Përsëritje për ekonominë bazuar në programin e maturës shtetërore
Kapitulli VIII
Qeveria dhe ekonomia
Nxënësi:
shpjegon funksionin e qeverisë si arbitër dhe si subjekt në ekonominë e tregut;
shpjegon pse pjesëmarrja e qeverisë në ekonomi është rritur gjatë viteve;
përshkruan disa nga të ardhurat kryesore dhe shpenzimet në buxhetin për qeverinë shqiptare;
shpjegon arsyet që qeveria vendos taksa dhe pse taksimi nga qeveria është i nevojshëm;
vlerëson taksat, bazuar në parimet e vendosjes së tyre;
krahason tipat e ndryshëm të taksave, duke përfshirë taksat progresive, regresive dhe proporcionale;
interpreton konceptet e deficitit buxhetor, e borxhit publik dhe lidhjen midis tyre;
analizon përparësitë dhe mangësitë e deficitit buxhetor dhe borxhit publik;
përshkruan një ose disa propozime për të ulur deficitin buxhetor.
Domosdoshmëria e ndërhyrjes në ekonomi rrjedh nga Dështimet e tregut, të cilat janë situata në të cilat tregu nuk arrin të përndajë me efiçencë burimet.
Rolet e qeverisë në ekonomi
|
ROLET
|
FUNKSIONET
|
1.
|
Si arbitër
Garantuese e rregullave
|
a) Garanton me ligj pronën private
b) Garanton me ligj konkurrencën e lirë
c) Trajton eksternalitetet
d) Mbron konsumatorin
|
2.
|
Si menaxhere
|
a) Stabilizon ekonominë
b) Rishpërndan të ardhurat
|
3.
|
Si pjesëmarrëse në treg
|
a) konsumatore e të mirave shë shërbimeve
b) ofron të mira publike
|
Do'stlaringiz bilan baham: |