5. metodat e llogaritjes dhe matja e shkalles se ndotjes
CIKLET TESTUESE EVROPIANE ECE 15 + EUDC/NEDC - New European Driving
Download 269.55 Kb. Pdf ko'rish
|
CIKLET TESTUESE EVROPIANE ECE 15 + EUDC/NEDC - New European Driving Cycle ECE 15 + EUDC është cikël testues i cili shërben për përcaktimin e emisionit te ndotësve ne gazrat dalës te automjetet e udhëtarëve dhe automjetet e lehta transportuese dhe zbatohet ne aparatet me cilindra për testimin e automjeteve. Emërtohet edhe si NEDC – New European Driving Cycle. Cikli i tërësishëm testues përbëhet nga katër ECE 15 segmente, te cilët përsëriten pa ndërprerje, pas te ciliave pason një EUDC segment. ECE 15 (i njohur edhe si UDC – Urban Driving Cycle) paraqet vozitjen e simuluar ne kushte urbane, qe karakterizohet me ngarkesë te vogël te motorit dhe shpejtësi te vogël te automjetit. EUDC (Extra – Erbane Driving Cycle) paraqet vozitjen e stimuluar ne rrugë te hapur me ngarkesa me te mëdha te motorit dhe shpejtësi me te madhe te automjetit. Për automjete me motor me fuqi te vogël ekzistojnë cikle EUDC alternativ me shpejtësi maksimale te automjetit deri ne 90 km/h. Ciklet ECE 15 dhe EUDC janë treguar ne fig 5.1.1 dhe 5.1.2, ndërsa ne fig 5.1.3 është paraqitur cikli i përbër NEDC. Parametrat karakteristik te ciklit janë dhënë ne tabelën 5.1.6.
Fig 5.1.1 – ECE 15 cikli testues
Tabela 5.1.6 – parametrat karakteristik ECE 15 dhe EUDC te ciklit testues Parametrat karakteristik
EUDC NEDC Rruga e kaluar km 4 x 1,013 = 4,052 6,955 11,007 Zgjatja e testit s 4 x 195 = 780 400 1180 Shpejtësia mesatare km/h 18,7 ( ne hapin bosh) 62,6 32,5
Shpejtësia maksimale km/h
50 120
120
Para testimit, automjeti duhet qe te qëndroj se paku 6 ore ne temperature e ambientit prej 20 - 30˚C, ku gjate kësaj kohe motori është i fikur. Pas startimit motori punon 40 s ne regjimin e hapit boshë, dhe pastaj fillohet me testimin. Gjate matjes gazrat dalës ne mënyrë te vazhdueshme mblidhen ne kësen për mostrat sipas metodës CVS (Constant Volum Sampling) dhe me analizën e përbërjes përcaktohet emisioni i ndotëseve ne njësi te rrugës se kaluar (g/km). Me vendosjen e normave Euro 3, ne janar te vitit 2000, ndërpritet periudha e hapit boshë te motorit, qe do te thotë se matja e emisionit fillon menjëherë pas startimit te motorit (është marr parasysh dhe e ashtuquajtura mënyra e startimit te ftohtë te motorit). Ky cikël i modifikuar emertohet MNEDC – Modififed New European Driving Cycle. ECE R–49 R – 49 është cikël testues stacionar, i cili aplikohet për përcaktimin e emisionit te ndotësve ne gazrat dalës te motorët dizel për automjete te rënda motorike, ne përputhje me dispozitave ECE te rregullores numër 49. Testi kryhet ne tavolinën provuese për testimin e motorit. Gjatë testimit motori punon ndërmjet 13 pikave karakteristike te definuar me vlera te numrit te rrotullimeve dhe ngarkesës se motorit. Emisioni i ndotësve matet ne çdo pike te ciklit testues. Ne bazë te vlerave te matura te masës se emisionit te ndotësve, fuqisë se motorit dhe faktorit te rëndësisë (vlefshmërisë) për çdo pike, llogaritet vlera mesatare specifike e emisionit te ndotësve te veçantë, e shprehura ne g/kWh, sipas shprehjeve ne vazhdim: ( ) ( ) , , Xmas i i x n i i NO TF NO P TF Σ ⋅ = Σ ⋅ ,
( ) ( ) , ,
i n i i CO TF CO P TF Σ ⋅ = Σ ⋅ ( ) ( ) , , X Y mas i i X Y n i i C H TF C H P TF Σ ⋅ = Σ ⋅ , ( ) , ,
n i i PM PM P TF Σ = Σ ⋅
Ku janë: -
NO ,
,
, PM (grimcat) - emisioni specifik mesatar i ndotësve te veçante g/kWh -
, , (grimcat) – emisioni ne masë i ndotësve ne pika te veçanta te ciklit testues g/h ,
NO ,
CO ,
Y mas i C H ,
PM -
TF i - faktori i rëndësisë (vlefshmërisë ) për çdo pik te ciklit testues -
P n,i – neto fuqia e motorit e matur ne çdo pike te ciklit testues. Kushtet e testimit dhe faktori i rëndësisë për ciklin testues R- 49 janë paraqitur ne fig 5.1.4 dhe janë dhënë ne tabelën 5.1.7 Fig 5.1.4 – Pikat karakteristike te përcaktuara me ciklin testues ECE R – 49 Tabela 5.1.7 – Pikat karakteristike te definuar me ciklin testues ECE R – 49 Pika
Numri i rrotullimeve te motorit Ngarkesa % Faktori i ngarkesës 1 Hapi
boshë - 0.25/3 2 10 0.08
3 25 0.08
4 50 0.08
5 75 0.08
6 Numri i rrotullimeve te momenti maksimal i rrotullimit 100 0.25 7 Hapi boshe
- 0.25/3
8 100 0.10
9 75 0.02
10 50 0.02
11 25 0.02
12 Numri i rrotullimeve te fuqia maksimale 10 0.02
13 Hapi boshe
- 0.25/3
Me vendosje e normës Euro 3, ne tetor te vitit 2000, ndërpritet testimi i motorit sipas ciklit testues R – 49, dhe vendoset testimi sipas cikleve testuese ESC, ETC dhe ELR ESC – European Stationary Cycle – Cikli Evropian Stacionar Cikli testues ESC (i njohur edhe si cikli OICA ose ACEA) është cikël testues stacionar me 13 pika testuese i cili ka zëvendësuar ciklin testues R – 49. Sipas këtij cikli testimi kryhet ne tavolinën provuese për testimin e motorit ne 13 pika karakteristike te definuara me vlera te numrit te rrotullimit dhe ngarkesës se motorit (tabela 5.1.8 dhe fig 5.1.5). Motori duhet te punoj ne çdo pikë karakteristike një kohë saktë te përcaktuar, ne atë mënyrë qe ndërrimin e ngarkesës dhe numrit te rrotullimeve te motorit gjate kalimit nga njëra ne pikën tjetër te përfundoj ne 20 s e parë. Numri i dhanë rrotullimeve duhet te mbahet ne kufijtë ±50 rr/min, për derisa vlera e momentit te rrotullimit duhet mbajtur ne kufijtë prej ±2 % te vlerës nominale te momentit për atë numër te rrotullimeve. Emisioni matet ne çdo pike te ciklit, ndërsa si vlerë kompetente merret vlera specifike mesatare e shprehur ne g/kWh.
Tabela 5.1.8 – pikat karakteristike te definuar me ciklin testues ESC Pika
Numri i rrotullimeve te motorit ngarkesa % Faktori i ngarkesës % Kohe zgjatja ne min 1 Hapi boshë
0 15
4 2 A 100 8 2 3 B 50 10 2 4 B 75 10 2 5 A 50 5 2 6 A 75 5 2 7 A 25 5 2 8 B 100 9 2 9 B 25 10 2 10 C 100 8 2 11 C
25 5 2 12 C 75 5 2 13 C 50 5 2
Mostrat plotësuese gjate testimit te emisionit te gazrave dalës mund te merren ne pikat shtesë te testimit, me kusht qe ato te jene brenda sipërfaqes kontrolluese te ciklit (fig 5.1.5). Vlerat te emisionit maksimal ne pikat plotësues fitohen me interpolim ndërmjet pikave fqinje te rregullta te cilave ju dihen te dhënat. Qëllimi kryesor e dhënies se këtyre pikave është vërtetimi i emisionit te NO x
Fig 5.1.5 – Pikat karakteristike te definuar me ciklin testues ESC Numri i rrotullimeve te motorit definohen ne këtë mënyrë: -
n
- numri i rrotullimeve për vlerën e fuqisë se motorit 70 % te vlerës neto te fuqisë maksimale te motorit. Pasi qe mund te përcaktohen dy pika te tilla, merret vlera me e madhe e numrit te rrotullimeve. -
maksimale te motorit. Pasi qe mund te përcaktohen dy pika te tilla, merret vlera me e vogël e numrit te rrotullimeve. lo n Numri i rrotullimev A, B dhe C llogaritet ne baze te shprehjeve ne vazhdim: 0.25 ( )
hi lo A n n n = + ⋅ −
0.50 ( )
hi lo B n n = + ⋅ − n 0.75 ( )
hi lo C n n n = + ⋅ −
Cikli testues ESC është karakteristik sipas asaj qe ka vlerë mesatare te lartë te faktorit te ngarkesës dhe vlerë jashtëzakonisht te larta te temperaturës se gazrave dalëse. ETC – European Transient Cycle – Cikli Kalimtar Evropian Cikli testues ETC (i njohur edhe si cikli kalues FIGE) është cikël testues kalimtar (jo stacionar) i cili se bashku me ciklin ESC e kane zëvendësuar ciklin testues R – 49. Behet fjale për testimin e emisionit te gazrave dalës gjatë regjimeve te ndryshme te punës se motorit, ku me procedurën testuese është precizuar ndryshimi i ngarkesës dhe numrit te rrotullimeve te motorit gjatë periodës se realizmit te testimit. Ky cikël testues bazohet ne matjet e vërteta ne rrugë gjate lëvizjes se automjeteve te renda transportuese dhe paraqet kushte reale te eksploatimit te një motori, gjegjësisht automjetit motorik. Kushtet e ndryshme te eksploatimit te motorit, gjegjësisht te automjetit janë paraqitur me tri pjesë te ndryshme te ciklit testues ETC: regjim i vozitjes ne kushte te komunikacionit urban, ne komunikacion jo urban (ndër urban) dhe neper auto rruge. Kohëzgjatja e përgjithshme e ciklit është 1800 s, ne atë mënyrë qe çdo pjese e veçante e ciklit te zgjatë nga 600 s. Pjesa e parë paraqet regjimin e vozitjes ne kushte te komunikacionit urban, me shpejtësi maksimale prej 50 km/h, me nisje dhe ndalje te shpeshta dhe pune te motorit ne hapin bosh. Pjesa e dytë paraqet regjimin e vozitjes ne hapësira jashtë urbane, me sektorë me ndryshime te theksuara te shpejtimit. Shpejtësia mesatare është rreth 72 km/h. Ndërsa pjesa e tretë bazohet ne paraqitjen e vozitjes nëpër auto rrugë me shpejtësi mesatare prej 88 km/h Ekzistojnë dy variante te ciklit testues ETC: cikli testues i cili realizohet ne pajisjen me cilindra për testimin e automjeteve (fig 5.1.6) dhe cikli testues i cili realizohet ne tavolinën provuese për testimin e motorëve (fig 5.1.7)
Fig 5.1.7 - Cikli testues ETC – ne tavolinën provuese për testimin e motorit ELR – European Load Response Cikli testues ELR shfrytëzohet për kontrollimin e tymimit te gazrave dalës te motorët dizel te automjeteve te renda transportuese. Procedura zhvillohet për përcaktimin e emisionit te tymit ne rastin e ndryshimit te shpejtë te ngarkesës gjate numrit konstant te rrotullimeve. Cikli testues përbëhet nga tri ndryshime alternative kërcyese te ngarkese (nga 10% ne 100%) ne çdo nga tre numrat karakteristik te rrotullimit te motorit: A (cikli 1), B (cikli 2) dhe C (cikli 3), dhe atë te numrat e rrotullimeve te zgjedhur arbitrar e qe gjendet ndërmjet numrit te rrotullimeve A dhe C dhe ndërmjet ngarkese 10 % dhe 100 % (cikli 4). Numrat e rrotullimeve te motorit A, B dhe C janë definuar me ciklin testues ESC. Cikli testues ELR është treguar ne fig 5.1.8. Marrja e mostrave për përcaktimin e vlerës se tymimit kryhet ne mënyrë te vazhdueshme gjatë testimit, me frekuencë te marrjes se te dhënave jo me te vogël se 20 Hz. Mostrat e fituara analizohen, ndërsa vlera rezultuese e tymimit fitohet me llogaritje sipas procedurës ne vazhdim: 1.
special. 2.
Përcaktohet vlerat me te madhe te tymimit ne intervalet prej 1 s për çdo njërën nga tri ndryshime te ngarkesës për çdo numër testues te rrotullimeve te motorit. 3.
vlerë mesatare aritmetike për te tre hapat e ngarkesës. Vlera e fundme e tymimit te gazrave dalës përcaktohet si vlerë mesatare specifike te vlera mesatare te llogaritura ne numrat e rrotullimeve A (faktori i rëndesës 0.43), B (faktori i rëndesës 0.56) dhe C (faktori i rëndesës 0.01) duke marr parasysh edhe faktorin e rëndesës (vlerës). Fig 5.1.8 – ELR cikli testues 5.2 PRINCIPET BAZE DHE APARATET PËR MATJEN E PËRBËRJES SE GAZRAVE DALËS Rregulloret ECE, dhe ne bazë te tyre normativat ligjore te vendosura ne shkallë kombëtare, janë përcaktuar vlerat kufitare te emisionit te komponentëve te veçanta ne gazrat dalës te automjeteve motorike, si dhe kushtet ne bazë te se cilave motori, gjegjësisht automjeti testohet (ciklet testuese te standardizuara). Me rastin e zbatimit te ciklit testues përkatës merren mostrat e gazit, te cilat analizohen. Marrja e mostrave mund te jetë e veçante, ku ne intervalet e përcaktuar kohor merren sasia e caktuar e gazit ne qese speciale dhe me vonë analizohen, ose ne mënyrë te vazhdueshme, kur marrja e mostrave behet gjate gjithë kohës sa zgjatë testimi. Për analizën e përbërjes te mostrës se marr është e nevojshme te zbatohet metoda e përkatëse për përcaktimin e përqendrimit te komponentëve te veçanta ne mostrat e gazrave. Ne vazhdime do te përpunohen principet bazë për matjen e përqendrimin e komponentëve te veçante ne gazrat dalës. 5.2.1 MATJA E PËRQENDRIMIT TE MONOKSIDIT TE KARBONIT DHE DYOKSIDIT TE KARBONIT – CO DHE CO 2 Metodë me efikase për matjen e përqendrimit te CO dhe CO 2 ne gazrat dalës është metoda me ndihmën e analizatorëve absorbues me rreze infra te kuqe (NDIR – Non Dispersive Infrared Analyzer). Principi i punës bazohet ne vartësinë te numrit me te madh te gazrave me hetroatomeve (i cili përbëhet nga me se paku dy elemente te ndryshme kimike) te absorbojnë rrezatimin infra te kuqe ne domenin e spektrit qe është karakteristik për gazin e dhënë. Rrezatimi i absorbuar e rritë energjinë kinetike te atomeve, e cila manifestohet me rritjen e temperaturës se gazit. Analizatori me rreze infra te kuqe janë te volitshëm sidomos për analizën e CO dhe CO 2 ne gazrat dalës sepse gjatësia valore e tyre te absorbim maksimal pakës përputhet me komponentët tjera. Ekzistojnë shume variante te ndryshme te analizatorëve me rreze infra te kuqe, ndërsa një zgjidhje e zakonshme është treguar skematikisht ne fig 5.2.1.
Burimi i rrezatimit te rrezeve infra te kuqe dërgon tufa te drejtuara neper dhomën matëse (dhomën për analizë), neper te cilën rrymon gazi i cili analizohet, dhe neper dhomën krahasuese, ne te cilën ndodhet ndonjë gazë neutral i cili nuk kryen absorbimin (me se shpeshti N 2 ). Pas kalimit te rrëzës matëse dhe krahasuese neper dhomat, ne pranues behet krahasimi i energjive te tyre. Me se shpeshti dhoma e pranimit është e ndare me membranën e metalit e cila paraqet një pol te kondensatorit dhe mbushet me gazë, përqendrimi i se cilës matet. Për shkak te rrezatimit, ne dhomën e pranimit rriten temperaturat dhe shtypja. Nëse ne dhomën matëse nuk ka absorbim, gjegjësisht deri sa përqendrimi i komponentëve matëse është i barabarte me zero, shtypja ne te dy dhomat e pranimit rritet ne mënyrë lineare, dhe nuk ka ç’vendosje te membranës se kondensatorit. Ne rastin kur ne gazin matës gjendet komponenti qe analizohet, ajo absorbon një pjese te energjisë se rrezatimit, ashtu qe shtypja ne dhomën e pranimit ne anën e dhomës matëse është me i vogël, qe manifestohet me lëvizjen e membranës se kondensatorit dhe ne këtë mënyrë vendoset sinjali elektrik matës. Qe te arrihet sinjal me i mirë nga kondensatori, para dhomave matëse dhe krahasuese vendoset pengesa rrotulluese e cila ndërpret tufën e rrezeve me frekuencë prej 10 Hz. Analizatori absorbues me rreze infra te kuqe është shume i ndjeshëm ndaje avujve te ujit ne gazrat dalës te cilët analizohen, sepse molekulat e ujit absorbojnë rrezet infra te kuqe ne domenin e gjerë te spektrit. Për këtë arsye këto analiza kryhen ne gazra te thatë, d.m.th me gazra prej te cilëve janë te ndarë avujt e ujit. 5.2.2 MATJA E PËRQENDRIMIT TE HIDROKARBUREVE TE PA DJEGURA - C X H Y Për matjen e përqendrimit te sasisë se tërësishme te hidrokarbureve te pa djegura (TC x H
) ne gazrat dalës shfrytëzohet detektori flakës - jonizues (FID – Flame Ionization Detector). Mënyra e punës bazohet ne matjen e përçueshmërisë elektrike te flakës e cila krijohet gjatë djegies se ndonjë gazi. Flaka e krijuar gjatë djegies se hidrogjenit (H 2 ) me ajër ne fushën elektrike emiton rrymë te vogël te pa përfillshme te joneve, dhe mund te konsiderojmë se përçueshmërisë elektrike është e barabartë me zero. Nëse ne atë flake digjet edhe ndonjë gazë tjetër, pikërisht me prejardhje organike, krijohet jonizim i madh qe mund te regjistrohet ne instrumentin matës. Gjatë djegies se hidrokarbureve emisioni i joneve rritet ne proporcion me numrin e atomeve te karbonit qe kalojnë neper flakë. Pamja skematike e detektorit flakë – jonizues është paraqitur ne figurën 5.2.2.
Ne rrymimin e hidrogjenit i cili digjet me ajrinë sillet sasia e caktuar e gazit cili analizohet dhe për shkak te paraqitjes se jonizimit te flakës dhe fushës elektrostatike regjistrohet përqendrimi i hidrokarbureve. Madhësia e sinjalit është proporcionale me numrin e atomeve te karbonit te cilët kalojnë neper flakë. Pasi qe sinjali varet edhe nga rrymimi i gazit i cili analizohet duhet qe rrymimin te mbajmë rreptësisht konstant.
Aparati është shumë i ndjeshëm dhe me vonesa mjaftë te vogla kohore. Ndjeshmëria e aparatit përmirësohet me zvogëlimin e raportit te rrymimit te hidrogjenit ndaj rrymimit te gazit qe analizohet. E mete e detektorit flakë – jonizues është ndjeshmëria e tij ne sasinë e oksigjenit O 2 ne gazin qe analizohet, sepse me rritjen e sasisë se O 2 vjen deri te bashkëdyzimi i joneve te karbonit me oksigjenin e lire, dhe sinjali dalës për përqendrimin e njëjtë te hidrokarbureve behet me i vogël. E meta zvogëlohet me rritjen e raportit te rrymimit te hidrogjenit ndaj rrymimit te gazit qe analizohet, por me këtë humbet ne ndjeshmërinë e aparatit. 5.2.3 MATJA E PËRQENDRIMIT TE OKSIDEVE TE AZOTIT - NO X Për matjen e përqendrimit te oksideve te azotit ne gazrat dalës shfrytëzohet analizatori hemiluminiscent i gazrave. Mënyra e punës bazohet ne principin qe te disa rekcione kimike, ne kushte rreptësisht te kontrolluara, vjen deri te ngacmimi elektrik i atomeve ose molekulave te krijuara. Gjate kalimit te këtyre grimcave nga gjendja e ngacmuar ne gjendjen normale mund te vjen deri te rrezatimi i energjisë se dritës (hemiluminiscenca). Ky fakt është shfrytëzuar për matjen e përqendrimit te oksideve te azotit ne gazrat dalës. Duhet te theksohet qe ne përgjithësi NO x
interpretohet si shume e NO dhe NO 2 . Nëse, te vakuumi i lartë (2 – 3 mmHg te presionit absolut), NO bihet ne kontakt me ozonin O 3 do te vjen deri te reaksioni kimik: * 3 2 NO O NO O + → + 2
qe vazhdon me reaksionin:
* 2 2
NO NO h ν → +
Ku është: -
h ν - sasia e dritës ( h – konstantja e Plankut, ν - frekuenca e rrezatimit). Ne figurën 5.2.3 ne mënyrë skematike është paraqitur analizatori hemiluminiscent
Ne dhomën për reaksione sillet gazi i cili analizohet dhe ozoni, i cili fitohet ne gjeneratorin e ozonit me tension te lartë. Ne dhomë vjen deri te reaksionet e NO dhe O 3 dhe fitohet NO 2 i ngacmuar. Me kthimin e molekulave te NO 2 ne gjendje normale vjen deri te rrezatimi i energjisë se dritës, e cila detektohet ne pajisje. Energjia e dritës e detektuar është proporcionale me përqendrimin e NO ne gazë.
Sasia e tërësishme e NO x (NO + NO 2 ) ne gazrat dalës do te përcaktohet ne mënyrë qe gazrat dalës para hyrjes ne dhomën e matjes udhëhiqen nëpër konvertor, i cili është i nxehur ne temperaturë 750˚C, ku me këtë raste NO 2 kalon ne NO sipas reaksionit kimik: 2 2 2 2
NO NO O +
Gazrat dalës udhëhiqen ne dhomën për matje dhe ne këtë mënyrë e caktuar sasia e përqendrimit te NO, paraqet ne te vërtetë sasinë e tërësishme te NO x ne gazrat dalës, pasi qe ne konvertor e gjithë sasinë e NO 2 e ka kaluar ne NO. Përqendrimi i NO 2 ne gazrat dalës fitohet kur nga sasia e tërësishme e NO x zbritet ne fillim sasia e përcaktuar e përqendrimit te NO: [ ] [ ] [ ] 2
NO NO NO = − . Metoda e paraqitur është mjaftë e përshtatshme për matjen e përqendrimit te NO x ne gazrat dalës për shkak te precizitetit te madhe, me interferimit te vogël me gazrat tjerë. 5.2.4 MATJA E PËRQENDRIMIT TE OKSIGJENIT – O 2 Për matje e përqendrimit te oksigjenit ne gazrat dalës shfrytëzohet detektori paramagnetik (PMD – Paramagnetik Detector). Puna e tyre bazohet ne shfrytëzimin e vetive paramagnetike te substancave te veçanta (si p.sh oksigjenit). Me rastin e kalimit te këtyre substancave nëpër fushën magnetike vjen deri te rritja e shpejtimit te molekulave te tyre. Ky shpejtim i lëvizjes regjistrohet me detektor special ndërsa shkalla e shpejtimit te molekulave është proporcionale me përqendrimin e tyre ne gazrat qe testohen. Ekzistojnë shumë ndërtime te detektorëve paramagnetik, ndërsa dy variante te tyre janë paraqit ne fig .5.2.4 dhe 5.2.5
dhoma unazore Oksigjeni Gazi dalës Oksigjeni ne gazin dalës Gazi dalës Galvanometri gypi nga qelqi Teli i nxehet Analizatori paramagnetik i oksigjenit, për detektimin e shpejtimit te lëvizjes se molekulave te oksigjenit shfrytëzon telin e nxehet. Gazrat dalës sillen ne pajisjen matëse dhe kalojnë neper dhomën unazore te pajisjes. Dy anët e dhomës unazore janë te lidhura me gypin prej gjami me diametër te vogël. Ne këtë pjesë te aparatit është vendosur magneti paramagnetik dhe teli i nxehet për matjen e rrymimit te oksigjenit. Me rastin e veprimit te fushës magnetike molekulat e oksigjenit tërhiqen nga dhoma unazore ne gyp dhe me shpejtimin shtesë. Ne këtë mënyrë neper gypin e vogël krijohet rrjedhja e oksigjenit, i cili rrymon ne telin e nxehet. Për shkake te kësaj vjen deri te ndryshimi i temperaturës se telit, e me këtë edhe ndryshimi i rezistencës ne skajet e telit. Ne bazë te ndryshimit te rezistencës caktohet rrjedhja e oksigjenit, i cili është proporcional me përqendrimin e oksigjenit ne gazrat dalës qe analizohen.
Fig 5.2.5 – Analizatori i oksigjenit (detektori paramagnetik) gazi krahasues Zgjedhja e dyte e detektorit paramagnetik është paraqitur ne fig 5.2.5. Ne këtë rast për detektimin e oksigjenit shfrytëzohet ndonjë gaz krahasues, me se shpeshti CO 2 ose N 2 . Gazrat dalës sillen ne aparatin matës dhe rrymojnë neper kanalin matës. Ne te njëjtën kohe gazi krahasues rrymon neper kanalet 1 dhe 2 dhe plotëson kanalin tërthorë 4. Ne raste se ne gazrat dalës nuk ka oksigjen është vendosur gjendja e ekuilibruar dhe ne aparatin galvanometrik lexojmë vlerën zero. Kur ne gazrat dalës ekziston oksigjeni, për shkak te ndikimit te forcave magnetike ai tërhiqet ne kanalin 1. Ne atë mënyrë ne kanalin 1 ndërpritet rrymimi i gazit krahasues, dhe gazi krahasues fillon te rrymon neper kanalin tërthor 3. Me rastin e rrymimit te gazit ne telat 1 dhe 2 ne ata vjen deri te ndryshimi i temperaturës, gjegjësisht deri te ndryshimi i rezistencës ne skajet e tyre. Ky ndryshim i rezistencës regjistrohet ne galvanometër. Ndryshimi i rrjedhjes se gazit krahasues neper kanal është proporcionale me përqendrimin e oksigjenit ne gazrat dalës. 5.2.5 MATJA E TYMIMIT NE GAZRAT DALËS Për matjen e tymimit ne gazrat dalës ne esencë ekzistojnë dy metoda, te cilat bazohen ne matjen e jo depërtueshmërisë (zvogëlimin e depërtueshmërisë) te dritës ne gazrat dalës, gjegjësisht ne matjen e absorbimit te tufës se dritës e cila është e drejtuar ne filtër ne te cilin është deponuar bloza nga gazrat dalës te motorët dizel. Metoda Hartridge Kjo metodë shfrytëzohet për matjen te vazhdueshme te tymimit ne gazrat dalës te motorët dizel. Bazohet ne matjen e mos depërtimit te dritës ne gazrat dalës. Ne mënyrë skematike ne fig 5.2.6 është paraqitur pajisja Hartaidge për matjen e tymimit te gazrave dalës. Fig 5.2.6 – Metoda Hartridge për matjen e tymimit ne gazrat dalës lëshimi
Gazrat dalës me ndihmën e sondës matëse, përmes larguesit te lagështisë, bihen ne pajisje dhe rrymojnë neper dhomën matëse (gypin matës). Presioni dhe temperatura brenda dhomës matëse rregullohen ne atë mënyrë qe ti shmangemi ndikimit te rrymimit kthyes te gazrave dalës. Nga njëra ane e dhomës matëse gjendet llampa halogjene, e cila emiton tufën e dritës te drejtuar neper dhome. Kjo tube rrezeve te dritës detektohet me ndihmën e foto qelisë e cila është e vendosur ne anën tjetër te dhomës matëse. Ne varshmëri prej tymimit te gazrave dalës, vjen deri te absorbimi i emetimit te dritës, qe regjistrohet ne pajisje. Sa me i madhe te jete tymimi i gazrave dalës aq me pakë drite do te kaloje deri ne foto qelia. Kështu e përcaktuar sasia e tymimit te gazrave dalës shprehet përmes koeficientit te absorbimit k ose përmes përqindjes se vlerës te depërtueshmërisë N:
1
ln ln 1
100 co c I N k L I L ⎛ ⎞ ⎛ ⎞ = ⋅ = − ⋅ − ⎜ ⎟ ⎜ ⎟ ⎝ ⎠ ⎝ ⎠
Ku është: -
L – gjatësia e dhomës matëse (gjatësia e shtyllës se tymit ne gypin matës), -
I co - intensiteti i rrymës ne foto qeli kur tymimi ne gazrat dalës është i barabartë me zero, -
c – intensiteti i rrymës ne foto qeli për matjen e vlerës se tymimit ne gazrat dalës. Koeficienti i absorbimit te dritës k shprehet ne m -1 , ndërsa N si vlere e përqindjes te depërtueshmërisë se gazit ne shkallë prej 0 deri ne 100. Qe te arrihen siguria e lartë dhe përsëritja e rezultateve te matjes duhet qe ne mënyrë precize te definohet gjatësia e dhomës për matje, si dhe te pengohet ndotja e llambës dhe foto qelisë. Mundësia e paraqitjes se grimcave te pluhurit ne llambë dhe foto qeli zvogëlohet me prurjen e ajrit te pastër i cili rrymon brenda pajisjes. Pastrimi i kohe pas kohe është i mundur me rrotullimin e aksit ku janë vendosur poqa (llamba) dhe foto qelia për 180 °.
Metoda BOSCH Principi i punës i kësaj metode bazohet ne matjen e absorbimit te tufës se dritës te drejtuar ne filtrin ne te cilin është deponuar bloza nga gazrat dalës te motorët dizel. Pamja skematike e pajisjes Bosch për matjen e tymimit nga gazrat dalës është dhënë ne fig 5.2.7. Fig 5.2.7 – Metoda e Bosch-it për matjen e tymimit te gazrave dalës balon për vënien ne lëvizje te pompës Me ndihmën e pompës me vëllim punës prej 330 cm 3 , përmes sondës, merret mostra e gazit dalës nga gypi zbrazës. Grimcat ne gazrat dalës deponohen ne filtrin prej letre i cili ndodhet ne mbajtësin e filtrit ne pompë, ku nxirja e filtrit te letrës është proporcional me përqendrimin e blozës. Pas marrjes se mostrave ne filtrin e letrës analizohet tymimi me metodat e rezistencës elektrike duke shfrytëzuar fotometrin reflektues. Tufa e dritës drejtohet ne filtrin e letrës dhe me ndihmën e foto qelisë regjistrohet sasia e dritës se reflektuar. Sa me e madhe te jete nxirja e filtrit, aq me i madh është absorbimi i dritës, dhe kuptohet sasia e reflektuar e dritës me e vogël. Rezultatet janë paraqitur ne formën e numrin te tymimit te Bosch – it ne shkallen 0 – 10.
