për ambientin

Kursimi i energjisë elektrike



Vërejtje me rëndësi ....................................... 32

Largimi i aparatit të vjetër



Vendosja dhe kyçja në rrjetin elektrik .............. 33

Zgjedhja e vendit

Vendosja e aparatit

Lidhja me rrjetin elektrik



Përshkrimi i aparatit .................................... 34

Frigoriferi (A)

Hapësira me temperaturë të ulët (B)

Komandimi..................................................... 35

Zgjedhja e temperaturës



Përdorimi ....................................................... 35

Ruajtja e artikujve ushqimor në frigorifer



Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës...... 36

Mirëmbajtja dhe pastrimi ............................ 37

Shkrirja automatike e frigoriferit

Skrirja me dorë e pjesës me temperaturë të ultë

Pastrimi i aparatit

Heqja e aparatit nga përdorimi

Shmangia e pengesave................................... 37

 Para përdorimit të parë

•  Aparati i posablerë duhet të pushojë dy ore para

se t'a bëni lidhjen e tij me rrjetin elektrik. Në këtë

mënyrë zvogëloni mundësinë e prishjes

eventuale për shkak të ndikimit të transportit në

sistemin ftohës.

•  Aparatin pastrojeni mirë, sidomos brëndësinë e

tij (shiko pjesën e udhëzimeve Mirëmbajtja dhe

pastrimi i aparatit).

•  Në rast se paisja e brendshme nuk është e

vendosur nëpër vendet e veta, e bëni rradhitjen e

saj ashtu siç është e prezantuar në kreun

Përshkrimi i aparatit (paisja mund të jetë e

ndryshme; në varësi nga modeli).



Udhëzime për përdorimin

Udhëzimet për përdorimin i dedikohen përdoruesit.

Ato bëjnë përshkrimin e aparatit dhe shpjegojnë

mënyren e përdorimit të drejtë dhe të sigurt të tij.

Udhëzimet janë të përshtatura për tipe/modele të

ndryshme të aparateve, prandaj edhe mund të

ketë shpjegime për funksione të cilat nuk i ka

aparati juaj.



Kujdesi ynë për ambientin

•  Për paketimin e aparateve shfrytëzojmë

materiale që nuk janë të dëmshme për ambientin

dhe të cilat mund të ripërpunohen (reciklohën)

përseri, të depozitohen ose të asgjësohen.

Për këtë qëllim edhe është bërë të shënuarit

adekuat i materialeve ambalazhuese.

•  Edhe udhëzimet tona janë të shkruara në letër të

recikluar, përkatësisht në letër të zbardhur pa

klor.


•  Në rast se aparatin nuk e përdorni më dhe vetëm

ju nxen rrugën, kujdesuni që ai të mos bëhet

shkak për dëmtimin e ambientit. Aparati u duhët

dhënë shërbimeve të autorizuara për

grumbullimin e aparateve të amvisërisë "jashtë

përdorimit". (Shiko kreun: Largimi i aparatit të

vjetër).

Kursimi i energjisë elektrike

•  Mos i hapni dyert e aparatit më shpesh se ç'

është e duhur; sidomos në rast se është mot i

nxehtë dhe me lagështi. Gjithashtu, duhet të keni

kujdes, që dyert e aparatit të mos mbeten të

hapura kohë të gjatë e që është me rëndësi të

veçantë për aparatet "vertikale".

•  Kohë pas kohe duhet verifikuar se a ka aparati

ftohje të mirë (qarkullimi i lirë i ajrit pas aparatit).

•  Tastin e termostatit rrotullojeni nga pozicioni më i

lartë në pozicionin më të ulët, në rast se

përdorimi i aparatit dhe rrethanat e tjera e lejojnë

një gjë të këtillë.


Udhëzime për përdorimin

32

•  Para vendosjes së artikujve ushqimor në frigorifer,



duhet t'i ftohni ato në temperaturë të njëjtë me ate të

dhomës.


•  Shtresat e akullit dhe të krahnezës e rrisin harxhimin

e energjisë elektrike, për këtë arësye preferohet që të

pastrohen me rregull sa po të arrijnë trashësinë prej

3-5 mm.


•  Goma puthitëse (guarnicioni) e dëmtuar ose jo e

vendosur në rregull, shkakton shpenzim të tepërt të

energjisë, për këtë arësye sa po të konstatoni një gjë

të tillë duhet ndërruar.

•  Kondensatori në murin e prapëm të arkës duhet të

jetë gjithmonë i pastër, pa pluhur ose mbeturina nga

tymi i kuzhinës.

•  Çdo mos përfillje e udhëzimeve të përshkruara në

kreun "Vendosja" dhe "Kursimi i energjisë" mund të

shkaktojë shpenzime të tepërta të energjisë.



 Vërejtje me rëndësi

•  Fëmijët e moshës tetë vjeçare e më shumë dhe

personat me kapacitet të dobët fizik, sensorik dhe

mental ose me njohuri dhe eksperiencë të

mangshme, mund të përdorin aparatin në fjalë nën

mbikqyrje adekuate ose në qoftë se kanë marrë

udhëzime të përshtatshme sa i takon përdorimit të

aparatit dhe në qoftë se i kuptojnë rreziqet lidhur me

përdorimin e aparatit. Nuk lejohet që fëmijët të

pastrojnë aparatin dhe të ndërmarrin veprime për

mirëmbajtje në të, pa mbikqyrje adekuate.

•  Në rast se keni në shtëpi aparat për ftohje - ngrirje të

cilin nuk e përdorni më e që ka mbyllës (dry, shul,

reze), i cili nuk mund të hapet nga brenda, duhet ta

asgjësoni këtë mbyllës. Kështu i shmangeni

mundësisë eventuale që fëmijët të mbyllën brenda.

•  Aparati duhet të lidhet me rrjetin elektrik në mënyrë të

duhur (rrespektoni udhëzimet në kreun: Lidhja me

rrjetin elektrik).

•  Në kohën kur aparati është në veprim, mos i fusni

duart e lagura në hapësirat ftohëse sepse mund t'ju

ngjitet lëkura për akulli.

•  Mos i ngrini pijet në shishe, sidomos pijet shkumore

siç janë: uji i gazuar mineral, verërat shkumore, birra,

coa-cola etj., sepse në këtë rast, ngrirja e rrit trysninë

e shkumës dhe shishja mund të pëlcasë.

•  Mos i hani artikujt të ngrirë (bukën, frutat, perimet),

sepse mund të shkaktojnë të "djegura" nga të ftohtit.

•  Në rast se dyshoni në erën ose ngjyrën e ndonjë

artikulli ushqimor, hidheni ate sepse mund të jetë i

rrezikshme.

•  Para se të riparoni, çka do qoftë në aparat (punë që

duhet t'a bëjë mjeshtri i autorizuar!) ose të pastroni

aparatin, duhet t'a nxirrni atë patjetër nga kontakti me

rrjetin elektrik.

•  Mos e shkrini frigoriferin me aparate elektrike (aparati

për tharjen e flokëve etj.) dhe mos e hiqni krahnezën

ose akullin me mjet të mprehtë. Këtë e bëni me

mjetet adekuate të cilat i keni marr bashkë me

aparatin e që i preferon prodhuesi.

•  Duke u kujdesur për një ambient të shëndoshë, keni

kujdes që të mos e dëmtoni pjesën e prapme të

aparatit (kondensatorin ose tubën - gjatë transportit

deri në hedhurina), përkatësisht të pjesëve të sistemit

të ftohjes në brëndësinë e aparatit.

•  Aparati përmban lëndën ftohëse dhe vaj, për këtë

arësye aparatin e dëmtuar duhet ta largoni në ujdi

me kërkesat mbi mbrojtjen ekologjike (shiko kreun:

Kujdesi ynë për ambientin).

•  Tabela shkruese është në pjesën e brëndshme ose

të prapme të aparatit.

• Kujdes! Hapësirat

(vrimat) për ajrosje në

aparat, resp. në

elementin instalues

nevojitet të jenë

gjithmonë të pastërta

dhe të zbrazta.

• Kujdes! Mos përdorni

tek shkrirja gjësende

mekanike ose metoda

tjera, përveç atyre që i

rekomandon prodhuesi.

• Kujdes! Tek vendosja,

pastrimi dhe evitimi i

aparatit jeni të

kujdesshëm që të mos

dëmtoni izolimin resp.

pjesët e sistemit për

ftohje. Me këte

parandaloni edhe

ndotjen e ambientit.



Udhëzime për përdorimin

33

• Kujdes! Mos përdorni



mbaresat elektrike në

brendësi të aparatit,

përveç atyre të cilat i

lejon prodhuesi i aparatit

për ftohje dhe ngrirje.

Ky aparat përmban shënjën e aparaturave

elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit

2002/96/EG (waste electrical and electronic

equipment - WEEE).

Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e

kthimit mbrapsht të aparaturave të përdorura

në të gjithë BE.

Largimi i aparatit të vjetër

•  Aparatin të cilin nuk e përdorni më, duhet larguar

sa më parë. Dryrin eventual e asgjësoni në

mënyrë që t'i shmangeni rrezikut të mbylljes

eventuale të fëmijëve brënda.

•  Aparatet për ftohje - ngrirje përmbajnë lëndë

ftohëse dhe komponente izoluese të cilat

kërkojnë zbërthim të posaçem. Për këtë arësye,

me rastin e hudhjes së këtyre aparateve, duhet

që patjetër të kontaktoni me shërbimet e

specializuara dhe kompetente komunale

përkatësisht, ta konsulltoni drejtorinë komunale

apo shitësin. Duhet të kujdeseni që të mos i

dëmtoni tubat në pjesën e prapme me çka do të

rrezikohej ambienti.

Vendosja dhe kyçja në rrjetin elektrik

Zgjedhja e vendit

Aparati duhet vendosur në vend të thatë dhe të

ajrosur mirë. Temperatura e lejueshme e ambientit

për një veprim të mirë të aparatit është e

kushtëzuar nga lloji (klasi) i aparatit e që është e

paraqitur në tabelën shkruese të aparatit.

Aparati nuk duhet vendosur afër burimeve të

nxehtësisë si për shembëll shporetët, radiatorët,

nxehësit e ujit etj. Mos e vendosni aparatin në

vendet ku e kapin rrezet e diellit.

Frigoriferi duhet të vendoset, së paku 3 cm larg

shporetit elektrik ose me gaz përkatësisht, së paku

30 cm larg shporetit me lëndë të forta djegëse ose

me naftë. Në distancë më të vogël nga kjo, duhet

të bëni izolimin.

Midis frigoriferit dhe murit duhet të ketë hapsirë së

paku 200 cm². Elementi i sipërm, mbi frigorifer,

duhet të jetë i ngritur së paku 5 cm, gjë që

garanton një ftohje të mjaftueshme të

kondensatorit.



 Klasa

 Temperatura e ambientit

 SN (subnormale)

 Prej + 10 °C do + 32° C

 N (normale)

 Prej + 16 °C do + 32° C

 ST (subtropike)

 Prej + 16 °C do + 38° C

 T (tropike)

 Prej + 16 °C do + 43° C

Vendosja e aparatit

•  Aparati duhet vendosur në vend të rrafsht, në

bazë të fortë dhe stabile. Në pjesën e përparme,

frigoriferi ka këmbëza me rregullimin e të cilave

mund të bëhet nivelimi i tij.

•  Aparatin me grillën për ajrosje në kapakun e

aparatit mund të shtyni deri në muri. Grilla

mundëson qarkullimin e ajrit, i cili nevojitet për

ftohjen e murisë së pasme. Disa aparateve janë

të bashkangjitura distancues, të cilët nevojitet të

instalohen, që të arrijë aparati shpenzimin e

deklaruar të energjisë. Ata i instaloni në gypin e

kondensatorit ku caktojnë distancën deri në

muri. Për shkak të kësaj, thellësia e aparatit rritet

për përafërsisht 40 mm. Aparati i pozicionuar pa

distancues është krejtësisht funksional, por ka

shpenzim ca më të lartë të energjisë.


Udhëzime për përdorimin

34

•  Aparati pa kapak ka të bashkangjitur



distancues, të cilët nevojitet të instalohen në

gypin e kondensatorit dhe caktojnë distancën

deri në muri.

Lidhja me rrjetin elektrik

Frigoriferin lidheni me rrjetin elektrik nëpërmjet

kabllos përkatëse elektrike. Priza në mur duhet të

ketë edhe kontaktin për tokëzim (priza e sigurisë).

Tensioni dhe frekuenca e paraparë e rrjetit elektrik

janë të shenuara në tabelën shënuese të aparatit.

Lidhja me rrjetin elektrik dhe tokëzimi i frigoriferit

duhet të bëhën sipas standardeve dhe rregullave

në fuqi. Aparati i përballon devijimet afatshkurtra të

tensionit por jo më shumë se -6 deri +6%.



Përshkrimi i aparatit

   


Frigoriferi (A)

Në frigorifer i ruani artikujt ushqimorë të freskët

disa ditë.

Hapësira me temperaturë të ulët (B)

Në hapësirën me temperaturë të ulët i ruajmë

artikujt e ngrirë ushqimorë.

Rafti (1)

(numri i rafteve varet nga modeli)

Raftin mund ta vendosni në lartësi të ndryshme të

brëndësisë së frigoriferit mbi mbajtësin adekuat

sipas dëshirës. Rafti ka një siguresë që nuk e

lëshon të dal. Po deshiruat ta hiqni nga frigoriferi,

atëher ngriteni në pjesën e prapme dhe tërhiqeni.

Raftet e qelqta (i kanë vetem disa modele), janë të

mbrojtur me distancues plastik. Në rast se

dëshironi ta tërhiqni raftin, duhet që së pari të

tërhiqni distancuesin. Distancuesit mundeni edhe

t'i hedhni por më mirë është që t'i ruani për

transportim eventual të aparatit. Artikujt e

ndjeshëm ushqimor ruajini në pjesën prapme të

raftit, sa më afër vendit me temperaturë të ulët, ku

edhe është më së ftohti.



Hapësira për daljen e ujit të shkrirë (2)

Nën pllakën ftohëse e cila ftoh brendësinë e

frigoriferit, janë olluku dhe hapësira, ku rrjedh uji i

shkrirë. Olluku dhe hapësira nuk guxon të jenë të

shtupuara (p. sh. me mbeturirat e ushqimeve),

përate, shpeshherë kontrolloni dhe pastroni (p.sh.

me karthi nga plastiku).

Ena për fruta dhe perime (3)

(e kanë vetem disa modele)

Ena gjendet në fund të frigoriferit, nën raftin e

qelqtë. Në këtë mënyrë është e siguruar lagështia

e duhur e cila ndikon kënaqshëm në ruajtjen e

frutave dhe perimeve (tharje e artikujve ushqimor

është më e vogël).

Pjesa e brëndshme e derës së frigoriferit

Dera e frigoriferit është e paisur me rafte në pjesën

e brëndshme të saj. Në pjesën e sipërme të derës

ruajeni djathin, gjalpën, vezët, jogurtin dhe

ambalazhime tjera të vogla. Në mes ruajeni

shishet e vogëla kurse në pjesën e poshtme të

derës ruajeni shishet e mëdha.


Udhëzime për përdorimin

35

Ndriçimi i brëndshëm i frigoriferit

(vlen për modelet me ndriçim të brëndshëm).

Llamba për ndriçimin e brëndshëm të frigoriferit

ndriçon kur është dera e hapur (pa marr parasyshë

pozicioni e tastit të termostatit).



VËREJTJE:

•  Paisja e brëndshme e frigoriferit mund të

ndryshojë, në varësi të modelit të aparatit.

•  Forma e menteshave të derës mund të jetë e

ndryshme, në varësi të modelit të aparatit.

•  Sipas dëshirës, në serviset e Gorenjës, në

serviset e autorizuara dhe shitorët e mëdha me

prodhime teknike, mund të bleni enë të vogëla

për melmesa dhe aroma të ndryshme, si dhe

pjesë të tjera sipas nevojës.



Komandimi

Komandimin e frigoriferit mund ta bëni me

ndihmën e tastit të termostatit të instaluar në

pjesën e sipërme të brëndshme të frigoriferit (duke

e sjellur në drejtim të rrotullimit të akrepave të orës

me fillim nga shenja STOP (0) deri në nr. 7 dhe

anasjelltas).

Zgjedhja e temperaturës

•  Pozitat më të larta në termostat (në drejtim të nr.



7) do të thotë se, keni zgjedhur temperatura më

të ulta (më ftohët). Temperatura në brëndësinë e

frigoriferit mund të bjerë edhe nën zero (0°C).

Pozicionet e larta përdorni në rastet kur kështu

preferohet ose kur dëshironi të keni temperatura

të ulta për ftohje. Nëse temperatura e ambientit

është normale, atëherë preferohet një kurdisje

mesatare në termostat.

•  Ndryshimi i temperaturës së ambientit ndikon në

temperaturën e frigoriferit. Në ujdi me këtë edhe

bëni kurdisjen e termostatit.

•  Edhe pse në pozicionin STOP (0) frigoriferi nuk

punon (sistemi për ftohje nuk vepron), frigoriferi

është i lidhur me rrjetin elektrik (me rastin e

hapjes së derës së frigoriferit ndizet drita).

•  Temperatura në frigorifer dhe hapësirën me

temperaturë të ulët varet edhe nga shpeshësia e

hapjes së dyerve.



Përdorimi

Ruajtja e artikujve ushqimor në frigorifer

Përdorimi i drejtë i aparatit, ambalazhimi i mirë i

artikujve ushqimor, mbajtja e temperaturës

adekuate dhe rrespektimi i kritereve higjenike për

artikuj ushqimor, janë me ndikim vendimtar për

ruajtjen e cilësisë së lartë të artikujve ushqimor.

•  Artikujt ushqimor, të cilët i ruani në frigorifer,

vendosini pasi që të kenë temperaturën e

dhomës dhe, pasi të keni bërë ambalazhimin

adekuat për të penguar hyrjen ose daljen e

erërave dhe lagështisë (duhet mbështjellur në

qeska polietileni, përkatësisht me folio alumini,

letër speciale, në enë ose shishe të mbyllura

hermetikisht etj.).

•  Hiqeni ambalazhin nga artikujt e blerë ushqimor

në shitore, para se t'i vendosni në frigorifer (p.sh.

ambalazhi i paketimit të jogurtit etj.).

•  Ambalazhoni sistematikisht, në mënyrë që të

pengohet prekja e artikujve të ndryshëm

ushqimor midis vedi (përzirje aromash dhe

shijesh të ndryshme) dhe për të bërë të mundur

një qarkullim më të mirë të ajrit për rreth tyre.

•  Mos ruani artikuj me veti ndezëse, gazore dhe

eksploduese.

•  Shishet me shkallë të lartë të alkoolit duhet të

jenë mirë të mbyllura dhe në pozicion vertikal.

•  Mos ruani artikuj me erëra të forta dhe jo të

këndshme, sepse këto mund të kalojnë në artikuj

të tjerë të cilët, me këtë rast i humbin cilësitë

primare të tyre.

•  Artikujt ushqimor nuk duhet ta prekin murin

fundor të frigoriferit.

•  Artikujt ushqimor ftohni sa më mirë para

vëndosjes s tyre në frigorifer.

•  Artikujt e ndjeshëm ushqimor ruajini në pjesët

më të ftohta të aparatit.

•  Frekuencën e hapjes së derës së frigoriferit,

duhet kufizuar në minimum.

•  Rregullojeni termostatin për temperatura të ulta.

Kurdisja e termostatit duhet të bëhet gradualisht

për t'i ikur ngrirjes së artikujve ushqimor.

Temperaturën e pjesëve të veçanta mateni me

termometër të cilin duhet vendosur në enë të

qelqtë të mbushur me ujë. Për të dhëna sa më të

sakëta, termometrin duhet lexuar pasi të ketë

qendruar disa orë në qetësi.

•  Disa zbërthyes organik, vajërat eterike në

lëvoren e limonit dhe portokallit, thartira në gjalp

etj., në kontakt kohëgjatë me pjesët plastike ose


Udhëzime për përdorimin

36

me gomën puthitëse (guarnicion), mund të



shkaktojnë dëmtime dhe amortizim më të

hershëm.


•  Erërat e këqija mund të jenë shenjë i ndotjes së

brëndësisë së aparatit përkatësisht, shenjë e

prishjes së ndonjë artikulli ushqimor. Era e keqe

mund të largohet me ujë të vakët të përzier me

pak uthull. Të preferueshëm janë edhe filtrat me

karbon aktiv, të cilët bëjnë spastrimin e ajrit

përkatësisht, neutralizimin e erës së keqe.

•  Në rast se një kohë të gjatë nuk do të jeni në

shtëpi, hiqeni nga frigoriferi të gjithë artikujt

ushqimor të cilët mund të prishën lehtë.



Koha e ruajtjes së artikujve ushqimor

Artikulli ushqimor

Koha e ruajtjes (në ditë)

1

2



3

4

5



6

7

8



9

10

11



12

13

14



Gjalpë

+

+



+

+

+



+

+

=



=

=

=



=

Vezë


+

+

+



+

+

+



+

+

+



+

=

=



=

=

Mish:  i freskët, në pjesë



+

+

=



          i freskët i grirë

+

=



 

 

 



 

 

 



 

 

 



 

i  tymosur

+

+

+



+

+

+



+

+

+



+

=

=



=

=

Mish peshku



+

=

Marinadë



+

+

+



+

+

+



+

+

+



+

=

=



=

=

Rrënjë  perimesh



+

+

+



+

+

+



+

+

=



=

=

=



=

=

Djath



+

+

+



+

=

=



=

=

=



=

=

=



=

=

Embëlsira



+

+

=



=

=

=



Fruta

+

+



=

=

=



=

=

=



=

=

Ushqime  të  gatshme



+

+

=



=

Legjendë: + koha e preferuar për ruajtje; 

= koha e mundshme e ruajtjes.

Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës

Drejtimi i hapjes së derës mund të ndryshohet, në

rast se nuk ju pëlqen. Për këtë ka menduar

prodhuesi. Vrimat e duhura do t'i gjeni në anën e

kundërt të kornizës së aparatit. Të mbyllura janë

me tapë plastike.

•  Zhvidhoseni menteshën e poshtme me këmbëz

dhe rondelë, dhe hiqeni derën e frigoriferit.

•  Zhvidhoseni këmbëzen tjetër dhe vidhoseni në

vendin e mëparshëm të menteshës me këmbëz.

•  Nxirreni tapën plastike me vrimë nga këndi dhe

zhvendoseni në anën tjetër.

•  Në pjesën e sipërme të menteshës vendoseni

derën e frigoriferit.

•  Pjesën e poshtme të menteshës me këmbëz

(bashkë me rondelën) vendoseni në kënd, ku

janë vrimat dhe vidhoseni menteshën e

poshtme.


•  Zhvidhoseni dorezën dhe vendoseni në anën

tjetër (kjo nuk vlenë për dorezë të vendosur

horizontalisht).

Paraprakisht duhet hequr kapakët e vidhave për

përforcim nëse ato janë të mbuluara me kapakë.

•  Vrimat, të cilat kanë ngelur pas rivendosjes së

mëparshme, mbulojini me tapa plastike.

•  Në fund, duhet verifikuar gomën puthitëse

(guarnicionin) magnetike (nuk duhet të mbesë e

rrudhur dhe duhet të jetë e shtrirë mirë në të

gjitha anët). Në rast të mosputhitjes, tërheqni

dhe rrotullojeni për 180°.

Te modelet e caktuara, ndërrimi i gominës

puthitëse të dyerve nuk ashtë i mundëshëm.

Atje ku gomina mbërthyese nuk përputhet në

konstruksionin e aparatit, ngrohni me largësi

përshtatëse (p. sh. me tharësin e flokëve) dhe

tërheqnja lehtë në lartësinë e duhur të gominës

mbërthyese.

 

 



 1 Bagllami i poshtëm me këmbëzën

 2 Nënshtresa ebagllamit të përfundëshëm

 3 Këmbëza

 4 Çepi



 5 Dorëza

Udhëzime për përdorimin

37

Mirëmbajtja dhe pastrimi



Shkrirja automatike e frigoriferit

Frigoriferi nuk duhet të shkrihet, sepse akulli në

faqen e mbramë shkrihet automatikisht. Akulli, i cili

shkaktohet në kohë të punimit të kompresorit, në

kohën e mospunimit të tij ai shkrihet dhe në formë

të pikave pikon poshtë, pastaj, nëpër hapësirën e

faqes së mbramë të frigoriferit, rrjedh në enëzën

mbi kompresor, ku avullohet.



Skrirja me dorë e pjesës me temperaturë të

ultë

Në brendësinë e ngrirësit formohet akull, i cili, kur

tubohet shtresë e trashë përafërsisht 3-5 mm,

duhet të shkrihet.

•  Rrotulloni pullën e termostatit në pozicion STOP

(0) dhe ndërpreni hyrjen e energjisë elektrike në

aparat. Zbrazni brendësinë, artikujt ushqimorë të

ngrirë duhet të mbrohen nga shkrirja.

•  Me reckë gjegjëse pastroni ujin e shkrirë i cili

ashtë tubuar në rast të shkrirjes në ngrirës.

Shkrirjen do të shpejtoni nëqoftëse do të leni

dyert e ngrirësit të hapura.

•  Te shkrirja, mos përdorni aerosole për shkrirje

sepse, mund të shkrijnë pjesët nga pllastiku,

respektivisht, dëmtojnë shëndetin.



Pastrimi i aparatit

Para se të filloni pastrimin e aparatit, nxirreni ate

nga rrjeti elektrik !

Mos përdorni mjete të vrazhda dhe pastrues

agresiv, sepse mund të dëmtoni aparatin.

Keni kujdes, që te pastrimi të evitoni tërë

mbeturinat e lëndëve pastruese.

•  Pjesën e jashtme të aparatit pastrojeni me ujë

dhe detergjent të lënshëm.

•  Brëndësinë e aparatit lajeni me ujë të vakët të

përzier me pak uthull.

•  Kondensatorin, në pjesën e prapme të aparatit,

pastrojeni kohë pas kohe me furçë të butë ose

me thithësen e pluhurit.

Pas pastrimit lidheni aparatin në rrjetin elektrik, e

kyçni dhe vendoseni artikujt ushqimor në te.



Heqja e aparatit nga përdorimi

Në rast se nuk do ta përdorni aparatin për një kohë

të gjatë, lëvizeni tastin e termostatit në pozicionin

STOP (0). Ndërprejeni lidhjen nga rrjeti elektrik,

zbrazeni aparatin, shkrijeni dhe pastrojeni. Derën

lëreni gjysëm të hapur.

 Shmangia e pengesave

Gjatë përdorimit të aparatit mund të paraqiten

pengesa në veprimin e tij normal.

Ne do të cekim disa nga pengesat, të cilat në

shumicën e rasteve, janë pasojë e përdorimit jo të

drejtë e që mund t'i shmangni edhe vetë.



Edhe pas lidhjes me rrjetin elektrik aparati

nuk punon.

•  Verifikojeni nëse ka rrymë elektrike në prizë dhe

nëse e keni të kyçur aparatin (tasti i termostatit

duhet të qëndrojë në pozicionin për veprim).



Sistemi ftohës vepron kohë të gjatë pa

ndërprerë

•  Nga hapjet dhe mbylljet e shpeshta të derës

përkatësisht dera e hapur për një kohë të gjatë.

•  Kur dera nuk është e mbyllur mirë (diçka e pengon

mbylljen, dera nuk është në drejtpeshim, goma

puthitëse - guarnicioni- është e dëmtuar, …).

•  Nëse aparati është i mbushur së tepërmi me

artikuj të freskët ushqimor.

•  Për shkak të ftohjes jo të mjaftueshme të

kompresorit dhe kondensatorit, verifikojeni

qarkullimin e lirë të ajrit prapa aparatit dhe

pastrojeni kondensatorin.



Tubimi i akullit në faqen e mbramë të

brendësisë së frigoriferit

Derisa uji rrjedh në olluk dhe nëpër hapësirë në

enëzën mbi kompresor, ashtë e mundësuar

shkrirja normale automatike e frigoriferit.

Në rast se në faqen e mbramë të brendësisë së

frigoriferit tubohet shtresa e tepërt e akullit (3-5

mm), ate shkrini me dorë. Pullën e termostatit


Udhëzime për përdorimin

38

rrotulloni në pozicion STOP (0) dhe leni të hapura



dyert e frigoriferit. Mos e shkrini akullin me

mbaresat elektrike (terësi i flokëve dhe të ngj.) dhe

mos e nxjerrni me sende të mprehta.

Pas përfundimit të shkrirjes, pullën e rrotulloni në

pozicion të dëshiruar dhe mbyllni dyert e frigoriferit.

Tubimi i tepërt i akullit ashtë pasojë e:

− mospërputhjes së dyerve (nëqoftëse ashtë

gomina e dëmtuar ose e ndytur, ate pastroni,

respektivisht ndëroni),

− hapjes së shpeshtë të dyerve, respektivisht,

dyert e hapura gjatë kohë,

− palosjes së ushqimit të ngrohtë në frigorifer,

− ushqimi ose ena i ngjitet faqes së brendëshme të

frigoriferit.



Uji rrjedh nga frigoriferi

Uji rrjedh nga frigoriferi, nëqoftëse ashtë e

shtupuar hapësira e daljes së ujit, ose nëqoftëse

uji i shkrirë rrjedh atypari ollukut për tubimin e ujit.

•  Pastroni hapësirën e shtupuar, për shembull, me

karthi nga plastiku.

•  Shtresën tepër të trashë të akullit shkrini me

dorë (shiqo kaptinën Tubimi i akullit në faqen e

mbramë të brendësisë së frigoriferit).

Zhurma

Ftohjen në aparatet për ftohje - ngrirje e bën të

mundur sistemi për ftohje me kompresor, gjë që

shkakton një zhurmë të konsiderueshme.

Intensiteti i zhurmës varet prej vendit ku është i

vendosur aparati, prej përdorimit të drejtë dhe

vjetërsisë së aparatit.

•  Gjatë punës së kompresorit mund të dëgjohët

shushurima e lëngut që rrjedh, ndërsa gjatë

pushimit të punës së kompresorit, ndëgjohet

derdhja e lëngut ftohës. Kjo është normale dhe

nuk ndikon në jetëgjatësinë e aparatit.

•  Pas kyçjes së aparatit, mund të ndodhë që

veprimi i kompresorit dhe derdhja e lëngut ftohës

të jenë më të zëshme. Kjo nuk është shenjë e

ndonjë prishjeje dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë

e aparatit. Me kohë, gjatë veprimit të aparatit,

intensiteti i këtyre zhurmave zvogëlohet.

•  Nganjëherë, gjatë veprimit të aparatit, paraqiten

ca zhurma më të forta dhe të pazakonta, e që

për aparat janë jo të rëndomta dhe (në shumicën

e rasteve) janë rrjedhojë e vendosjes jo të mirë

të aparatit.

− Aparati duhet vendosur në vend të rrafshtë, në

bazë të fortë dhe stabile.

− Aparati nuk duhet t'i prek muret ose elementet

në afërsinë e tijë.

− Verifikojeni se a është paisja e brëndshme e

vendosur nëpër vende të veta, përkatësisht,

nëse fërkohen shishet, kanaqet apo enë të

tjera midis vedi pasi që janë tepër afër njëra

tjetrës.


Ndërrimi i llambës.

(vlen vetëm për modelet me ndriçim të

brëndshem)

Para se të bëni ndërrimin e llambës, ndërpriteni

patjetër lidhjen a aparatit me rrjetin elektrik!

Hiqeni kapakun plastik, i cili e mbulon llambën dhe,

llambën e djegur e ndërroni me llambë të re. (E 14,

max. 15 W).

Llambën e djegur mos e hidhni në mesin e

hedhurinave organike.



Llamba është material harxhues dhe garancia

për të nuk vlen !

Llambat që janë përdorur në këtë aparat, janë

llamba të posaçme, të dedikuara vetëm për

përdorim në aparatet e amvisërisë. Këto llamba

nuk janë të përshtatshme për ndriçimin e

hapësirave banesore ose në amvisëri.

I PËRMBAHEMI TË DREJTËS NË NDRYSHIME, TË CILAT NUK NDIKOJNË NË

FUNKSIONALITETIN E APARATIT

Udhëzimet për përdorimin e aparatit mund t'i gjeni edhe në WEB faqen tonë: www.gorenje.com / <

http://www.gorenje.com />



Download 100.97 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling