Cyan magenta yellow black
Download 0.86 Mb. Pdf ko'rish
|
- Bu sahifa navigatsiya:
- Ben Blushi me hënën e tij (e jo të Shqipërisë) sheh ëndrra me sulltanë që i presin koka. Por
- Politika jonë është poli- tikë e djallit pasi dhe djal- li, e keqja, flasin për të gënjyer, predikojnë për
GAZETA SOT E
E E
E E P
P P P Premte remte
remte remte
remte 11 P 11 P
11 P 11 P
11 Prill 2014 rill 2014 rill 2014 rill 2014 rill 2014
“ o p i n i o n www.sot.com.al Nga Kolec TRABOINI B en Blushi nxori një libër që u përcoll me pompë si çdo libër të pjellë nga kuintat e politikës, që duke pasur paranë, dinë si t'i bëjnë edhe menaxhimin produkteve të veta, anipse mund të jenë në nivelin e mediokritetit. U mësuam tashmë. Në politikë gjithmonë mbarsen malet e pjellin minj. Një mi ishte edhe libri i Fevzos për diktatorin, nën sqetullat e një minidiktatori tjetër, po aq tinzar e i ethshëm për pushtet sa i mëparsh- mi. Plot minj politikë kemi parë e shohim nëpër skedat e librarive. Nuk ka nevojë t'i përmend se aty i keni në vitrina e me volume të mëdha e publicitet televiziv të marramend- shëm. Madje edhe në Panairet qesharake të librave në çdo nëntor po këtë maskaradë sheh, karnavalet e politikës. Kësisoj, pasi u bë zhurma tullumbacore për librin e Benit, kësaj radhe i sajuar me shkrime gazetash e i arnuar me pakëz aktualitet mercenarësh shqiptarë në Siri (1000 shkruan Beni në librin e vet), doli dhe ndonjë mendim pakëz kundër. Se mos vallë Beni qe ngutur në këtë prognozë hënore që përbëka ankthin e tij, por edhe të ca biznesmenëve të medias që anipse janë mediokër, kanë mbirë si lule mbi bajga në Shqipëri. E kam fjalën jo vetëm ata që kanë ndërruar emrat për t'u bërë edhe më kontemporanë, por edhe për ata që nuk kanë ndërruar në asgjë nga asgjëja që më parë kanë qenë. Dom Gjergj Meta bëri një reflektim të librit më të ri me qëndisma politike të Ben Blushit. E lexova shkrimin e Dom Gjergjit dhe m'u duk më se i drejtë e i vërtetë. Ben Blushi me hënën e tij (e jo të Shqipërisë) sheh ëndrra me sulltanë që i presin koka. Por Ben Blushi do ta kishte më të lehtë të bënte diçka për të ndaluar këtë dyndje të pseudokulturës otomane me sulltan sulej- manë e të tjerë, para se të ngutej e të tregonte prognoza të përgjakura të së ardhmes. E ardhmja është ajo që gatuajmë sot e Ben Blushi është pjesë e asaj strukture parlamen- tare ku nuk të zgjedh populli, por lista e kryetarëve të partive. Për mua, e keqja janë pikërisht këto soj njerëzish që vijnë në krye të katapultuar dhe kësisoj kemi një parla- ment impotent, të mbytur nga injoranca dhe produkti i soj-soj klanesh mafioze të cilët ia kanë zënë frymën shqiptarëve që nuk kanë punë e mezi e përballojnë jetesën. Ben Blushi mesa duket nuk do të dijë se populli do punë e kur nuk ka punë djemtë patjetër do të shkojnë mercenarë kudo ku del paraja, sepse këtë punë kanë bërë shqiptarët që 2000 vjet ndryshe nuk do të kishin mbijetuar. Beni është rritur mirë, nuk i ka munguar asgjë në jetë dhe e ka vështirë të dijë çdo të thotë të varësh veten në litar se nuk ke bukë t'u japësh fëmijëve... Beni këto gjëra nuk i di, sepse për Benin populli është një turmë e destinuar në fatin e vet të mjerueshëm. Benit i tundohet mendimi politik se do të dalin partitë islamike e do t'i marrin pushtetin që e kanë (ai dhe të tjerë) që 23 vjet dhe e kanë katandisur këtë popull në gjendjen më të mjerueshme. Beni qan sot për pushtetin që do t'i marrin nesër, ata "islamikët", kur sot populli nuk ka bukë të hajë dhe as e ka në axhendën e vet (pra nuk pjerdh fare) se kush do ta marrë pushtetin nesër. Populli, me të cilin spekulojnë aq shumë, pyet, por askush nuk ka ndërmend t'i përgjigjet, një pyetjeje si kjo: po mirë që shqetësohesh i nderuari deputet që me partinë tënde ke shumicën në parlament, çfarë ju pengon ju të vendosni një ligj që në Shqipërinë laike, të ndalohen partitë me konotacione fetare?! Por kjo, ama nuk mund
të bëhet vetëm për islamikët, kjo duhet të bëhet për të gjitha partitë që kanë qoftë dhe emërtimin fetar. Ta zëmë pse duhet të ketë parti kristiane dhe këto janë një tufë e jo një e vetme që na bëjnë edhe federata. Pse pra duhet të jenë këto parti fantazma dhe marioneta politike. Por jo të shkohet deri atje, siç bën autori Ben Blushi në librin e tij "Hëna e Shqipërisë" ku shkruan as më pak e as më shumë por: "Pyetja: "Duhet apo nuk duhet Kisha?", është sot më e fortë se kurrë". Vërtetë është e pamoralshme që në shtëpinë e të varurit të kujtohet litari, dhe harron kësisoj ky autor i librit në fjalë se sa krime të përbindshme janë bërë kundër klerikëve të krishterë pikërisht nën një retorikë të tillë vrastare se "çfarë na duhet kisha". Një kalvar i përgjakur ky, ku u kryqëzua edhe e drejta e njeriut për të qenë i lirë në atë që beson. Ndaj them pa hezitim se këtu kemi një lajthitje të autorit. Dhe e fundit, sa i bëjnë leksione me morale politike popullit me ca rrëfime të frikshme si në filmat horror të Hollivudit, më e dobishme do të ishte ngritja e zërit në Parlament, duke kërkuar një komision miks parlamentar, duke propozuar një projektligj për ndalimin e partive fetare e të mos rrijnë në karrigen e deputetit veç për të ngritur dorën (a të kundërtën) e marrë rrogën. Është një luks i tepërt për këtë popull të varfër të mbajë me bukë deputetë që vegjetojnë në Parlamentin e mendjeve të Kombit, ndërsa, ashtu si fëmijëve u tregohet gogoli për ti trembur, edhe këta u tregojnë shqiptarëve me gisht horizontin e murrëtyer ku ju fanepsen fantazmat e të ardhmes. Nuk përjashtohet mundësia që e ardhmja mund të jetë me të papritura, por meqë flisni nga tempulli i sovranit popull e në emër të tij, së pari duhet ti përgjigjeni një pyetjeje fare të thjeshtë: Pse vallë e sotmja ekziston?! "Suborget" e qyteteve, më keq se zonat rurale!? Nga Besi BEKTESHI N ëqoftëse ka rëndësi të jashtëzakonshme reforma territoriale, kjo është më se e domosdoshme për periferitë urbane kryesisht në qytetet e mëdha të Shqipërisë. Nuk është puna se qendrat janë shumë më mirë, dhe po ashtu zonat rurale, por "subborgo" që në fakt është periferia midis rurales dhe urbanes ndodhet në një kaos të jashtëza- konshëm dhe të paprinciptë urban. Nga latinishtja bën "suburbio" ose nën-qytet, në civilizim kryesisht në konceptin "modern". Nuk ka qenë kurrë më keq se sa sot. Nëqoftëse do të shikosh anti ligjin dhe anti urbanen në Shqipëri, shiko periferitë "subborget" e qyteteve të mëdha. Mentaliteti jo urban në qeverisjet e deri para disa muajve, kishte si qëllim krijimin politikisht të baseneve elektorale dhe të anës së dobët sociale, vetëm e vetëm për të përfituar vota. Në fakt, teoria e mbajtjes në ankth dhe jetesë të vështirë të disa mijra e mijra banorëve të zonave rurale që kanë ngritur "sobborget" e periferive të qyteteve, është një mënyrë mbijetese në "enklava" politike, kryesisht të idealit "subborg" të kryetarit të partisë. Ka marrë konotacion negativ termi "sobborgo" si moment dekadence urbane, ku mungojnë dhe pse afër qendrës së një qyteti rrugët, infrastruktura shkollore dhe ajo urbane në përgjithësi, ku nuk shtyhet shumë prezenca e shtetit me mekanizmat e tij mbrojtës, ku nuk ka furnizim të mirë me ujë dhe ku paguhen shumë më pak taksat dhe energjia, ku sëmundjet janë më kërcënuese, dhe kur papunësia është shumë më e madhe. Subborg, mbase mund të jetë dhe një zonë e pasur me vila në periferinë e qytetit, por në këtë rast kemi të bëjmë me konceptin kokëposhtë të realitetit të hidhur. Një pjesë e madhe e periferive të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe normalisht qyteteve të mëdha janë pikër- isht kështu. Aty ka ndërtimet më të mëdha dhe të shumta pa leje, që "lideri maximus" pastaj i ka dashur ti bëjë me urdhër legaliz- im, dhe po me urdhër shpërblimi politik. Aty ka toka të mëdha të zaptuara, dhe konflikti më i madh social i yni që ka shkaktuar mijra e mijra të vrarë për pronën dhe kryesisht tokën që nga viti 1990-të. Nuk ka vrarë më tepër Enver Hoxha duke ua marrë tokën të gjithë shqiptarëve të 28 mijë km katrorë. Jo, megjithëse ishte një xhahil i pronës dhe pronarëve, nuk kanë vdekur për tokën mijra e mijra njerëz që kanë vrarë njëri tjetrin këto 23 vite. Dikush i llogarit 3000, por disa shoqata thonë se për këtë arsye të suborgeve dhe pronësisë së tokës, janë akoma më shumë duke kapur shifra të llahtarshme dhe është gabim që nuk publikojnë emrat e të vrarëve të tokës dhe pronësisë mbi të. Vetë ligji 7501, është një ligj i pa drejtë dhe padyshim kundër pronarit dhe pronës normale. Ai ligj, është bërë për të ngritur periferitë e sotme ku pronën e dikujt pronar të vjetër, e kanë disa qindra mijra syresh politikisht dhe administrativisht. Nëqoftëse Hoxha me politikën e tij për të mbajtur në male dhe kodra qytetarët e Shqipërisë për ti bërë njerëz të ndryshëm, sot afrimi në "subborget" e vështira pasardhësit sidomos medemek të djathtë të PPSH-së, shpikjen "urbanizuese" të tyre, kanë periferitë që nuk kanë shumë shanse për tu shëruar shoqërisht dhe administrat- ivisht.
Statistikat e krimit suksesin e basen- eve kriminale e kanë te "suborget", munge- sa e arsimimit nuk është më e madhe në zona rurale, se sa në periferitë e degradu- ara të qytetit të madh! Mungesa e taksimit dhe pagesës së energjisë, është moralisht dhe definitivisht problem "suborgu", dhe kaq. Kanë vite që nuk paguajnë asgjë, dhe një mik i mi, kur do të krahasojë fshatin e dikurshëm të tij për pagesë energjie thotë: Në katund paguajnë afrofe, por në perifer- inë e qytetit nuk paguajnë fare, dhe biles konsumojnë më shumë se fabrikat dhe punishtet e qytetit. Prandaj duhet reforma territoriale. Ajo duhet të zgjidhë jo vetëm administrimin korrekt dhe urban të anës rurale, por kryesisht do të sqarojë se deri ku ka për të shkuar ana e vështirë e bashkë ekzistencës shoqërore, dhe jetës së tillë në një kohë- ekzistencë normale qytetare. Kjo reformë duhet të largojë feudalët dhe sistemin feudal ndër kryekomunarë arrogantë, dhe të bërë të pasur. Të tillë arrogantë, zakonisht basenet e tyre të votave i kanë pikërisht te këtu "suborge" të qyteteve të mëdha. Ka disa syresh prej tyre, që kanë katër mandate rradhazi të zgjedhur, dhe "kanë pakësuar banorët e tyre, duke rritur periferitë e degraduara të qytetit. Sot me reformën territoriale do të kërkohet dhe zgjidhja për rëndësinë dhe mënjanimin e "suburgeve" të vështira dhe me shumë probleme, duke i bërë një hap cilësor administrimit vendor për të cilin ka shumë e shumë vërejtje. Kush nuk e do? Jam i sigurtë që një pjesë e lidershipit të zakonshëm maximus dhe liderit të emëruar, nuk e duan reformën, dhe sigurisht po të ishte në pushtet partia që ka humbur me 23 qershor, do të bënte reformën klasikisht për favorin e një tjetre parti, por të imponuar për të fituar vetë. Unë mendoj se nuk e duan reformën territoriale në Shqipëri në partinë e djathtë (sa herë e kam përmendur e djathtë) të shqiptarëve të Shqipërisë. Nuk e duan, sepse presupozojnë se humbin. Humbin pra në zgjedhjet vendore. Kështu thonë nëpër tavolina. Por suborget që kanë krijuar kryesisht PD-ja dhe më pak socialistët e 1997-2005, janë figura më e qartë se prej kujt jemi drejtuar, si e kemi aplikuar ligjin dhe çfarë janë në fakt modelet e suborgeve te ne. Të tilla periferi janë akoma më keq se fshatrat e varfër të malësive. Po, sepse kanë gjithçka të deformuar dhe jo urbane dhe jo në pronë të tyre, dhe kujtojnë një pjesë se jetojnë realisht në qytet. Ky mentalitet i ri këpucësh me baltë, që pastaj i vesh në një pritje ceremoniale dhe me papion dhe frak, përbën idiotizmin shoqëror tonin. Dakord, por politika e ka bërë një diçka të tillë, vetëm politika. Kushedi tash e më mbrapa, vjen një kohë tjetër, kur suborget të urbani- zohen dhe pastaj civilizohen. Momenti në fakt ka ardhur dhe mund të them se është vonë e duhet shtuar ritmi i urbanizim- civilizimit. Ndihmë e madhe është dhe reforma territoriale, të cilën opozita e sotme si zakonisht do ta kundërshtojë.
18 GAZETA SOT E
E E
E E P
P P P Premte remte
remte remte
remte 11 P 11 P
11 P 11 P
11 Prill 2014 rill 2014 rill 2014 rill 2014 rill 2014 “ o p i n i o n www.sot.com.al Politika e tranzicionit, e dëmshme si e një hordhie barbare Nga Skënder S. KAPITI P olitika jonë është politikë e djallit pasi dhe djalli, e keqja, flasin për të gënjyer, predikojnë për drejtësinë për të fshehur padrejtësinë, premtojnë të mira për të fshehur mashtrimet dhe dëmin që shkaktojnë, flasin për ndersh- mërinë dhe bëjnë korrupsionin, hajdutërinë dhe vjedhjen. Thënë më thjesht akoma, politika e pabesë dhe djallëzore në Shqipëri: patriotizmin, demokracinë, lirinë, drejtësinë, nderin dhe lavdinë kombëtare, përgjegjsh- mërinë dhe ndjesinë shpirtërore e morale, virtytet e vlerat i përdorin vetëm si mbulesa dhe maska për të fshehur e për të maskuar poshtërsitë, pafytyrësinë, mëkatet, amoralite- tet, pabesitë dhe tradhtitë, korrupsionin dhe krimet e veta që bën politika e ndotur dhe e fëlliqur nga veset, papërgjegjshmëria dhe paturpësia, padhimbshuria njerëzore dhe morale. Në Shqipëri drejtësia blihet nga paraja dhe ryshfeti, dhe së dyti urdhërohet dhe është kapur e i shërben pushtetit të korruptuar duke krijuar një simbiozë gjithësunduese politikë- drejtësi që për vete kanë siguruar parajsën dhe kënaqësinë përrallore materiale dhe pjesës më të madhe të popullit ja kanë bërë jetën një skëterrë të vërtetë, të padurueshme, mjerane, konfliktuale etj., që do të thotë se simbioza pushtet-drejtësi kanë asfiksuar shtetin dhe kanë paralizuar kombin, aq sa qytetarët e dëshpëruar mezi presin rastin më të parë për ta braktisur atdheun, siç edhe e thonë dhe e shprehin se duhet ikur nga Shqipëria natën e duke mos e kthyer kokën prapa, pasi aq të pashpresë e të pasigurtë e kanë në Shqipëri jetën, punën, pronën dhe lirinë civile,juridike dhe ekonomike. Polinomi i pisët politikë- pushtet-drejtësi-media-biznes kanë monopoli- zuar gjithçka, gati dhe të drejtën e jetës së shoqërisë shqiptare, dhe këta përbëjnë një pakicë apo siç dhe quhen janë bërë një "elitë" e vogël por e tejfryrë me para, pasuri, luks, që dhe shpenzojnë miliarda para kot, për dëfrime të shfrenuara e bixhoz dhe që përdorin shtetin, ligjin e reklamën si vegla mbrojtëse të intere- save të veta,dhe nga ana tjetër është krijuar dhe që po rritet me përmasa të mëdha shtresa tjetër, ajo si "masë" që po zhytet në uri, në varfëri, papunësi, pastrehim dhe që vuan për mbijetesë. Jo vetëm ky polarizim shtresash shoqërore dhe shkatërrimi pa kriter i burimeve natyrore nuk janë, dhe nuk janë të vetmet që po përshpejtojnë degradimin e vendit dhe të shoqërisë, po është dhe tjetra, është ajo se çfarë familja, shoqëria e kombi dhe moraliteti njerëzor kërcënohet nga përbaltja, vulgu dhe fjalori i përfaqësuesve të popullit në institucio- nin më të lartë të shtetit, në Parlamentin shqiptar, i cili, si institucioni më i lartë i përfaqësuesve të popullit duhet të lëshojë edukatë, moral, maturi e urtësi te opinioni dhe kombi, dhe jo të shndërrohet si një lokal nate ku të përdoren fjalët më të ulta, vulgare dhe të pista që as nuk më lejohet që t'i citoj në këtë shkrim. Si nuk reagon përballë kësaj situate asnjë deputet apo veçanërisht asnjë deputete femër deri në ndërmarrjen e aktit qoftë edhe të dorëzimit të mandatit si shenjë e mospajtimit me qëndrimin në një ambjent të tillë pasi shpesh parlamenti është ndodhur përballë situatave të tilla të shpifjeve, sharjeve e fyerjeve të pacipa ku më shembullori, nxitësi dhe provokuesi i tyre është ish- kryetari i PD dhe si ish- president po edhe si ish- kryemi- nistër i Shqipërisë, Berisha, dhe pasi kjo çorbë e prishur parlamenti kësi soji është produkt i matrapazllëkut dhe mashtrimit politik të tij që e ndryshoi brenda ditës kushtetutën, po edhe si nuk pamë asnjëherë as nga ndonjë institu- cion akademik, kulturor, studentor e universi- tar dhe as nga shoqëria civile një kundërvep- rim ndaj sjelljeve të tilla, se mirë, megjithëse rrallëherë ajo reagon kundër korrupsionit, ndotjes akustike, ambjentit etj., po dhe kjo pahijshmëri dhe papërgjegjshmëri fyese e denigruese e disa deputetëve, a nuk përbën ndotje dhe kërcënim të moralit dhe dinjitetit njerëzor? A mos vallë na është bërë dhe ky një realitet i pranuar si normalitet në ambjentet tona si në rrugë, autobusë, lokale, nëpër ekrane dhe emisione televizive dhe nëpër faqet e shumicës së mediave të shkruara, në shkolla, shoqata e shoqëri, pse jo, përderisa ekspozohet si shembulli më negativ në parlament, nga ai që edhe e ka dominuar politikën 23 vjeçare të tranzicionit, nga ish kryeministri i papërgjegjshëm, i pa kulturë dhe demokratikisht e civilizisht i paarrirë, që nuk ka lënë gjë pa trilluar, fabrikuar e shpifur kundër kundërshtarëve qoftë politikë po dhe kundër personaliteteve të larta shtetërore si deputetë, presidentë, kryeprokurorë e deri njerëz e qytetarë të tjerë me një papërgjegjsh- mëri të pandëshkueshme akoma. Dhe rezultati e realiteti i ynë është, demokracia në Shqipëri ndoshta si tipike shqiptare, që është një demokraci spekulative e më shumë si një praktikë demokracie ideologjike si mashtrim e thashethemnajë publike mashtruese që maskohet pas mitit se populli është sunduesi e sovrani ashtu siç ishte dhe komunizmi ideologjik që predikonte se popullit i takon pushteti, që do të thotë se demokracia ideologjike shqiptare e paskomu- nizmit erdhi si një zëvendësim i ideologjisë demokratike komuniste ku demokracia socialiste ishte monopartitizëm dhe luftë klasash ndërsa demokracia e sotme kapital- iste në Shqipëri është një regjim partiak i alternuar që përdor si mjete të sofistikuara për të sunduar e për të rrëmbyer pushtetin masht- rimin dhe korrupsionin. Dhe duhet thënë se edhe komunizmi dhe fashizmi erdhën si sisteme politike vetëm sepse dështoi demokra- cia. Por le të mos shkëputemi nga politika tipo- shqiptare. Kjo është një politikë si një shtazë e pakufi në amoralitete dhe e pangopur për pasuri, pushtet e para që ka shtrirë tentakulat e korrupsionit dhe që ka mbërthyer e paralizuar të gjitha pushtetet, drejtësinë, paranë, pothuaj tërë median, shoqërinë dhe biznesin. Kjo politikë injorante ka ngritur dhe monopolin e "mençurisë" dhe atë të vetëlirisë negative të vetëveprimit dhe të vetëgjyqësisë sipas së cilës vetëm politika duhet të flasë dhe të dëgjohet dhe vetëm politika ka të drejtën e bollëkut, luksit dhe mosndëshkimit për poshtërsitë, hajdutëritë, korrupsionin dhe krimet që ajo bën. Politika shqiptare e tranzicionit e barazv- lefshme me korrupsionin e mafian, sa herë që ajo ka alternuar pushtetet nuk ka bërë gjë tjetër vetëm sa ka zëvendësuar korrupsionin e një krahu me atë të krahut tjetër, politikë e cila vetëm sa ka manipuluar me gjithçka qoftë me vlerat, ligjin, moralin, drejtësinë e demokracinë po gjithashtu dhe me krimin, tradhtinë, dosjet e ish-agjentëve dhe shërbë- torëve të ish-regjimit komunist, politikë që manipulon dhe me korrupsionin duke përbaltur kërcënuar e mbajtur nën tension, paqëndrueshmëri e presion tëre shoqërinë. Kjo politikë e jona që identifikohet si pronarja dhe si kapitalistja e pasanikja më grabitqare në historinë tonë kombëtare, pasi ajo sidomos kur është në pushtet ka tërësisht atributet e një grupi të ngushtë interesi që me pushtetin, ligjin dhe autoritetin merret vetëm me biznesin për vete, politikë që e shfrytëzon shoqërinë, shtetin e gjithçka në funksion të grumbullimit të parasë dhe pasurisë për vete në mënyrë të pashembullt korrupsioni dhe abuzivizmi deri dhe duke hedhur në ankand edhe pasuritë, dhe sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar. Kjo politikë e verbuar nga makutëria dhe hajnia ka sfiduar dhe natyrën, jo duke e shfrytëzuar atë pozitivisht si burimet, kapacitetet dhe aftësitë që ajo na ofron po duke bërë të kundërtën, degradimin e saj, duke betonizuar e shkatërruar tokën, duke tjetërsuar e përvetë- suar në mënyrë abuzive pronat, duke shkaktu- ar katastrofën ekologjike të prerjeve masive të pyjeve, shkretuar kullotat, ndotur ujin, ajrin dhe deri duke prishur rrjedhën e lumenjve, e asgjësuar llojet dhe speciet e florës dhe faunës. Kjo lloj politike i ka shkaktuar aq shumë dëme sa që pothuajse e gjithë popullsia është nëpër dyert e gjyqeve për të marrë të drejtën e pronës, po sikur të ishte vetëm kjo, do të qe mirë, po si do të mbyllen plagët e hapura të humbjes së mijra jetëve njerëzore nga konflik- tet pronësore e vetëgjyqësia që i kanë krijuar vetëm papërgjegjshmëria e politikës së këtij tranzicioni paskomunist. Është dëmtuar rëndë shoqëria edhe moralisht edhe shpirtërisht, është dëmtuar rëndë trashëgimia e vyer historiko-kulturore dhe pa këto çfarë na ka mbetur më tjetër pa dëmtuar. Po, po them dhe diçka tjetër se si në Shqipëri po dhe në Kosovë, politikanët, kryetëparët e partive, pushtetit e të shtetit të të dy vendeve po spekulojnë, manipu- lojmë dhe i kanë bërë monopol dhe të drejtën e lëvdatave, titujve e dekoratave duke ua dhënë ato njëri-tjetrit pa motiv e pa ndonjë meritë të merituar, pse jo dhe për të fshehur edhe kontribute tradhëtie e korrupsioni në ndonjë rast si p.sh. S. Berisha e L. Basha që si njëri e tjetri apo dhe të dy së bashku dekorohen nga pushteti dhe politika e amatorizmit deli- tantesk e interesit momental dhe nga egoizmi politik, pse jo dhe nga servilizmi i politi- kanëve të Kosovës ku shumë mirë i dinë "veprat" e mëdha të tyre si për furnizimin e Serbisë me naftë, urdhërin për mosfirmosjen e Marrëveshjes së Rambujesë, burgosjen para luftës të luftëtarëve të UÇK dhe pas çlirimit të Kosovës dhe fabrikuan e montuan dosje mbi luftën çlirimtare dhe kundër luftëtarëve të saj me qëllim për ta degraduar e njollosur atë, siç dëshirojnë serbët e Beogradi, e po kështu dihen veprat e tyre për korrupsionin në Shqipëri, vrasjet e protestuesve paqësorë në Tiranë, dhurimin e hapësirës ujore prej 350 km2 Greqisë e shumë të tjera si këto. Pra, bëhen shkëmbime dekoratash ku si merita e vetme për dekorimin reciprok të tyre është më së shumti ajo e të qënit në politikë e pushtet me qëllim për të krijuar e rritur njëri-tjetrit imazhin. Po bëhen aq të neveritshëm këta të dekoruarish sa që dhe vetë lëvdatat, titujt e dekoratat po zhvlerësohen si lodra publike e mediatike ku nuk është çudi që të fillojnë të japin tituj e dekorata edhe kryekatundarët apo kryepleqtë e katundeve. Dhe si mbyllje, po them se të gjithë po e shohim këtë politikë që e ka kapur shtetin, që po e manipulon dhe shoqërinë dhe opinionin e saj e që po e përdor substancën njerëzore si mjet për interesat e saj. Por, por edhe jo për gjithçka na është vetëm politika si fajtore, kjo aspak nuk shfajëson dhe shoqërinë, se në fund të fundit qeverisja vjen edhe si meritë e asaj se çfarë meritojmë e punojmë, dhe se pushteti e qeverisja edhe janë si pasqyrim i komunitetit prej të cilit edhe ajo qeverisje del. Dhe realiteti socio-politik sot në Shqipëri ka sjellë si produkt një shtet të falimentuar dhe një shoqëri të paralizuar.
|
ma'muriyatiga murojaat qiling