Te matja e përqendrimit te ndotësve te veçante nga automjetet motorike është e zakonshme qe testimi te kryhet për regjime te ndryshme te shpejtësisë se motorit si dhe regjime te ndryshme te ngarkesës se motorit. Për regjimin e shpejtësisë te punës se motorit masa themelore është numri i rrotullimit te motorit. Për matjet e numrit te rrotullimeve ne përgjithësi, gjithashtu edhe për matjen e numrit te rrotullimeve te motorëve me djegie te brendshme shfrytëzohen dhënësit te cilët bazohen ne principe te ndryshme te punës. Ekzistojnë dhënës mekanik, elektrike, elektronik dhe stroboskopik te numrit te rrotullimit. Sinjali i cili fitohet nga dhënësit i numrit te rrotullimit mund te jete analitik ose digjital. Dhënësit mekanik te numrit te rrotullimeve Dhënësit mekanik te numrit te rrotullimeve punon ne principin e forcave centrifugale. Me rritjen e numrit te rrotullimeve forca e krijuar centrifugale i largon peshat ose zhvendos lavjerrësin rrotullues te pajisjes, dhe ky rrotullim përmes sistemit te levave bënë përcjelljen e rrotullimit ne akrepin e pajisjes treguese. Me zvogëlimin e numrit te rrotullimeve zvogëlohet forca centrifugale, dhe për shkak te veprimit te sustës peshat, gjegjësisht lavjerrësi kthehen ne pozitën fillestare. Nga barazimi: 2 2
c n F m r m r π ω ⋅ ⎛ ⎞ = ⋅ ⋅ = ⋅ ⋅⎜
⎟ ⎝ ⎠ rrjedh se forca centrifugale është proporcionale me katrorin e numrit te rrotullimeve, dhe me ketë është vendosur lidhja ndërmjet numrit te rrotullimeve dhe ç’vendosje te akrepit te aparatit tregues. Dhënësit centrifugal te numrave te rrotullimeve nuk janë te përshtatshëm për matjen e numrit te madh te rrotullimeve. Këta dhënës nuk janë shumë te saktë, gabimi i matjes është ne diapazonin 1 – 8 %. Shembuj te dhënëseve centrifugal te numrit te rrotullimeve janë treguar ne forma skematike ne figurat 5.3.1 dhe 5.3.2
Puna e këtyre dhënëseve varet nga shfrytëzimi i aftësive te fushës magnetike te magnetit permanent. Ne mënyrë skematike një zgjidhje e këtillë është dhënë ne fig 5.3.3.
Fig 5.3.3 – Dhënësi induktivë (elektro mekanik) i numrit te rrotullimeve Magneti permanent është i lidhur me boshtin dhe rrotullohet bashke me te. Për shkak te rrotullimit magnetit indukton rrymat dredhë te cilat rrotullojnë tamburin e aluminit ne te cilën është i lidhur akrepi i pajisjes treguese. Sa me i madh qe te jetë numri i rrotullimeve aq me i madh është rrotullimi i tamburit, dhe me ketë zhvendosje e akrepit. Gabimi i matjeve me këtë pajisje sillet ne diapazonin 2 – 6 %. Dhënësit elektrik te numrit te rrotullimeve Dhënësit elektrike i numrit te rrotullimeve është paraqitur skematikisht ne fig 5.3.4. Rotori i pajisjes lidhet ne boshtin numri i rrotullimeve i te cilit matet, ndërsa statori është magneti permanent. Me rrotullimin e rotorit gjenerohet rryma një kahe. Tensioni ne skaje matet me voltmetër me bobinën rrotulluese. Lidhja ndërmjet numrit te rrotullimeve te boshtit dhe tensionit te matur është dhën me barazimin: U C n φ = ⋅ ⋅ Ku janë: -
U -
φ - fluksi magnetik -
- numri i rrotullimeve n Gabimet e matjeve me këtë aparat sillen nen 0,5 %.
Dhënësi induktiv i numrit te rrotullimeve Principi i punës i këtyre dhënëseve bazohet ne paraqitjen e indiktuvitetiet ne mbështjelljeve qe gjenden ne fushën magnetike. Dhënësi përbëhet nga një magnet permanent ne te cilin gjinden mbështjellat e telit dhe tjetri qe gjendet ne elementin rrotullues numri i rrotullimeve i te cilit matet. Për çdo rrotullim te elementit rrotullues këtë magnet takohen qe ne mbështjelljet e tyre gjenerohet impulsi i tensionit. Këto impulse mblidhen ne numëruesin elektronik te impulseve. Distanca ndërmjet magneteve është 0,5 – 1 mm. Dhënësi është shumë preciz, me gabim te matjes nën 0,5 %. Pamja skematike te dhënësit induktiv është paraqitur ne figurat 5.3.5 dhe 5.3.6.
Fig 5.3.6 – Dhënësi induktiv i numrit te rrotullimeve Dhënësi fotoelektrik i numrit te rrotullimeve Puna e dhënësit fotoelektrik bazohet ne detektimin e tufës se drejtuar te dritës me ndihmën e foto qelisë. Ekzistojnë shume ndërtime te ndryshme te këtyre pajisjeve, ndërsa një variant është paraqitur skematikisht ne fig 5.3.7. Fig 5.3.7 – Dhënësi fotoelektrik i numrit te rrotullimeve Ne boshtin numri i rrotullimeve qe matet është vendosur pllaka me prerje (vrima). Kjo plakë është vendosur ndërmjet burimit te rrezeve te dritës dhe foto qelisë. Me rrotullimin e pllakës drita periodikisht kalon nëpër vrimat dhe detektohet ne foto qeli ne formë te impulseve elektrike. Ne këtë mënyrë është fituar sinjali i cili paraqet lidhjen ndërmjet numrit te rrotullimeve dhe impulseve elektrike. Këta impulse mblidhen ne numëruesin e impulseve elektronike. Varianti tjetër i dhënësit elektronik te numrit te rrotullimeve është paraqitur ne fig. 5.3.8. Ne këtë raste boshti, numri i rrotullimeve i te cilit matet, ne një vend është i nxire me një vije te hollë. Tufa e dritës drejtohet ne bosht me një këndë dhe me ndihmën e foto qelisë regjistrohet sasia e dritës se reflektuar. Gjate rrotullimit te boshtit, kur te vjen regjioni i nxirë sasia e reflektuar e dritës qe do te pranoje foto qelia do te jetë me e vogël ne raport me situatën kur te vjen sipërfaqja e pa nxirë. Ne këtë mënyrë gjenerohet sinjali i cili është proporcional me numrin e rrotullimeve te boshtit. Impulset e fituar regjistrohen ne numëruesin e impulseve elektronike. Dhënësi është shum preciz, me gabim te matjes nen 0,5 % Fig 5.3.8 – Dhënësi fotoelektrik i numrit te rrotullimeve Dhënësi stroboskopik i numrit te rrotullimeve Stroboskopet shfrytëzojnë efektet optike te aftësisë se syrit qe te përcjell figurat qe ndryshojnë shpejtë (reflekset e nervit te syrit zgjasin nga 1/15 deri ne 1/20 pjesë te sekondës). Te shpejtësitë me te mëdha te ç’vendosje se figurës krijohet përshtypja qe figura lëviz ngadalë ose edhe qe ndalet. Stoboskopi është oscilator me burim te fortë te dritës ku frekuenca e ndezjes dhe fikjes mundet ne mënyrë te vazhdueshme te ndryshoj. Tufa e dritës drejtohet ne vendin e precizuar te boshtit. Frekuenca e ndezjes dhe fikjes ndryshohet derisa nuk krijohet përshtypja optike se boshti nuk rrotullohet. Ne këtë raste frekuenca e ndezjes se llambës përputhet me ardhjen e vendit te shënuar te bosht. Ne këtë mënyrë është vendosur lidhja ndërmjet numrit te rrotullimeve dhe sinjalit ne stroboskop. Gabimi i matjeve me stroboskok sillet ne diapazonin 0,2 – 1 %. Paraqitja skematike e stroboskopit është dhënë ne fig 5.3.9.
Dhënësi i Hall - it i numrit te rrotullimeve Ne kohet e fundit ne teknikën automobilistike zbatim te madh kane dhënësit te të cilët principi i punës bazohet ne efektin e Hall – it. Kur neper përçues ose gjysmë përçues i cili ndodhet ne fushën magnetike lëshohet rryma elektrike vertikalisht ne fushën magnetike (fig 5.3.10), ne atë gjenerohet tensioni, ne drejtim normal ne rrjedhjen e rrymës elektrike dhe fushës magnetike. Ky tension emërtohet tensioni i Hall - it dhe mund te përcaktohet sipas barazimit: V H I B U R d ⋅ = ⋅ Ku janë: R – konstantja e Hall – it, I v – tensioni i furnizimit, B – fusha magnetike, d – trashësia e përçuesit
Me dhënësit qe punojnë sipas principit te efekteve te Hall – it mund te maten madhësi te ndryshme fizike, dhe zbatim mjaft te madhe kanë ne matjen e numrit te rrotullimeve. Dhënësit e Hall – it janë shumë kompakt, ne aspektin konstruktiv mund te izolohen nga ndikimi i pluhurit, papastërtisë, ujit dhe ne brendësi te vet dhënësit nuk ka elemente lëvizës, gjë që ju jep përparësi mjaft te madhe ndaj dhënëset optik ose elektro mekanik. Shembuj te përdorimit te dhënësit te Hall – it për matjen e numrit te rrotullimeve janë paraqitur ne figurat ne vazhdim. Principi i punese i ndërprerësit rrotullues te Hall–it është treguar ne figurat 5.3.11 dhe 5.3.12. Ne dhomën nga materiali përçues magnetik janë vendos dhënësi i Hall- it dhe magneti, ku ndërmjet tyre ekziston hapësira e zbrazet. Gjatë veprimit te fushës magnetike ne dhënës gjenerohet tensioni i Hall–it, i cili regjistrohet ne pajisjen matëse. Kur ne hapësirën ndërmjet dhënësit dhe magnetit gjendet pllaka nga materiali feromagnetik vjen deri te ridrejtimi i te rrjedhjes magnetike ashtu qe fusha magnetike nuk vepron ne dhënësin e Hall–it. Pas shkak te kësaj ndërpritet gjenerimi i tensionit ne dhënësin e Hall–it. Me përdorimin e pllakës rrotulluese me flatra (krihe) vjen deri te gjenerimi dhe ndërprerja alternative te qarkut elektrik, ku frekuenca e sinjalit varet nga numri i rrotullimeve te aksit ne te cilën gjendet pllaka.
Dhënësi i Hall–it, 4- Hapësira ndërmjet dhënësit dhe magnetit, U o – tension i furnizimit, U S – tensioni ne senzor, b – gjerësia e krahëve te pllakës Fig 5.3.12 – Principi i punës se ndërprerësit rrotullues te Hall – it Pllaka nga materiali feromagnetike mund te ndërtohet ne forma te ndryshme, siç janë paraqitur ne fig 5.3.13. Pllaka mund te jete dhe e rrafshet, dhe atëherë shfrytëzohet për regjistrimin te ç’vendosje lineare.
5.3.13 – Format e ndryshme te pllakës nga materiali i feromagnetik qe shfrytëzohen te ndërprerësi i Hall - it Me ndihmën e dhënësit te Hall–it mund te matet numri i rrotullimeve duke shfrytëzuar rrotës e dhëmbëzuar gjegjësisht dhëmbëzorin (figura 5.3.14). Dhënësi i Hall–it dhe magneti vendosen ne shtëpinë e përbashkët (pamja detale e sondës është paraqitur ne fig 5.3.15), dhe me veprimin e fushës magnetike ne dhënës vazhdimisht gjenerohet tensioni. Intensiteti i tensionit ndryshon varësisht nga ajo se ne fushën magnetike a gjendet dhembi ose kanali i rrotës se dhëmbëzuar. Varësisht nga numri i rrotullimit te rrotës se dhëmbëzuar ndryshon edhe frekuenca e sinjalit te fituar.
Me shfrytëzimin e rrotës se dhëmbëzuar ne mënyrë te njëjtë është e mundshme te matet dhe ç’vendosja këndore.
Fig 5.3.15 – Sonda me senzorin e Hall – it Ne vende te rrotës se dhëmbëzuar për matjen e numrit te rrotullimeve mund te shfrytëzohet edhe rrota me magnet (figura 5.1.16). Ne sonde gjendet vetëm dhënësi i Hall–it, ndërsa tensioni gjenerohet me për shkak te fushës magnetike te magnetit ne rrotë. Gjate kësaj ndryshimi i polit te magnetit pasqyrohet ne ndryshimin e sinjalit te dhënësit. Fig 5.3.16 – Matja e numrit te rrotullimeve me ndihmën e dhënësit te Hall–it, duke shfrytëzuar rrotën me magnet: 1 – Dhënësi i Hall – it, 2 – Shtëpiza, 3 – Rrota me magnet . Literatura
1. Automotive Handbook, 6th Edition, Robert Bosch GmbH, 2004 2. UNECE Pravilnici
3. T. Stojičić: Metode ispitivanja motora SUS – koncept predavanja, Mašinski fakultet Sarajevo 4.
www.dieselnet.com
5. Hall Effect Sensing and Application, Honeywell Inc., www.honeywell.com/sensing 5.4 USHTRIME LABORATORIKE: PËRCAKTIMI I PËRBËRJES SE GAZRAVE DALËS TE AUTOMJETI MOTORIK Përcaktimi i përbërjes se gazrave dalës te automjeti motorik do te kryhet me matje me ndihmën e pajisjeve CARTEC CET 2200 C. Pajisja është treguar ne figurën 5.4.1. CARTEC CET 2200 C është pajisje e kombinuar matëse e cila mundëson matjen e përqendrimit te CO, CO 2
dhe O
2 ne gazrat dalës te motorit otto, si dhe tymimit te gazrave dalës te motorët dizel. Me zgjerimin e ndërtimit te aparatit me pajisje shtesë, është e mundur dhe matja e përqendrimit te NO x te motorët otto. Për matjen e përqendrimit te CO, CO 2 dhe C
x H y shfrytëzohet analizatori absorbuesme rreze infra te kuqe, ndërsa përqendrimi i O 2 dhe NO
x përcaktohet me metodat elektro kimike. Me këto pajisje është e mundur edhe matja e parametrave te punës te motorit, siç janë numri i rrotullimeve, temperatura e vajit, koha e ndezjes se përzierjes ajër – lëndë djegëse, dhe si e tillë munde te shërbej për diagnostifikimin e motorit. Konfigurimi i përshkruar i pajisjes mundëson përdorimin e tije ne qendrat e kontrollimit teknik te automjeteve sipas te gjitha normativave ne fuqi nacionale dhe ndërkombëtare. Për informim me te hollësishëm rrethe mënyrës se shfrytëzimit te pajisjes shfrytëzohet udhëzuesi për punë me pajisjen (Emission Tester CET 2200 C – Manuali praktik)
Për matjen e përbërjes se gazrave dalës nevojitet qe matjet te bëhen ne dy automjete motorike te ndryshme, me motor otto gjegjësisht dizel. Te dhënat bazë për automjetet e testuar duhet te shënohen ne tabelën 5.4.1. Tabela 5.4.1 te dhenat themelore per testimin e automjeteve*
Automjet me motor otto Automjet me motor dizel Prodhuesi
Marka dhe tipi i automjetit
Lloji i automjetit
Viti i prodhimit
Lloji i motorit
Vëllimi punues i motorit
Fuqia e motorit
*Me nënshkrim e vërteton asistenti _________________ Detyra 1: përcaktimi i emisionit te gazrave dalës te automjeteve motorike sipas normativave ligjore kombëtare për kontrollin periodik te përbërjes se gazrave dalës Ne kornizë te detyrës duhet qe te bëjmë përcaktimin e sasisë se emisionit te gazrave dalës për automjete me motor otto dhe automjete me motor dizel sipas normativave ligjore kombëtare te parapara për kontrollin periodike te përbërjes se gazrave dalës (emisioni i CO për automjete me motorë otto, gjegjësisht emisionin e tymimit për automjete me motor dizel). Si rezultate te matjes se kryer duhet fituar vlerat e emisionit te CO për automjetin e testuar me motor otto, si dhe vlerën e emisionit te tymit për automjetin e testuar me motor dizel. Te krahasohen vlerat e matura me vlerat kufitare te përshkruara me rregullativ ligjore dhe shëno komentin. Vlerat e emisionit te gazrave dalës, si dhe parametrat punues te motorit te cilët kryhet matja e emisionit te gazrave dalës janë përshkruar nga ana e prodhuesit te automjetit. Për automjetet e testuar duhet qe te dhënat normuese ti shënojmë ne tabelën 5.4.2 ndërsa rezultatet e testimit ne tabelën 5.4.3. Tabela 5.4.2 Parametrat punues dhe vlerat e dhëna te emisionit te përcaktuara nga prodhuesi* Automjet me motorin otto Automjet me motorin dizel Temperatura e vajit min °C
Temperatura e vajit min
o C min min
Këndi i mbylljes max
- Numri i rrotullimeve ne hapin boshe max
rr/min min
min Pika e ndezjes max °
Numri i rritur i rrotullimeve max rr/min
Hapi boshë Errësimi max
m
Koha
e matur
s Numri i rrotullimeve te motorit
o/min
Emisioni i CO % vëll
Hapi bosh i rritur min
Numri i rrotullimeve i motorit max rr/min
Emisioni i CO
% vëll min Faktori λ max
-
*Nënshkrimi i asistentit _________________
Tabela 5.4.3 – Rezultatet e testimit Automjetet me motor otto Automjetet me motor dizel Temperatura e vajit °C
°C
Këndi i mbylljes - Koha
e matjes
s
Matja Pika e ndezjes °BM
1. 2. 3. Hapi boshe Numri i rrotullimeve ne hapin boshe rr/min
Numri i rrotullimeve te motorit rr/min
Numri i rritur i rrotullimeve rr/min
Emisioni i CO % vëll
m -1
Hapi bosh i rritur koha s
Numri i rrotullimeve te motorit rr/min
Emisioni i CO % vëll
Vlera aritmetike mesatare e errësimit m -1
Faktori landa -
Komentet: ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ Detyra 2: Përcaktimi i përbërjes dhe sasisë se tymimit nga gazrat dalës te automjetet motorike me motor otto dhe dizel, gjate testimit te motorëve pa ngarkesë. Ne baze te detyrës duhet qe te caktohet përqendrimi i CO, CO 2 , O 2 dhe C
x H y ne gazrat dalës te automjeteve me motor oto, gjegjësisht tymimin e gazrave dalës te automjetet me motor dizel, për pese vlera te ndryshme te numrit te rrotullimeve ( ne hapësirën prej minimales ne maksimale), për testim te motorit pa ngarkesë. Si rregulltat i matjes se zbatuar duhet qe te fitohet varshmëria e përqendrimit te komponentëve te veçanta ne gazrat dalës nga numri i rrotullimit te motorit, për motor te testuar pa ngarkesë, dhe kjo varshmëri te paraqitet ne diagram dhe te jepen komentet.
Numri i rrotullimeve CO CO
2 O 2 C X H Y Numri i
rrotullimeve Errësimi Matja rr/min
% vëll. % vëll. % vëll. ppm
rr/min m -1 1.
2.
3.
4.
5.
Komentet: ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________ Document Outline
Download 269.55 Kb. Do'stlaringiz bilan baham: |
ma'muriyatiga murojaat qiling