Cyan magenta yellow black


Download 0.86 Mb.
Pdf ko'rish
bet8/9
Sana12.12.2017
Hajmi0.86 Mb.
#22131
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Jennifer Aniston

dhe Justin Theroux,

martesa në Hawaii

Dy mango në Japoni, 2125 euro

Galaxy Note 4, prezantim në IFA Berlin

Dy mango të prodhuara në jug të Japonisë u

shitën me çmimin befasues prej 300 mijë jen (2 125

euro), një çmim rekord për daljen e parë të frutave të

sezonit, bëri të ditur agjencia japoneze e lajmeve,

Kiodo. "Këto mango të llojit 'Taiyo no tamago'(veza

e diellit) u blenë në prefekturën e Miyazakit në ishul-

lin e Kyushusë (jugperëndim) nga një dyqan i madh

në Fukuokas (në të njëjtin ishull), i cili duhet t'i

transportonte me avion për të kryer ekspozimin e

tyre", njoftoi agjencia. Për të hyrë në kategorinë e

mangove të cilësisë së lartë, çdo frut duhet të pe-

shojë të paktën 350 gramë dhe të përmbajë një

përqindje të lartë sheqeri. Frutat kushtojnë zakon-

isht shtrenjtë në Japoni, ku një mollë kushton

rreth dy euro dhe 20 qershi të bukura të ofruara në

formë dhurate mund të kapin shifrën e 70 euro.

Galaxy Note 4 do të prezantohet zyrtarisht

në panairin e teknologjisë IFA Berlin, i cili do të

mbahet në shtator të këtij viti. Lajmi është bërë i

ditur nga Korea Times, të cilët thonë se janë infor-

muar nga zyrtarët e Samsung, ku kompania ësh-

të duke menduar për debutimin e Note 4 në Berlin,

pasi tashmë është në fazën finale të përcaktimit të

detajeve për tabletin e saj të ri. Në mesin e karak-

teristikave të përfolura për Samsung Galaxy Note

4 është edhe procesori 64-bit me njërin nga mod-

elet e reja të procesorëve të Qualcomm Snapdrag-

on me 64-bit. Galaxy Note 4 do të vijë me 4GB

RAM, 128GB memorie të brendshme, ekranin

në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Madhësia e ekranit të Note 4 pritet 6 inç, ndërsa

kamera e pasme e tabletit do të jetë me 20.1MP.

F

illimisht u tha se Jennifer Aniston dhe Justin Theroux



do të kurorëzonin dashurinë e tyre në Meksikë, pasi ky

vend i kishte lënë shumë mbresa aktores gjatë pushi

meve, por destinacioni ka ndryshuar. Sipas një burimi

për 'Us Weekly' është bërë me dije se ata do ta zhvillojnë ceremon-

inë martesore në Hawaii. Ende nuk është kuptuar arsyeja e vërtetë

se përse ata e kanë bërë këtë ndryshim, por hipotezat nuk kanë

munguar. Thuhet se Jennifer është shumë e lidhur me këtë vend pasi

atje ka shumë kujtime. Shpesh i ka kaluar pushimet në bregdetin

Hawaian, si dhe ka xhiruar shumë filma me kolegë të ndryshëm .

Por jo vetëm Jennifer,edhe Justin Theroux ka udhëtuar shpesh këtu.

Në intervistat që Jennifer ka dhënë më parë u shpreh se nuk do të

organizonte ceremoni të madhe, por askush nuk kishte menduar se

çifti do të ftonte vetëm 20 persona. Arsyeja përse Jennifer nuk

dëshiron një ceremoni madhështore, është sepse nuk ka pasur një

fund të lumtur me Brad Pitt, ish bashkëshortin e saj të parë.

Një çift në

udhëtim turistik

 Një çift në udhëtim turistik

në Amerikë. Në një moment të

caktuar, gruaja shikon se në

dhomën e tyre të hotelit kishte

një mi.


E frikësuar i thotë bash-

këshortit - merr shpejt në telefon

recepsionin, pasi ti di më mirë

anglisht, dhe thuaju që kemi një

mi në dhomë.

Burri:


- Hello

Recepsioni:

- Hello

- Do you know Tom & Jerry?



- Yes

Jerry is here

Byrektore

Në një byrektore në pyll,

shkon lepuri dhe i thotë, o ari a

ke100 byrekë?

-Jo, i thotë ariu. Edhe të

nesërmen po ky muhabet.

-A ke 100 byrekë, i thotë

lepuri


-Jo i përgjigjet ai. Në darkë i

futet punës ariu me arushën që të

bënin 100 byrekë.

Të nesërmen vjen prapë

lepuri dhe pyet, o ari a ke 100

byrekë?


Dhe ariu i lumtur i thotë po

kam.


-I shkreti ti si do i shesësh, i

thotë lepuri.

Plaku

 Një i moshuar hyn



brenda në një dyqan këpucësh

dhe provon një palë, por

këpucët ishin pak të vogla.

Dhe i thotë shitësit, a keni një

numër më të madh se janë të

vogla?


Shitësi i thotë:- O xhaxha,

merri se duke i mbathur rriten.

Kurse plaku përgjigjet:-

Lëri aty, ruaji kur të rriten se

vi i marr.

Loja


Burri: Grua, a bëjmë sikur jemi

në Big-Brother?

Gruaja: Uuaa, sa ide e bukur,

po luajmë!

Burri: Ok, ke 2 minuta kohë

të paketosh gjërat e tua, dhe të

dalësh nga shtëpia?!


22

GAZETA SOT

 E 


 E 

 E 


 E 

 E P


P

P

P



Premte 

remte 


remte 

remte 


remte 11 P

11 P


11 P

11 P


11 Prill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

www.sot.com.al



Adriatik BALLA

Kampionati europian që zhvillo-

het në Izrael ishte mjaft domethënës

për Shqipërinë, pasi Erkand Qerimaj e

Daniel Godelli në peshën 77 kg bënë

që të fliste i gjithë sporti europian në

gjuhën shqipe, diktuar nga medaljet e

shumta që dy sportistët tanë morën në

këtë aktivitet. Padyshim që medalja e

arit në dygarësh në këtë peshë trupore

për Erkand Qerimajn e kthen shko-

dranin në krye të peshëngritësve euro-

pianë dhe shlyen imazhet e këqija të

dy viteve më parë kur ai u pezullua për

doping. "O sa mirë me qenë Shqiptar",

nuk ka thirrje që të pasqyrojë më mirë

atë që realizoi Erkand Qerimaj në Izra-

el me dy medaljet e arta në europian,

krenarinë kombëtare, ndjenjë që mbi-

zotëron dhe te shtangisti shkodran në

rikthimin e tij në atdhe tashmë si ka-

mpion i padiskutueshëm i Europës.

"Ndihem shumë krenar që arrita të fi-

toj titullin kampion Europe dhe të bëj

të këndohet himni shqiptar në Izrael.

Izraeli foli shqip dje. Falënderoj tifozët

kuqezi , falënderoj ministren Nikolla

dhe të gjithë ata që janë të pranishëm

këtu". Suksesi i Erkandit vjen si një

arritje historike për Shqipërinë, por dhe

një vënie e drejtësisë në vend për

peshëngritësin shkodran që në mo-

mentin e suksesit nuk harron ditët e

vështira të skualifikimit teksa shpje-

gon vështirësitë e garës. "Ishte shumë e

vështirë sepse të fitosh titullin kampi-

on Europe nuk është e lehtë. Kemi kalu-

ar shumë sakrifica bashkë me tra-

jnerin tim Zef Kovaçi dhe familjen time.

Dhe gjithë ato sakrifica u shpërblyen

me medalje ari. Ishte një emocion

shumë i lartë të ngrija flamurin sh-

qiptar…" Kampion i vërtetë jo vetëm

në pedanë por dhe jashtë saj, për Qeri-

majn ky nuk është vetëm suksesi i tij,

por suksesi i gjithë shqiptarëve. Vësht-

rimi mbetet gjithmonë nga e ardhmja

ku pas Europës, tani Qerimaj synon

gjithë botën, por duke kërkuar edhe

mbështetjen e duhur. "Kemi kampi-

onatin botëror në Kazakistan. Prem-

toj që nëse do të kem mbështetjen e

Ministrja e MAS-it premton mbështetje për sportistët elitarë, një shenjë e mirë për

Kukësi nuk është skuadër

dosido, por një grup fantastik

lojtarësh që kanë shanse të mira

këtë edicion të marrin trofe. Pas

triumfit me Teutën në Durrës,

lojtarët e Kukësit festuan gjatë

në stadium dhe në dhomat e

zhveshjes e bashkë me ta u

përfshi edhe presidenti Safet

Gjici. Numri 1 i skuadrës verilin-

dore shprehet i lumtur për

kalimin në finale, shpreh synime

të qarta për ta fituar trofeun si

dhe premton premio 50 mln lekë

për skuadrën. "Ndaj Teutës

luajtëm dy ndeshje shumë të

mira, por sfida në Durrës ishte

shumë e vështirë. Besoj se e

merituam kualifikimin në finale,

që do të jetë e para për këtë

MBROJTËSI/

Mavraj futet në

planet e St. Paulit

Mërgim Mavraj po kërkohet me

ngulm nga krerët e klubit të St. Paulit.

Gjasat e vetme që ky lojtar të transfero-

het në këtë skuadër janë vetëm nëse

Greuther Furth nuk ngrihet në Bundes-

liga 1. Mavraj i ka shtyrë edhe bisedimet

me Greuther Furthin për zgjatje të kon-

tratës. Ai po pret të vendosë për rinovim

të kontratës atëherë kur do ta kuptojë

se a do të luajë me Greuther Furthin në

Bundesliga 1 të Gjermanisë apo jo",

shkruan "liga-zwei.de". Mavraj 27-

vjeçar me Greuther Furthin ka kontratë

deri në fund të këtij edicioni. Mavraj

mbetet, gjithashtu, një nga lojtarët krye-

sorë edhe në ekipin tonë kombëtar, i

vlerësuar maksimalisht nga trajneri i

ekipit kuqezi, Xhani De Biazi.

Erkand Qerimaj: Suksesin

ua dedikoj shqiptarëve, në

vjeshtë synoj kampion bote



PORTIERI/

Strakosha i ri,

performancë fantastike

me të rinjtë e Lacios

Në gjurmët e të atit, Strakosha i ri i

dhuron suksesin dhe Kupën e Italisë për

të rinjtë Lacios, duke premtuar që një ditë

të ndjekë gjurmët e babait Foto edhe në

katërkëndëshin e kombëtares kuqezi.

Vetëm pak muaj pasi fitoi kampionatin

italian falë edhe portierit shqiptar skuad-

ra e të rinjve të Lacios godet sërish duke

fituar edhe Kupën e Italisë. Bardhekaltërit

e vegjël, edhe pse kishin 35 vjet që nuk

triumfonin në këtë kompeticion, arritën

të dilnin fitimtarë pasi mposhtën në fina-

le me rezultatin 4-2 Fiorentinën. Por ajo

që përbën më shumë lajm për ne sh-

qiptarët është paraqitja fantastike që bëri

portieri 19-vjeçar Thomas Strakosha, i cili

priti, krahas të tjera, edhe dy penallti.

BASKETBOLL/

Sigal Prishtinës i bie

në short ekipi më i

mirë i Balkan League

Sigal Prishtina ka mësuar kundër-

shtarin për gjysmëfinale të 'final-fourit'.

Skuadra prishtinase do të luajë kundër

kampionit aktual të Ligës Ballkanike,

Galil Gilboa. Pikërisht këto dy skuadra

pjesën e rregullt të kampionatit e përfun-

duan në dy vendet e para, duke u kuali-

fikuar direkt në 'finale four'. Galil Gil-

boa doli e para me 28 pikë të tubuara, një

më shumë sesa Sigal Prishtina që ishte

e dyta. Ndeshje ndërmjet ekipit prishti-

nas dhe atij izraelit do të zhvillohet me

26 prill. Kurse, në gjysmëfinalen tjetër

do të përballen Levski dhe Balkan. Si-

gal Prishtina është kandidat për ta orga-

nizuar 'Finak-Four', por kjo do të cakto-

het ditën e premte se ku do të zhvillohet.

skuadër. Goli i shpejt na dha më

shumë kurajo dhe skuadra diti të

menaxhojë situatën, jam shumë i

kënaqur me këtë sukses por jo

vetëm sepse edhe sezoni që po

bëjmë është tepër pozitiv. Duam

ta fitojmë këtë trofe, do të jetë një

ditë historike për klubin dhe

tifozët, mendoj se kemi shanse

reale për ta fituar.

duhur do jem në majën e botës shumë

shpejt. Dua të bëj të këndohet himni

shqiptar edhe në botëror." Dhe premti-

mi për mbështetjen nga ana e shtetit

vec deklaratave erdhi dhe me

prezencën e ministres së arsimit dhe

sportit Lindita Nikolla në pritjen e

kthimit të kampionit të Evropës në at-

dhe. "Erkandi e mbajti premtimin e tij,

atë për tu kthyer me medaljen, sinjalet

janë të mira për një rritje të mbështetjes

të sportistëve elitarë dhe nga politika,

por ndryshe nga premtimet e

sportistëve historia na mësoi që ato të

politikanëve duhet që më parë ti sho-

him të realizuar se sa ti besojmë", tha

ministrja Nikolla, duke lënë të kupto-

het ë premtimet ndaj sportistëve do të

mbahen dhe se kushtet e tyre të usht-

Presidenti/ Gjici: Tani e besoj

se Kukësi mund të fitoje Kupën

Në kampionatin europian të

peshëngritjes do të ngjitet sot në

pedant shtangisti Ervis Tabaku,

që do të garojë në baterinë A të

peshës trupore 94 kg, duke qenë

dhe sportisti i fundit për ekipin

tonë që garon në këtë aktivitet.

Shpresohet shumë nga sportisti

ynë që të sigurojë një vend nderi,

që do të thotë tjetër medalje për

Shqipërinë. Optimizmi është i

madh dhe stafi i Kombëtares ka

besim se Tabaku do t'ia dalë

mbanë të hyjë në treshen më të

mirë. E vërteta është se Tabaku ka

bërë peshë hyrëse mjaft të mirë,

që do të thotë se, nëse e realizon,

atëherë është e sigurt që ai do të

ngjitet në podium. Gjithsesi,

duhet pritur që të zhvillohet gara

për të parë ecurinë e sportistit

tonë. Tabaku do të ngjitet në

pedant rreth orës 19:30, dhe

tifozët kuqezinj do të kenë

mundësinë ta ndjekin live garën

e tij nëpërmjet kanalit Eurosport.

Natyrisht që Shqipëria pretendon

të ketë të paktën dhe një medalje

tjetër në këtë aktivitet. E rëndë-

sishme është të thuhet e skuadra

jonë kombëtare e peshëngritjes

mori pjesë në Europianin e Tel

Avivit me katër sportistë, tre

meshkuj e një femër dhe Tabaku

është i fundit që garon. Më herët

garuan Qerimaj e Godelli, të cilët

justifikuan plotësisht pjesëmar-

rjen, por pritej më shumë nga

Romela Begaj, e cila nuk arriti të

klasifikohet në dygarësh në

peshën trupore 63 kg, për shkak

të një dëmtimi. Ajo zuri vendin e



Peshëngritësi ynë i njohur do të garojë sot në 94 kg, duke besuar për një vend në podin e nderit

Tabaku shpresë për tjetër medalje për Shqipërinë në Europian

katërt në shkëputje dhe në

shtytje u dëmtua që në provën e

parë duke mos e mbyllur garën e

duke mos qenë në klasifikim.

Begaj vlerësohej në fillime dhe si

sportistja pretendente për

medalje ari, por gjërat nuk

shkuan aspak mirë për sportisten

tonë. Sidoqoftë, urohet ë ajo të

kalojë dëmtimin e të kthehet në

formën e sja më të mirë për

Botërorin e Kazakistanit në

vjeshtë, ku synimet e ekipit tonë

është të marrin sa më shumë pikë

"...Padyshim që med-

alja e arit në dygarësh

në këtë peshë trupore

për Erkand Qerimajn

e kthen shkodranin

në krye të peshëng-

ritësve europianë

dhe shlyen imazhet e

këqija të dy viteve

më parë kur ai u pe-

zullua për doping..."

që janë të vlefshme për pjesëmar-

rjen në Olimpiadë. Presidenti i

Federatës Shqiptare të Peshëng-

ritjes, Elez Gjoza, duke përgëzuar

sportistët fill pas garës për atë

sukses historik, theksoi për

mediat tona sportive se shtang-

istët elitarë duhet të marrin më

shumë vëmendje nga institucio-

net shtetërore e të shpërblehen

për këto suksese që i japin sportit

tonë në tërësi, por edhe për

ndikimin mjaft pozitiv për

imazhin e Shqipërisë.

rimit të sportit do të përmirësohen. Qer-

imaj rikthehet dhe një herë kështu në

çatinë Europiane të peshëngritjes, duke

na bërë të gjithëve krenarë. Ambicia e

tij për të ardhur edhe nga Botërori me

medalje sjell optimizëm në gjirin e

sportistëve dhe dashamirësve të sportit,

teksa është lënë pas krahëve ajo situ-

atë e keqe me doping e dy viteve të sh-

kuara, të cilën vetë Qerimaj e ka quaj-

tur të padrejtë që t'i merrnin medaljen e

Europianit për diçka që ai nuk e kishte

ditur se ishte substancë e ndaluar.



GAZETA SOT

 E 


 E 

 E 


 E 

 E P


P

P

P



Premte 

remte 


remte 

remte 


remte 11 P

11 P


11 P

11 P


11 Prill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

23

www.sot.com.al



Adriatik BALLA

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë

nuk është fundi i botës për skuadrën

korçare, e cila prej katër sezonesh rad-

hazi tenton ta fitojë këtë trofe, por pa

sukses, duke u mjaftuar me titullin ka-

mpion. Nuk ia doli as këtë herë, por

tani gjërat po vështirësohen dhe më

shumë, pasi, edhe pse gjendet në krye

të tabelës së renditjes, rezultatet e dobë-

ta, raportet e vështira midis drejtuesve

e skuadrës dhe midis klubit e tifozëve,

kanë sjellë një situatë aspak të mirë

dhe Skënderbeu rrezikon seriozisht tit-

ullin. Mbeten dhe pesë javë dhe shpre-

sat e Kukësit për një surprizë të bukur

në fund të sezoni nuk janë vetëm të

bazuara mbi matematikën, por edhe

mbi kalendarin më të vështirë të

Skënderbeut. Skuadrës korçare i mbe-

tet tashmë të mendojë seriozisht për

vendin e parë, që ta konsolidojë atë dhe

ta shpëtojë sezonin, duke fituar titul-

lin, në të kundërt, nëse nuk merre ma-

sat e duhura e të shpejta për t'u kthyer

te fitorja, mund të surprizojë duke hum-

bur kryesimin.

Situata


Prej kohësh kampionët kishin

humbur shkëlqimin në lojë edhe pse

rezultatet pozitive nuk nguronin të vi-

nin, kjo dhe për shkak të kualiteteve

në dispozicion. Por në startin e sprintit

final, korçarët lëshojnë terren dhe tash-

më është e vështirë për të kuptuar se

çfarë surprize do të dhurojë fundi i se-

zonit për ta. Në fushë suksesi mungon

që nga transferta në Lushnjë më 15

Mars, teksa 7 ditë më vonë u kurorë-

zuan me fitore në tavolinë ndaj Bylis.

Që nga ajo ndeshje janë 1 barazim dhe

3 humbje, dy prej të cilave në shtëpi

nga Tirana dhe Flamurtari, madje këta

të fundit i larguan kryesuesit nga ën-

drra për të fituar të dy trofetë. Sikur të

mos mjaftojë kjo tashmë marrëdhëni-

et me tifozerinë janë acaruar që pas

humbjes me Tiranën, ku pjesa më e

madhe e tyre akuzon skuadrën për tol-

erim. Për të parë një ecuri të tillë kaq

negative duhet të kthehemi prapa në

kohë, në sfidën e fundit të sezonit 2010-

2011 në Vlorë ndaj Flamurtarit ku

Skënderbeu u mund 1-0, deri në

ndeshjen e parë të Kupës së sezonit

pasardhës ndaj Tërbunit ku korçarët

triumfuan 1-2 në transfertë. Gjatë të

gjithë sezonit Skënderbeu është parë

Skuadra e Josës ka kalendar të vështirë përpara, i trembet një dështimi të mundshëm të sezonit

Trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjo-

ka, është optimist për të ardhmen e

skuadrës në kupë, domethënë për fi-

nalen e mbetur ndaj Kukësit, takim

që do të zhvillohet më 17 maj. Deri

atëherë tekniku i skuadrës vlonjate

do të ketë mundësinë të përgatisë si

duhet skuadrën e do të shpresojë për

një trofe në fund të sezonit. Por nga

ana tjetër, teknikut i duhet të përgatisë

skuadrën s amë mirë, pasi gjërat në

kampionat nuk janë siç dëshirohet,

për shkak të pozitave të vështira në

klasifikim ku Flamurtari rrezikon jo

pak. Ditët e vështira e kanë mësuar

Gjokën të qëndrojë me këmbë në tokë

dhe e di mirë se horizonti i së ardhmes

për të nuk është blu e hapur por para-

RIVALITETI/

Tirana e Besa,

më të rrezikuarat

Tirana dhe Besa do të jenë në plan

të parë skuadrat ë do të rivalizojnë për

mbijetesë në këto pesë javë të mbetura

të Superiores. Bardheblutë e kryeqy-

tetit kanë një kalendar të favorshëm,

kurse Besa ka probleme, pasi prej disa

javësh nuk arrin dot të marrë rezul-

tatet e dëshiruara. Madje Besa, që në

dy fazat e para nuk mendohej se do të

binte në këtë gjendje, tani shihet si më

e "kuotuara" për të rënë një kategori

më poshtë. Me Tiranën do të jetë një

rivalitet i ashpër, por në garën e mbi-

jetesës janë dhe Vllaznia e Flamurtari.

Shkodranët kanë ecur shumë mirë jav-

ët e fundit dhe ndodhen më mirë në

tabelë, kurse vlonjatët rrezikojnë jo

pak për të rënë një kategori më poshtë.

Skënderbeu në krizë të

plotë, tani rrezikon titullin

KLUBI/

Partizani me besim për

trepikëshin në Durrës

Në fundjavë Partizani do të jetë në

Durrës përballë Teutës, me përkushtim

për të marrë maksimumin nga kjo për-

ballje e për të shpresuar se do të qën-

drojë deri në fund në garë për vendin e

dytë, duke pasur shpresë se mund të sig-

urojë një vend në Europa League. Klubi

i kuq ka rritur shumë pretendimet gjatë

ditëve të fundit dhe nuk e sheh opsion

të pamundur vendin e dytë. Sidoqoftë,

Teuta është kundërshtar i vështirë dhe

vetë trajneri i të kuqve Sampaio e ka

pranuar se këtë herë Partizani luan ndaj

një kundërshtari shumë të fortë. "Ne

dëshirojmë tri pikët, pak rëndësi ka se

si luajmë. Duhet të mbajmë gjallë shpre-

sat për vendin e dytë", tha trajneri i Par-

tizanit Marcios Sampaio.

AKTIVITETI/

Hajvalia surprizomn

kupën e Kosovës

Suksesi 3-1 në ndeshjen e parë

gjysmëfinale të Digitalb Kupa e Kos-

ovës, i jep shanse të mira Hajvalisë për

t'u kualifikuar në finale të kompeti-

cionit, por trajneri Sunaj Keçi kërkon

të shmangë euforinë, duke deklaruar

pas takimit se Llamkosi sërish mbetet

favorit. Duke analizuar këtë 90-

minutësh Keçi theksoi se rrjedha e lojës

ndryshoi pas golit të parë të shënuar

nga Nikollë Dushi. "Pjesa e parë ishte

e dobët, në të dytën u futëm me agresiv-

itet dhe shënuam 3 gola. Momenti

Shanset i kemi të mira, por gjithçka

varet nga ndeshja e kthimit", tha ai.

Nga ana tjetër trajneri Bekim Shutani

beson te përmbysja në sfidën e kthimit

që do të zhvillohet në Vushtri.

doksal, pasi bashkë me shansin për

ta mbyllur sezonin me trofe, ofron edhe

rrezikun e rënies nga Kategoria. "Kupa

po na jep mundësinë të shpëtojmë se-

zonin, kemi dashur që të ishim kaq

gjatë jemi në finale me meritë, por kemi

ende shumë gjëra për të zgjidhur pasi

kampionati është ende për tu mbyllur.

Nuk kemi kohë të kënaqemi pasi kemi

si një skuadër jetime, me shumë pak

tifozë në mbështetje në çdo ndeshje

shtëpiake. Tashmë kalendari nuk e fa-

vorizon dhe është vënë në rrezik titulli.

Trajneri/ Josa: Atmosfera

nuk është e duhura

Trajneri Mirel Josa u shpreh pas

takimit ndaj Flamurtarit, që skuadra e

tij e humbi 2-0 se situata në kampin

korçar nuk është e duhura dhe se mor-

ali i ekipit ka rënë përtokë, për një sërë

arsyesh ë kanë goditur skuadrën gjatë

javëve të fundit. "Na duhet të përqen-

drohemi te kompeticioni më i vështirë

tani. Për skuadrën tonë, vinim me re-

zultat 0-0 luanim në fushën tonë, nuk

do të thotë gjë që luanim pa tifozë, nuk

dua të justifikohem me këto. U ndësh-

kuam në dy goditje standarde të kundër-

shtarit, dhe e dinim që një goditje që do

të merrnim nga ata do ta kishim të vësh-

Trajneri/ Gjoka: Kupa mund të

shpëtojë sezonin e Flamurtarit

Edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë

ndeshje gjatë javëve të fundit, kuqezinjtë

e De Biazit kanë pësuar rënie dramatike

në renditjen e FIFDA- për muajin prill,

duke u renditur tashmë në vendin e 70-

të. Një zbritje e tillë me plot 16 vende në

klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s,

vjen nga fakti se skuadrat e tjera kanë

zhvilluar takime e një pjesë prej tyre

kanë arritur sukses. Për4 trajnerin De

Biazi renditja e fundit e FIFA-s është

shumë e sikletshme, pasi skuadrës do t'i

duhet të fitojë të dy miqësoret me Ruman-

inë dhe Hungarinë që të rikuperojë kaq

pozicione të humbura. Zbritja në vendin

e 70-të është një nisje nga e para, pasi

kemi zbritur atje ku ishim para tre vjetësh.

Gjendja

Kombëtarja Shqiptare humbet ter-



ren në renditjen e FIFA-s për muajin

Prill, duke zbritur plot 16 pozicione për

t'u klasifikuar në vendin e 70. Për peri-

udhën 13 Mars-10 Prill në të cilën është

bazuar renditja e re, kombëtarja e De

Biazit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje,

duke humbur terren në klasifikim për

t'u renditur e 70 në Botë me 486 pikë.

Për të nisur ringritjen, kuqezinjtë duhet

të presin deri më 31 Maj kur të ndeshen

me Rumaninë, në një test miqësor në

Kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar asnjë takim miqësor këtë muaj, në renditjen e prillit biem në vendin e 70-të

E pabesueshme, Shqipëria

humb 16 vende në renditjen e FIFA

Sion të Zvicrës. Përsa i përket skuad-

rave të Grupit i të eliminatoreve të Euro-

pianit Francë 2016, në të cilin bën pjesë

edhe kombëtarja Shqiptare, renditja i

ka buzëqeshur Portugalisë dhe Ar-

menisë, ndërsa kanë pësuar ulje të le-

htë Danimarka dhe Serbia. Luzitanët

janë ngjitur në pod për t'u renditur në

vendin e tretë pas Spanjës kryesuese

dhe Gjermanisë së vendit të dytë. Një

tirë kthimin e lojës. Në pjesën e dytë

hymë me tjetër motivacion por kartoni

i kuq na penalizoi shumë dhe s'më mbe-

tet veçse t'i uroj Flamurtarit fitoren.. Ne

thjesht duhet të ishim më të kujdesshëm

në faza të veçanta të lojës dhe gjendjes

së mirë që ka ekipi i Flamurtarit, në sul-

min gradual duhet të ishim më të

kujdesshëm sepse markimet ishin më

të sigurta. Pas rezultateve negative nor-

mal që atmosfera nuk është ajo që du-

het, ne duhet ta përmirësojmë.

"...Skënderbeu rrez-

ikon seriozisht titul-

lin. Mbeten dhe

pesë javë dhe

shpresat e Kukësit

për një surprizë të

bukur në fund të

sezoni nuk janë

vetëm të bazuara

mbi matematikën,

por edhe mbi kalen-

darin më të vështirë

të Skënderbeut..."

për të rregulluar llogaritë e kampionatit,

kemi shumë punë për të bërë dhe në

këto ditë duhet të rikuperojmë gabimet

e të gjithë këtyre muajve", tha ai.

pozicion humbet Danimarka që zbret

në vendin e 23 me 819 pikë për t'u kalu-

ar në renditje nga Skocia. Dy pozicione

humbet edhe Serbia që gjithsesi ruan

pozitat në 30 më të mirat e globit. Kundër-

shtari ynë i 14 Tetorit ka 759 pikë duke u

klasifikuar në vendin e 30. Kjo periudhë

i ka buzëqeshur Armenisë që ka fituar

8 shkallë në klasifikim për t'u rendi-

tur në vendin e 33 me 750 pikë.


24


Download 0.86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling