5. metodat e llogaritjes dhe matja e shkalles se ndotjes
Download 269.55 Kb. Pdf ko'rish
|
- Bu sahifa navigatsiya:
- 5.1 RREGULLAT LIGJORE TE LIDHURA ME EMISIONIT TE GAZRAVE DALËS NGA AUTOMJETET MOTORIKE
- Automjetet për transportin e udhëtarëve dhe automjetet e lehta transportuese
- Motorët dizel për automjetet e renda transportuese
5. METODAT E LLOGARITJES DHE MATJA E SHKALLES SE NDOTJES Gazrat dalës nga motorët otto dhe dizel, te krijuar si pasoj e procesit te djegies ne motor, përbëhen prej shume komponentëve te ndryshme, prej te cilave disa identifikohen si ndotës. Komponentët bazë te gazrave dalës nga motorët me djegie te brendshme janë produkte te padëmshme te djegia e plotë te lëndës djegëse ne ajër, dhe ato janë azoti (N), avujt e ujit (H 2 O), dyoksidi i karbonit (CO 2 ) dhe oksigjeni (O 2 ) ne rastin e djegies me tepricë te ajrit. CO 2 është
prezent ne atmosferë si komponent përbërëse natyrale, dhe te emisioni i tij ne gazrat dalës te automjetet motorike nuk trajtohet si ndotës. Krahas komponentëve elementare, ne gazrat dalës janë prezentë edhe disa komponentë tjerë si te krijuara si pasoj e procesit te djegies jo ideale ne vet motorin me djegie te brendshme. Komponentët me kryesore përbërëse te cilat njëkohësisht trajtohen si ndotës, janë monoksidi i karbonit (CO), oksidet e azotit (NO x ), hidrokarburet e pa djegura dhe gjysëm te djegura (C x H y ) si dhe grimca e blozës. Përqendrimi i këtyre produkteve ne gazrat dalës varet nga shumë faktor, si qe janë lloji i motorit me djegie te brendshme, regjimet punuese te motorit, trajtimi plotësues (shtesë) i gazrave dalës etj. Te motorët otto, gjatë punës ne temperatura normale dhe përzierja stihometrike te përzierjes se freskët, pa trajtim plotësues te gazrave dalës, përqendrimi total i komponentëve ndotëse paraqet rrethe 1% te sasisë te përgjithshme te gazrave dalës. Vlerat tipike te përbërjes se gazrave dalës te motorët dizel janë treguar ne tabelën 5.1.
Komponentët ne gazrat dalës Pa ngarkesë Ngarkesë maksimale NO x 50 – 200 ppm 600 – 2500 ppm C x
y 50 – 500 ppm <50 ppm CO
100 – 450 ppm 350 – 2000 ppm CO 2
12 – 16 % vëll H 2 O (avujt e ujit) 2 – 4 % vëll deri 11 % vëll O 2 18 % vëll 2 – 11 % vëll N 2
te tjera te tjera
Ne vazhdim do te jepet një përbërje e shkurtër ligjeve rregullues bazike te cilët janë te lidhur me ndotëset ne gazrat dalës prej automjeteve motorike, si dhe principet themelore për matjen e përqendrimit te elementeve te veçanta ne gazrat dalës, si dhe numrin e rrotullimeve te motorëve me djegie te brendshme, te cilët shfrytëzohen si tregues përcjellës gjate analizës se gazrave dalës.
Rritja e vazhdueshme e numrit te automjeteve motorike, me problemin e shprehur te ndotjes te ajrit ne mjediset urbane ka sjellë deri te rritja e vetëdijes ekologjike te njerëzimit. Për atë paraqitet nevoja për rregullimin ligjor te emisionit te gazrave dalës nga automjetet motorike, me theks te veçantë ne ndotëset kryesor. Ne nivelet ndërkombëtare, si dhe ne ato kombëtare aprovohen rregulloret me te cilat definohet kufijtë e lejueshëm te emisionit te ndotësve te ndryshëm, procedurat sipas te cilave përcaktohet emisioni (cikli testues), aparatet për matje dhe analize, si dhe mënyra e përpunimit te rezultateve te matjes. Duke shikuar globalisht, sot ne bote aplikohen rregulloret amerikane (federale EPA - Environmental Protection Agency dhe ajo e Kalifornisë CARB - California Air Resources Board), rregulloret evropiane si dhe ato japoneze, me atë qe disa shtete sjellin rregulloret e veta duke marre
parasysh rrethinën e tyre, mirëpo duke u bazuar ne përvojat dhe rregulloret evropiane dhe amerikane. Rregulloret janë te klasifikuara sipas llojit te motorit (otto, dizel) dhe sipas klasës se automjetit (te udhëtarëve, automjete te lehta transportuese, automjete te renda transportuese, automjete jashtë rrugore). Ne kornizën e këtyre normativave rregullohen vlerat kufitare te emisionit te këtyre ndotësve ne gazrat dalës: CO, C x H y te normuara sipas sasisë se përgjithshme te emisionit te hidrokarbureve (TC x H y ) ose si hidrokarbure je metanike (NMC x H
), NO x si dhe grimcat te blozës dhe vlera e tymit te motorët dizel. Ne raste te veçanta është e mundur qe ne vend te një elementit te përcaktuar te kufizohet shuma e sasisë se gazrave te veçantë ne gazrat dalës , si p.sh. C x H
+NO x . Emisioni i komponentëve ndotëse përcaktohet përmes normativave për mënyrën e hulumtimit – ciklit matës i cili realizohet ne tavolina provuese për testimin e motorëve ose ne pajisjet me cilindra për testimin e automjeteve. Këto procedurat ligjore te rregulluara me ligj për hulumtime janë te rëndësishme qe te sigurohet përshtatshmëria ndërmjet standardeve te ndryshme si dhe te mundësohet krahasimi ne mes tyre. Ciklet testuese duhet te sigurojnë kushte te përsëritshme te matja e ligjeve te emisionit dalës, e qe njëkohësisht te stimuloj kushte te vërteta te vozitjes. Metodat analitike te cilat shfrytëzohen për matjen e emisioneve te caktuara gjithashtu janë te përshkruara me standarde. Me rregulla ligjore, parashihet dhe jetë gjatësia minimale e automjeteve gjatë se cilës ajo duhet te mbaj vlerat e përcaktuara për emisionin e gazrave dalës (për normativin Euro 4 – 5 vite ose 100 000 km te kaluar, ne varshmëri se cili kusht arrihet me shpejt). Ne këtë mënyrë nga prodhuesi i motorit kërkohet qëndrueshmëria e “kualitetit” te gazrave dalës. 5.1.1 RREGULLORET EVROPIANE PËR HOMOLOGIMIN E TESTIMIT TE EMISIONIT TE GAZRAVE DALËS NGA AUTOMJETET MOTORIKE Vendosja e rregulloreve ligjore ne fushën e emisionit te ndotësve te automjetet motorike ne Evrope ka filluar ne vitet e 70 – ta te shekullit te kaluar dhe vazhdon edhe sot, me ndihmën e rregulloreve te ndryshme ECE, te aprovuara nga UNECE (United Nations Ekconomic Commission for Europe). Rregulloret ECE te cilat trajtojnë emisionin e gazrave dalës janë:
ECE 15 – Emisioni i ndotësve ne formë gazi (ndotja e ajrit me ane te përbërësve te dëmshëm nga gazrat dalës te automjetet me motor benzine) – i zëvendësuar me ECE 83,
ECE R24 – Emisioni i tymit te motorët dizel, ECE 49 – Emisioni i ndotësve te automjetet e renda motorike,
ECE 83 – Emisioni i ndotësve sipas kërkesave te motorëve për lëndë djegëse. Këto ECE rregullore janë te ndërtuara ne ligje nacionale te gjithë shteteve te cilat janë nënshkruese te marrëveshjes për njohjen reciproke te homologimeve sipas rregulloreve te UN ECE. Me vendosjen e Rregullores ECE 83 ne rregullorja ligjore fillon te kyç edhe kualitetin e lëndës djegëse. Ashtu qe prej janarit te vitit 2000 te lëndës djegëse dizel kërkohet qe numri minimal i cetanit 51, sasia maksimale e sulfurit prej 350 ppm, ndërsa për lëndës djegëse benzinë përbërja maksimale e sulfurit prej 150 ppm. Prej janarit te vitit 2005 sasia maksimale e sulfurit te lëndës djegëse dizel dhe benzine është kufizuar ne 50 ppm.
Emisioni i ndotësve nga gazrat dalës te automjetet e udhëtarëve dhe automjetet e lehta transportuese (kategoritë M dhe N 1 sipas klasifikimit ECE për automjete) përcaktohet sipas ciklit testues te standardizuar ECE 15 + EUDC (NEDC), gjegjësisht prej vitit 2000 sipas ciklit testues MNEDC (NEDC i modifikuar), ne pajisjet me cilindra për testimin e automjeteve. Vlerat shprehen ne g/km. Shënimet detale te ciklit testues janë dhënë ne pjesën 5.1.3. Vlerat kufitare emisionit te lejuar te ndotësve kryesor ne gazrat dalës, sipas kategorisë se automjeteve dhe llojit te motorëve janë dhënë ne tabelën 5.1.1 dhe tabelën 5.1.2.
Tabela. 5.1.1 vlerat kufitare te emisionit te ndotëseve kryesor ne gazrat dalës sipas normave ECE për automjete te lehta transportuese (N 1 ) dhe automjeteve për transportimin e udhëtarëve (M) ku masa e përgjithshme e lejuar nuk e kalon 2500 kg Kategoria e automjetit Standardi Data e futjes ne fuqi CO C
X H Y C X H Y +NO
X NO X Grimcat Motorët dizel g/km Euro 1
10.1994 2,72 - 0,97 - 0,14
Euro2, IDI 01.1998
1,0 - 0,70 - 0,08
Euro2, DI 01.1998* 1,0 - 0,90
- 0,10 Euro 3
01.2000 0,64 - 0,56 0,50 0,05
N 1 ,Kategoria e I <1305 kg Euro 4
01.2005 0,50 - 0,30 0,25 0,025
Euro 1 10.1994 5,17 - 1,40
- 0,19
Euro 2,IDI 01.1998
1,25 - 1,0 - 0,12
Euro 2,DI 01.1998 * 1,25 - 1,30 - 0,14
Euro 3 01.2002 0,80 - 0,72
0,65 0,07
N 1 , Kategoria II 1305-1760 kg Euro 4
01.2006 0,63 - 0,39 0,33 0,04
Euro 1 10.1994 6,90 - 1,70
- 0,25
Euro 2,IDI 01.1998
1,5 - 1,20 - 0,17
Euro 2,DI 01.1998
* 1,5 -
1,60 - 0,20
Euro 3 01.2002 0,95 - 0,86
0,78 0,10
N 1 ,Kategoria III >1760 kg M > 2500 kg Euro 4 01.2006 0,74 - 0,46
0,39 0,06
Motorët otto g/km
Euro 1 10.1994
2,72 - 0,97 - - Euro 2
01.1998 2,2
- 0,50
- - Euro 3 01.2000 2,3
0,20 - 0,15 - N1, Kategoria I <1305 kg Euro 4
01.2005 1,0
0,10 - 0,08 - Euro 1
10.1994 5,17 - 1,40 - - Euro 2 01.1998 4,0
- 0,65
- - Euro 3 01.2002 4,17 0,25
- 0,18
- N1,Kategoria II 1305-1760 kg Euro 4
01.2006 1,81 0,13
- 0,10
- Euro 1
10.1994 6,90 - 1,70 - - Euro 2 01.1998 5,0
- 0,80
- - Euro 3 01.2002 5,22
0,29 - 0,21 - N1,Kategoria III,>1760 kg M > 2500 kg Euro 4 01.2006
2,27 0,16
- 0,11
- Kategoritë e peshës (I, II, III) bazohen ne masën e automjetit te përgatitur për vozitje, te zvogëluar për masën e vozitësit prej 75 kg si dhe te rritur për masën shtese uniforme prej 100 kg Për Euro 1 dhe Euro 2 kategoritë e peshës se automjetit janë: Kategoria I < 1250 kg, kategoria II 1250 – 1700 kg, kategoria III > 1700 kg , DI – motorët me injektim direkt; IDI - motorët me injektim indirekt * pas datës 30.09.1999, motorët DI duhet pa tjetër ti arrijnë standardet e parapara për motorët IDI.
Tabela 5.1.2 vlerat kufitare te emisionit te ndotëseve kryesor ne gazrat dalës sipas normativave ECE për automjete për transportimin e udhëtarëve (M) ku masa e përgjithshme e lejuare është me e vogël se 2500 kg, g/km Standardi Data e hyrjes ne fuqi
CO C x H y C x H y +NO x NO x Grimcat Motorët dizel g/km Euro 1
07.1992 2,72 (3,16) - 0,97 (1,13) - 0,14 (0,18) Euro 2, IDI 01.1996
1,0 - 0,70 - 0,08
Euro 2, DI 01.1996 * 1,0 - 0,90 - 0,10 Euro 3
01.2000 0,64
- 0,56
0,50 0,05
Euro 4 01.2005
0,50 - 0,30 0,25 0,025
Motorët otto g/km
Euro 1 07.1992
2,72 (3,16) - 0,97 (1,13) - - Euro 2 01.1996 2,2
- 0,50
- - Euro 3 01.2000 2,30
0,20 - 0,15 - Euro 4
01.2005 1,0
0,10 - 0,08 - DI – motor me injektim direkt; IDI – motorët me injektim indirekt * pas datës 30.09.1999. motorët DI duhet gjithsesi ti arrijnë standardet për motorë IDI
Për kategoritë e paraqitura te automjeteve është caktuar edhe jetë gjatësia e automjetit ne bazë te se cilës automjeti duhet te plotësoj normat e caktuara:
Euro 3 – 80 000 km ose 5 vite (çka me se shpejti arrihet), Euro 4 – 100 000 km ose 5 vite (çka me se shpejti arrihet), Masat shtesë te vendosura pas vitit 2000 janë: -
Kërkesa për plotësimin e kushtit te emisionit te gazrave dalës ne temperatura te ulëta (-7 ◦ C) për motorët oto, duke filluar nga viti 2002 (Direktiva 2001/100/EC). Vlerat kufitare te emisionit janë 15 g/km CO dhe 1,8 g/km C x H
. Matja kryhet vetëm gjatë simulim te vozitjes urbane me testin MNEDC.
-
Prej vitit 2000 te gjitha automjetet duhet te jene te pajisura me sistemin OBD (On – Board Diagnostic System). Çdo çrregullim ne punën e motorit qe për pasoj kan kalimin e kufijve te emisionit te gazrave dalës duhet qe ne mënyrë automatike te lajmërohet vozitësit. Motorët dizel për automjetet e renda transportuese Emisioni i ndotësve ne gazrat dalës nga motorët dizel për automjete te renda transportues vërtetohen sipas cikleve testuese te standardizuara, ne tavolinat provuese për testimin e motorëve. Për standardet Euro 1 dhe Euro 2 zbatohet testi stacionar ECE R – 49. Prej vitit 2000 (Euro 3) motorët testohen sipas ciklit testues stacionar ESC ose sipas ciklit testues kalimtar ETC. Prej vitit 2005 (Euro 4) janë te obliguara te dy ciklet testues (ESC dhe ETC). Tymimi i gazrave dalës përcaktohet sipas testit ELR. Vlerat e emisionit te shprehura ne raport te energjisë qe jep motori (g/kWh), qe emisioni i gazrave dalës mund te kufizohet ne mënyrë specifike ne raport me fuqinë e shfrytëzuar. Specifikimi detal i cikleve testuese te ndryshme është dhënë ne pjesën 5.1.3. Vlerat e lejuara kufitare te emisionit te ndotësve kryesor ne gazrat dalës për motorë dizel për automjete e renda motorike janë dhënë ne tabelën 5.1.3 dhe tabelën 5.1.4
Tabela 5.1.3 - Vlerat kufitare te emisionit te ndotëseve kryesor ne gazrat dalës sipas normativave ECE për motorë dizel për automjete e renda transportuese CO C
X H Y NO X Grimcat Tymimi Standardi Data dhe kategoria e automjetit Cikli testues
g/kWh m-1 1992 < 85 kW 4,5 1,1
8,0 0,612 -
Euro 1 1992 > 85 kW 4,5 1,1
8,0 0,36
- 10.1996 4,0 1,1 7,0
0,25 - Euro 2 10.1998 ECE
R-49 4,0 1,1 7,0 0,15 - 10.1999, Ekskluzivisht EEV ESC
dhe ELR
1,5 0,25 2,0 0,02 0,15 Euro 3
10.2000 2,1 0,66
5,0 0,10
0,13* 0,8
Euro 4 10.2005
1,5 0,46
3,5 0,02
0,5 Euro 5
10.2008 ESC
dhe ELR
1,5 0,46 2,0 0,02 0,5 * për motorë me vëllim punues me te vogël se 0.75 dm 3 për cilindër dhe n nom >3000 min -1 EEV (Enhanced Environmentally Friendly Vehicles) – automjete me emisionin e shprehur te vogël
normativave ECE për motorë dizel dhe motorëve me gazë te hulumtuara sipas ciklit testues ETC CO NMC
X H Y CH4 a NO X Grimcat
b Standardi Data dhe kategoria e automjetit Cikli
testues g/kWh
10.1999, Veçanërisht EEV ETC 3,0 0,40 0,65 2,0 0,02 Euro 3
10.2000 5,45 0,78
1,6 5,0
0,16 0,12
c Euro 4
10.2005 4,0
0,55 1,0
3,5 0,03
Euro 5 10.2008
ETC 4,0 0,55 1,1 2,0 0,03 a – vlen vetëm për motorë me gaz natyror; b – nuk aplikohet për motor me gaz për Euro III dhe Euro IV c – për motorë me vëllim punues me te vogël se 0.75 dm 3 për cilindër dhe n nom > 3000
min -1
5.1.2 RREGULLORET NACIONALE DHE NDËRKOMBËTARE TE BAZUARA NE OBLIGIMET PËR MATJET PERIODIKE TE PËRBËRJES SE GAZRAVE DALËS TE AUTOMJETET MOTORIKE Me direktivën te UNECE numër 96/96/EC është përcaktuar qe te gjitha automjetet motorike, rimorkët si dhe gjysme rimorkët e regjistruara duhet qe ti nënshtrohen kontrollit teknik periodik. Ne varshmëri nga kategoria e automjetit është precizuar frekuenca e kryerjes te kontrollit, si dhe elementet e obligueshme qe duhet kontrolluar. Këto rregullore janë ndërtuar ne ligjet nacionale te gjitha vendeve anëtare. Për automjetet motorike me motor otto janë përcaktuar vlerat kufitare te emisionit te CO ne varshmëri se a kryhet rregullimi i emisionit te gazrave dalës me ndonjë sistem te avancuar apo jo. a) Automjetet motorike pa katalizator dhe llamba sondë Sasia e CO ne gazrat dalës matet ne regjimin e hapit bosh (pa ngarkesë), pas periudhës se kuptueshme te ngrohjes se motorit (duke marr ne konsideratë rekomandimet e prodhuesit). Sasia me e madhe e lejuar e CO ne gazrat dalës është ajo e definuar nga prodhuesi i motorit. Ne raste se ky informacion nuk është ne dispozitë sasia e CO nuk guxon qe te kaloj këto vlera: -
Për automjete te cilat për herë te parë regjistrohen ose vihen ne përdorim ne momentin kur duhet ti përgjigjën direktivës 70/220/EEC deri me datën 01.10.1986: CO – 4.6% nga vëllimi i përgjithshëm i gazrave dalës. -
Për automjete te cilat kane qene te regjistruara për herë te parë ose vihen ne përdorim pas datës 01.10.1986: CO – 3.5% nga vëllimi
përgjithshëm
i
.
Sasia e CO ne gazrat dalës matet ne regjimin e hapit boshe dhe gjate numrit te rritur te rrotullimeve për motor te pa ngarkuar ( me se paku 2000 rr/min) -
e lejuar e CO ne gazrat dalës është ajo e cila definohet nga prodhuesi. Nëse kjo e dhëne nuk është ne dispozitë sasia e CO nuk guxon te kaloj 0,5 % te vëllimit te përgjithshëm te gazrave dalës. -
Gjate matjes me numër te rritur te rrotullimeve te motorit te pa ngarkuar, vlera maksimale e matur e CO është 0,3 % nga vëllimi i përgjithshëm i gazrave dalës. Për automjete motorike me motor dizel janë përcaktuar vlerat kufitare te tymimit te gazrave dalës. Gjate matjes se opacitetit te gazrave dalës gjate nxitimit te lirë (pa ngarkesë, prej hapit bosh deri te numri i rrotullimeve kur fillon aktivizimi i rregullatorit te numrit te rrotullimeve) niveli i përqendrimit nuk guxon te kaloj vlerat ne përputhje me Direktivën 72/306/EEC. Nëse kjo e dhënë nuk është dispozitë ose nuk shfrytëzohet si vlerë referente, vlerat kufitare te koeficientit te absorbimit janë: -
-1
- Për motorët dizel me mbi mbushje = 3,0 m -1
shfrytëzohen me rastin e dhënies se lejes te EC tipike adekuate. Automjetet te regjistruara për herë te parë ose te futura ne përdorim para datës 01.01.1980 janë te përjashtuara nga këto kërkesa. 5.1.3 CIKLI TESTUES I STANDARDIZUAR PËR HOMOLOGIMIN HULUMTIMIT TE PËRBËRJES SE GAZRAVE DALËS NGA AUTOMJETET MOTORIKE Qe te mund te kryhet vlerësimi i rregulltë i emisionit te komponentëve te veçanta ne gazrat dalës, është e nevojshme qe motori, gjegjësisht automjeti te testohet përmes ciklit testues tipik, i cili do te jepe pasqyrimin real te emisionit te gazrave dalës gjate regjimit te rëndom te punës dhe diapazonin e punës. Cikli testues për matjen e emisionit te komponentëve te veçanta ne gazrat dalës, si dhe harxhimi i lëndës djegëse, paraqesin një varg regjimesh punuese me shpejtësi dhe ngarkesa karakteristike qe simulohen ne tavolinën provuese për testimin e motorit ose ne pajisjen me cilindra për testimin e automjetit. Emisioni i matur ne aparatin me cilindra për testimin e automjeteve zakonisht shprehet ne gram te ndotësit ne njësi te rrugës se kaluar (g/km), ndërsa emisioni i matur ne tavolinën provuese për testimin e motorit shprehet ne grama ne njësi te energjisë mekanike qe prodhon motori (g/kWh). Ne varësi prej karakterit te ndryshimit te shpejtësisë dhe ngarkesës, ciklet testues ndahet ne cikël stacionar dhe jo stacionar (kalues). Cikli testues stacionar paraqet një varg pikash te përcaktuara me numër te rrotullimeve konstante dhe ngarkesa te motorit. Emisioni atëherë analizohet për çdo pike te veçante, dhe rezultati përfundimtar i emisionit fitohet si vlera mesatare e te gjitha pikat e ciklit. Te ciklet testuese kalimtare për testimin e motorit, gjegjësisht automjeteve, përcillet regjimi i përcaktuar qe merr ne konsideratë shpejtimi, ngadalësimi, ndryshimi i shpejtësisë dhe i ngarkesës etj. Rezultati përfundimtar i testit fitohet me analizën e gazrave dalës te mbledhur gjate ciklit ne qeset për mostra ose me integrimin elektronik te matjes te vazhdueshme te emisionit. Me shpesh te shfrytëzuar ciklet testuese për nevojat e matjes te emisionit te gazrave dalës ne Evropë, SHBA dhe Japoni janë dhënë ne tabelën 5.1.5. Tabela 5.1.5 Ciklet e standardizuar për testimin e përbërjes se gazrave dalës te automjetet motorike Kategoria e automjetit Cikli testues Automjete te udhëtarëve dhe te lehta transportuese ECE 15+EUDC (NEDC) Motorë për automjete te renda transportuese ECE R-49, ESC (OICA), ELR, ETC Evropa
Autobusë lokal Braunschweig Cycle Automjete te udhëtarëve dhe te lehta transportuese FTP 72, FTP 75, SFTP US06, SFTP SC03, New York City Cycle, HWFET (Highway Fuel Economy), IM240, LA92. Motorë për automjete te renda FTP Transient, AVL 8-Mode Heavy-Duty Cycle, CSVL (Constant-Speed Variable-Load), CTA (Chicago Transit Authority). SHBA Automjete te renda transportuese UDDS (Urban Dynamometer Driving Schedule), CBD (Central Business District), BAC (Business-ArterialCommuter), CSC (City Suburban Cycle & Route), New York Composite, NYBus (New York Bus), Manhattan Bus Cycle, Orange County Bus Cycle, WVU 5-Peak. Automjete te udhëtarëve dhe te lehta transportuese 10-Mode Cycle, 10-15 Mode Cycle Japoni Automjete te renda 6-Mode Cycle, 13-Mode Cycle, Mew Mode (JE05)
Përbërja e gazrave dalës te përcaktuara përmes cikleve te ndryshme testuese, nuk janë te detyrueshme qe te jene te krahasueshme ndërmjet vete, edhe ne raste se janë llogaritur ose shenduar ne njësi te njëjtë, sepse përbërja e gazrave dalës varet nga regjimi punues i motorit dhe kushteve gjate te cilave testohet motori (automjeti).
Download 269.55 Kb. Do'stlaringiz bilan baham: |
ma'muriyatiga murojaat qiling