Ekspozitë e prezantuar nga Ambasada Gjermane Muzeu Historik Kombëtar


Download 27.96 Kb.
Pdf ko'rish
Sana26.07.2017
Hajmi27.96 Kb.
#12089

Përkthim kortezie 

 

Diktatura dhe Demokracia në Epokën e Ekstremeve: 

Fasha drite mbi historinë e Evropës në Shek. XX 

 

Ekspozitë e prezantuar nga Ambasada Gjermane  

 

Muzeu Historik Kombëtar  

 

Tiranë, 12 tetor 2014 

 

Fjala e hyrjes 

 

Ambasadori Hellmut Hoffmann 

 

 



 

E nderuar Ministre e Kulturës,  znj. Kumbaro, 

i nderuar Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, z. Labi, 

zonja dhe zotërinj, 

 

2014 është një vit i veçantë përkujtimi: fillimi i Luftës së Parë Botërore 100 vjet të shkuar, ai i 



Luftës së Dytë Botërore përpara 75 vjetësh dhe fundi i Luftës së Ftohtë 25 vjet më parë, 

shënuar me rënien e Murit të Berlinit.   

 

Shek. XX ishte shekulli i një dhune të skajshme, udhëhequr nga ideologjitë më ekstreme – por 



në të pati edhe pika kthese të një mungese të konsiderueshme dhune sikurse u dëshmua gjatë 

revolucionit paqësor të fundit të viteve ‚80 fillimit të viteve ‚90.  

 

E gjitha kjo pati një dimension jo vetëm evropian, por edhe global, dhe besoj se nuk është e 



tepruar të them, se gjermanët kanë luajtur një rol domethënës në një pjesë të mirë të saj.  

 

Ndaj ishte pothuajse diçka e natyrshme,  që institucionet gjermane të organizonin një 



ekspozitë, e cila të tregojë historinë e „shekullit të ekstremeve“, ashtu sikurse e cilëson shek. 

XX historiani Eric Hobsbawm ne një libër brilant. 

 

Ekspozita rrëfen historinë dramatike të një shekulli, i cili lavjerret mes lirisë dhe tiranisë, 



demokracisë dhe diktaturës, dhe, ndërsa fokusohet në pjesën gjermane, duket qartë se sa të 

ndërthurura ngushtë më njëra-tjetrën ishin fatet e kombeve dhe historitë e tyre, e këtu 

sigurisht që bën pjesë edhe Shqipëria. 

 

Jam shumë i gëzuar që mundëm ta sillnim këtë ekspozitë këtu në Shqipëri dhe kam 



kënaqësinë të mund  t’ju uroj sot të gjithëve mirëseardhjen në çeljen e saj! 

 

Në mënyrë të veçantë më gëzon fakti, që Ministrja e Kulturës, znj. Kumbaro shprehu një 



interes të fuqishëm për këtë ekspozitë dhe që sot unë mund ta deklaroj atë të hapur së bashku 

me të. 


 

Më tej do të doja t’i shprehja mirënjohjen tonë Muzeut Historik Kombëtar dhe drejtorit të tij, 

z. Labi, që na lejoi ta shfaqnim atë në këto ambjente. 

 


 

Zonja dhe zotërinj, 



ka arsye të ndryshme, pse isha kaq i dëshiruar ta sillja këtë ekspozitë këtu. Më lejoni të nis me 

shpjegimin e tyre fillimisht nga një perspektivë personale:  

 

Unë u rrita në një familje, e cila në fund të luftës,  në vitin 1945, bashkë me milionë gjermanë 



të tjerë u dëbuan nga territoret gjermano-lindore. Ky fat dhe interpretimi i tij kanë qenë objekt 

debatesh intensive – hera-herës edhe të një ndjesie mllefi – në familjen time, qëkur isha një 

fëmijë i vogël, dhe besoj se kështu ka qenë edhe për shumë familje të tjera gjermane. 

 

E ndërsa gjenerata e prindërve tanë  ishin të zemëruar hidhur në mënyrë të kuptueshme rreth 



humbjes së të ashtuquajturit  Heimat – të atdheut të tyre – disa prej nesh, fëmijëve, ndjenim se 

ajo që kish ndodhur duhej vendosur në një kontekst historik.  

 

Po!, argumentonim ne në debat. Traktati i Paqes së Versajës nuk kishte qenë diçka e mençur – 



sikurse kishin konstatuar në atë kohë vëzhgues të mprehtë si John Meynard Keynes – pasi 

kishte goditur  rëndë shpresën e rindërtimit të një Evrope të qëndrueshme pas Luftës së 

Madhe,  

dhe PO!, famëkeqi „Bloodlands“ – për të cituar titullin e një tjetër libri brilant – kishte filluar 

me Terrorin e Madh të Stalinit në mes të viteve ‚30, 

dhe, sërish PO!, dëbimi – apo për të përdorur një term më modern – spatrimi etnik i miliona 

njerëzve ishte dhe vazhdon të jetë mizor dhe kundër të drejtës ndërkombëtare.  

 

Por, ky debat me prindërit tanë shkonte më tej – si i bëhej me përgjegjësinë tonë? Si i bëhej 



me diktaturën totalitare dhe mizore naziste? Po me gjithë sa ne gjermanët u kishim bërë të 

tjerëve nën Hitlerin, prej se nisëm Luftën e Dytë Botërore, më pas me mënyrën brutale dhe të 

pamëshirme në të cilën e udhëhoqëm atë, duke vazhduar më pas me persekutimin e hebrenjve, 

romëve e të tjerëve, e duke duke kulmuar në tmerrin e papërshkrueshëm të Zgjidhjes 



Përfundimtare, Holokaustit?  

 

Në vitet ‘60  në RFGJ nisi një debat i gjerë kombëtar rreth këtyre çështjeve, i cili në thelb 



ishte një debat rreth mënyrës, se si duhej të përballeshim me të shkuarën në mënyrë të 

ndershme e të vërtetë.   

 

Gustav Heinemann, Presidenti Federal asokohe, e përmblidhte këtë duke vërejtur



„Gjermania është një atdhe i vështirë“.  

 

Për shumë e shumë gjermanë, përfshirë mua, konkluzioni ishte i qartë: Ne duhet të jemi dhe të 



mbetemi të vetëdijshëm për gjithë sa kishte ndodhur me të gjitha palët, dhe mbi këtë bazë 

gjëja e duhur për tu bërë ishte të shihnim përpara e të ndërtonim marrëdhënie të reja të 

pajtimit, paqes dhe bashkëpunimit.  

 

Ishte Willy Brandt, një Kancelar i madh Gjerman, i cili personifikoi këtë mendësi të re, dhe 



unë jam i kënaqur, që ai jetoi mjaftueshëm të shihte frutet e poltikës së tij kurajoze të 

çtensionimit, teksa rreth 20 vjet më vonë muri i Berlinit më në fund binte. 

 

Pas ribashkimit, Gjermanisë iu desh të përballej me një të shkuar tjetër të vështirë, atë të 



regjimit shtypës të socializmit burokratik në ish RDGJ. Presidenti Federal, Joachim Gauck, i 

cili ka qenë qytetar i atij shteti, ka luajtur një rol madhor në këtë përpjekje si kreu i një 

institucioni, i cili hapi për publikun dosjet e shërbimit famëkeq të sigurisë STASI.  

 


 

Unë besoj, se mund të thuhet që të dyja këto eksperienca tonat me përpjekjen e vendosur për 



t’u përballur me dy lloje të ndryshme të së shkuarës ishin pa dyshim te dhimbshme – hera-

herës me gjasë edhe përtej të arsyeshmes, çka ndoshta është e paevitueshme në këto rrethana 

– por në fund ishin jashtëzakonisht pozitive.  

 

Kjo ekspozitë është, besoj, një pasqyrim i mirë i të gjithë kësaj. 



 

Tani, zonja dhe zotërinj, jemi këtu në Shqipëri, një vend që për pothuaj gjysmë shekulli ka 

pësuar një diktaturë staliniste të

 

paskrupullt, me të gjitha tragjeditë dhe vuajtjet njerëzore që 



mund të mbartë ajo.  

 

Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dytë, pse mendova se do të kishte qenë interesante ta sillja 



këtë ekspozitë në Tiranë. 

 

Shpresa ime është se  ajo do të ndihë në inkurajimin e një debati në këtë vend  rreth mënyrës 



se si duhet të trajtohen dekada të tëra tiranie dhe trashëgimia e saj. Dhe këtu nuk dua të shtoj 

asgjë tjetër, pasi ky është një debat që shqiptarët duhet ta bëjnë mes vetes

 

Një mendim përmbyllës, nëse mundem:  



 

Kur shohim rreth nesh – dhe në fakt, nuk është nevoja të shohim shumë larg – kuptojmë me 

dhimbje se paqja e përjetshme e Immanuel Kant-it nuk ka ardhur. Pra, mund të shohim qartë 

se koncepti i një „lufte që u jep fund të gjitha luftrave“, që në një farë kuptimi ndonjëherë 

frymëzon edhe sot luftra e aksione luftarake, rezultoi të ishte një krijim i fantazisë. 

 

Nëse kjo ekspozitë do të ndihmonte sado pak, që të kuptoheshin më mirë tragjeditë e 



tmerrshme të shekullit të shkuar, arsyet përse u mbërrit deri aty, dhe mbi të gjitha nëse 

njerëzit mësojnë se angazhimi konstruktiv dhe bashkëpunimi paqësor mund të sjellë frute 

edhe kur pengesat janë të mëdha, atëherë është arritur diçka.  

 

Ju falemnderit, dhe tani mezi pres të dëgjoj fjalën e znj. Ministre të Kulturës. 



 

Pas kësaj, të dy ne do të kemi kënaqësinë të vizitojmë ekspozitën së bashku me ju. 

 

 

.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.- 



 

 

 



 

 

 



 

 

 



    

 

 



 

Download 27.96 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling