Cyan magenta yellow black


Download 0.86 Mb.
Pdf ko'rish
bet6/9
Sana12.12.2017
Hajmi0.86 Mb.
#22131
1   2   3   4   5   6   7   8   9

GAZETA SOT

 E 


 E 

 E 


 E 

 E P


P

P

P



Premte 

remte 


remte 

remte 


remte 11 P

11 P


11 P

11 P


11 Prill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

17

o p i n i o n



www.sot.com.al

Hëna verdhane e Ben Blushit

Nga Kolec TRABOINI

B

en Blushi nxori një libër që u



përcoll me pompë si çdo libër

të pjellë nga kuintat e

politikës, që duke pasur

paranë, dinë si t'i bëjnë edhe

menaxhimin produkteve të veta, anipse

mund të jenë në nivelin e mediokritetit. U

mësuam tashmë. Në politikë gjithmonë

mbarsen malet e pjellin minj. Një mi ishte

edhe libri i Fevzos për diktatorin, nën

sqetullat e një minidiktatori tjetër, po aq

tinzar e i ethshëm për pushtet sa i mëparsh-

mi. Plot minj politikë kemi parë e shohim

nëpër skedat e librarive. Nuk ka nevojë t'i

përmend se aty i keni në vitrina e me volume

të mëdha e publicitet televiziv të marramend-

shëm. Madje edhe në Panairet qesharake të

librave në çdo nëntor po këtë maskaradë

sheh, karnavalet e politikës. Kësisoj, pasi u

bë zhurma tullumbacore për librin e Benit,

kësaj radhe i sajuar me shkrime gazetash e i

arnuar me pakëz aktualitet mercenarësh

shqiptarë në Siri (1000 shkruan Beni në

librin e vet), doli dhe ndonjë mendim pakëz

kundër. Se mos vallë Beni qe ngutur në këtë

prognozë hënore që përbëka ankthin e tij,

por edhe të ca biznesmenëve të medias që

anipse janë mediokër, kanë mbirë si lule mbi

bajga në Shqipëri. E kam fjalën jo vetëm ata

që kanë ndërruar emrat për t'u bërë edhe më

kontemporanë, por edhe për ata që nuk kanë

ndërruar në asgjë nga asgjëja që më parë

kanë qenë.

Dom Gjergj Meta bëri një reflektim të

librit më të ri me qëndisma politike të Ben

Blushit. E lexova shkrimin e Dom Gjergjit

dhe m'u duk më se i drejtë e i vërtetë. Ben

Blushi me hënën e tij (e jo të Shqipërisë)

sheh ëndrra me sulltanë që i presin koka.

Por Ben Blushi do ta kishte më të lehtë të

bënte diçka për të ndaluar këtë dyndje të

pseudokulturës otomane me sulltan sulej-

manë e të tjerë, para se të ngutej e të tregonte

prognoza të përgjakura të së ardhmes. E

ardhmja është ajo që gatuajmë sot e Ben

Blushi është pjesë e asaj strukture parlamen-

tare ku nuk të zgjedh populli, por lista e

kryetarëve të partive. Për mua, e keqja janë

pikërisht këto soj njerëzish që vijnë në krye

të katapultuar dhe kësisoj kemi një parla-

ment impotent, të mbytur nga injoranca dhe

produkti i soj-soj klanesh mafioze të cilët ia

kanë zënë frymën shqiptarëve që nuk kanë

punë e mezi e përballojnë jetesën. Ben

Blushi mesa duket nuk do të dijë se populli

do punë e kur nuk ka punë djemtë patjetër do

të shkojnë mercenarë kudo ku del paraja,

sepse këtë punë kanë bërë shqiptarët që 2000

vjet ndryshe nuk do të kishin mbijetuar.

Beni është rritur mirë, nuk i ka munguar

asgjë në jetë dhe e ka vështirë të dijë çdo të

thotë të varësh veten në litar se nuk ke bukë

t'u japësh fëmijëve... Beni këto gjëra nuk i di,

sepse për Benin populli është një turmë e

destinuar në fatin e vet të mjerueshëm. Benit

i tundohet mendimi politik se do të dalin

partitë islamike e do t'i marrin pushtetin që e

kanë (ai dhe të tjerë) që 23 vjet dhe e kanë

katandisur këtë popull në gjendjen më të

mjerueshme. Beni qan sot për pushtetin që

do t'i marrin nesër, ata "islamikët", kur sot

populli nuk ka bukë të hajë dhe as e ka në

axhendën e vet (pra nuk pjerdh fare) se kush

do ta marrë pushtetin nesër.

Populli, me të cilin spekulojnë aq shumë,

pyet, por askush nuk ka ndërmend t'i

përgjigjet, një pyetjeje si kjo: po mirë që

shqetësohesh i nderuari deputet që me

partinë tënde ke shumicën në parlament,

çfarë ju pengon ju të vendosni një ligj që në

Shqipërinë laike, të ndalohen partitë me

konotacione fetare?! Por kjo, ama nuk mund

Ben Blushi me hënën e tij (e jo

të Shqipërisë) sheh ëndrra me

sulltanë që i presin koka. Por

Ben Blushi do ta kishte më të

lehtë të bënte diçka për të

ndaluar këtë dyndje të

pseudokulturës otomane me

sulltan sulejmanë e të tjerë,

para se të ngutej e të tregonte

prognoza të përgjakura të së

ardhmes. E ardhmja është ajo

që gatuajmë sot e Ben Blushi

është pjesë e asaj strukture

parlamentare ku nuk të zgjedh

populli, por lista e kryetarëve

të partive. Për mua, e keqja

janë pikërisht këto soj njerëz-

ish që vijnë në krye të katapul-

tuar dhe kësisoj kemi një par-

lament impotent, të mbytur

nga injoranca dhe produkti i

soj-soj klanesh mafioze të cilët

ia kanë zënë frymën sh-

qiptarëve që nuk kanë punë e

mezi e përballojnë jetesën...

të bëhet vetëm për islamikët, kjo duhet të

bëhet për të gjitha partitë që kanë qoftë dhe

emërtimin fetar. Ta zëmë pse duhet të ketë

parti kristiane dhe këto janë një tufë e jo një

e vetme që na bëjnë edhe federata. Pse pra

duhet të jenë këto parti fantazma dhe

marioneta politike. Por jo të shkohet deri

atje, siç bën autori Ben Blushi në librin e tij

"Hëna e Shqipërisë" ku shkruan as më pak e

as më shumë por: "Pyetja: "Duhet apo nuk

duhet Kisha?", është sot më e fortë se kurrë".

Vërtetë është e pamoralshme që në shtëpinë

e të varurit të kujtohet litari, dhe harron

kësisoj ky autor i librit në fjalë se sa krime të

përbindshme janë bërë kundër klerikëve të

krishterë pikërisht nën një retorikë të tillë

vrastare se "çfarë na duhet kisha". Një

kalvar i përgjakur ky, ku u kryqëzua edhe e

drejta e njeriut për të qenë i lirë në atë që

beson. Ndaj them pa hezitim se këtu kemi

një lajthitje të autorit.

Dhe e fundit, sa i bëjnë leksione me

morale politike popullit me ca rrëfime të

frikshme si në filmat horror të Hollivudit, më

e dobishme do të ishte ngritja e zërit në

Parlament, duke kërkuar një komision miks

parlamentar, duke propozuar një projektligj

për ndalimin e partive fetare e të mos rrijnë

në karrigen e deputetit veç për të ngritur

dorën (a të kundërtën) e marrë rrogën. Është

një luks i tepërt për këtë popull të varfër të

mbajë me bukë deputetë që vegjetojnë në

Parlamentin e mendjeve të Kombit, ndërsa,

ashtu si fëmijëve u tregohet gogoli për ti

trembur, edhe këta u tregojnë shqiptarëve me

gisht horizontin e murrëtyer ku ju fanepsen

fantazmat e të ardhmes. Nuk përjashtohet

mundësia që e ardhmja mund të jetë me të

papritura, por meqë flisni nga tempulli i

sovranit popull e në emër të tij, së pari duhet

ti përgjigjeni një pyetjeje fare të thjeshtë: Pse

vallë e sotmja ekziston?!

"Suborget" e qyteteve, më keq se zonat rurale!?

Nga Besi BEKTESHI

N

ëqoftëse ka rëndësi të



jashtëzakonshme reforma

territoriale, kjo është më

se e domosdoshme për

periferitë urbane kryesisht

në qytetet e mëdha të Shqipërisë. Nuk është

puna se qendrat janë shumë më mirë, dhe

po ashtu zonat rurale, por "subborgo" që në

fakt është periferia midis rurales dhe

urbanes ndodhet në një kaos të jashtëza-

konshëm dhe të paprinciptë urban. Nga

latinishtja bën "suburbio" ose nën-qytet, në

civilizim kryesisht në konceptin "modern".

Nuk ka qenë kurrë më keq se sa sot.

Nëqoftëse do të shikosh anti ligjin dhe anti

urbanen në Shqipëri, shiko periferitë

"subborget" e qyteteve të mëdha. Mentaliteti

jo urban në qeverisjet e deri para disa

muajve, kishte si qëllim krijimin politikisht

të baseneve elektorale dhe të anës së dobët

sociale, vetëm e vetëm për të përfituar vota.

Në fakt, teoria e mbajtjes në ankth dhe

jetesë të vështirë të disa mijra e mijra

banorëve të zonave rurale që kanë ngritur

"sobborget" e periferive të qyteteve, është një

mënyrë mbijetese në "enklava" politike,

kryesisht të idealit "subborg" të kryetarit të

partisë. Ka marrë konotacion negativ termi

"sobborgo" si moment dekadence urbane,

ku mungojnë dhe pse afër qendrës së një

qyteti rrugët, infrastruktura shkollore dhe

ajo urbane në përgjithësi, ku nuk shtyhet

shumë prezenca e shtetit me mekanizmat e

tij mbrojtës, ku nuk ka furnizim të mirë me

ujë dhe ku paguhen shumë më pak taksat

dhe energjia, ku sëmundjet janë më

kërcënuese, dhe kur papunësia është shumë

më e madhe. Subborg, mbase mund të jetë

dhe një zonë e pasur me vila në periferinë e

qytetit, por në këtë rast kemi të bëjmë me

konceptin kokëposhtë të realitetit të hidhur.

Një pjesë e madhe e periferive të Tiranës,

Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe

normalisht qyteteve të mëdha janë pikër-

isht kështu. Aty ka ndërtimet më të mëdha

dhe të shumta pa leje, që "lideri maximus"

pastaj i ka dashur ti bëjë me urdhër legaliz-

im, dhe po me urdhër shpërblimi politik.

Aty ka toka të mëdha të zaptuara, dhe

konflikti më i madh social i yni që ka

shkaktuar mijra e mijra të vrarë për pronën

dhe kryesisht tokën që nga viti 1990-të.

Nuk ka vrarë më tepër Enver Hoxha duke

ua marrë tokën të gjithë shqiptarëve të 28

mijë km katrorë. Jo, megjithëse ishte një

xhahil i pronës dhe pronarëve, nuk kanë

vdekur për tokën mijra e mijra njerëz që

kanë vrarë njëri tjetrin këto 23 vite.

Dikush i llogarit 3000, por disa shoqata

thonë se për këtë arsye të suborgeve dhe

pronësisë së tokës, janë akoma më shumë

duke kapur shifra të llahtarshme dhe është

gabim që nuk publikojnë emrat e të

vrarëve të tokës dhe pronësisë mbi të. Vetë

ligji 7501, është një ligj i pa drejtë dhe

padyshim kundër pronarit dhe pronës

normale. Ai ligj, është bërë për të ngritur

periferitë e sotme ku pronën e dikujt

pronar të vjetër, e kanë disa qindra mijra

syresh politikisht dhe administrativisht.

Nëqoftëse Hoxha me politikën e tij për të

mbajtur në male dhe kodra qytetarët e

Shqipërisë për ti bërë njerëz të ndryshëm,

sot afrimi në "subborget" e vështira

pasardhësit sidomos medemek të djathtë të

PPSH-së, shpikjen "urbanizuese" të tyre,

kanë periferitë që nuk kanë shumë shanse

për tu shëruar shoqërisht dhe administrat-

ivisht.


Statistikat e krimit suksesin e basen-

eve kriminale e kanë te "suborget", munge-

sa e arsimimit nuk është më e madhe në

zona rurale, se sa në periferitë e degradu-

ara të qytetit të madh! Mungesa e taksimit

dhe pagesës së energjisë, është moralisht

dhe definitivisht problem "suborgu", dhe

kaq. Kanë vite që nuk paguajnë asgjë, dhe

një mik i mi, kur do të krahasojë fshatin e

dikurshëm të tij për pagesë energjie thotë:

Në katund paguajnë afrofe, por në perifer-

inë e qytetit nuk paguajnë fare, dhe biles

konsumojnë më shumë se fabrikat dhe

punishtet e qytetit.

Prandaj duhet reforma territoriale. Ajo

duhet të zgjidhë jo vetëm administrimin

korrekt dhe urban të anës rurale, por

kryesisht do të sqarojë se deri ku ka për të

shkuar ana e vështirë e bashkë ekzistencës

shoqërore, dhe jetës së tillë në një kohë-

ekzistencë normale qytetare. Kjo reformë

duhet të largojë feudalët dhe sistemin feudal

ndër kryekomunarë arrogantë, dhe të bërë

të pasur. Të tillë arrogantë, zakonisht

basenet e tyre të votave i kanë pikërisht te

këtu "suborge" të qyteteve të mëdha. Ka disa

syresh prej tyre, që kanë katër mandate

rradhazi të zgjedhur, dhe "kanë pakësuar

banorët e tyre, duke rritur periferitë e

degraduara të qytetit.

Sot me reformën territoriale do të

kërkohet dhe zgjidhja për rëndësinë dhe

mënjanimin e "suburgeve" të vështira dhe

me shumë probleme, duke i bërë një hap

cilësor administrimit vendor për të cilin ka

shumë e shumë vërejtje.

Kush nuk e do? Jam i sigurtë që një

pjesë e lidershipit të zakonshëm maximus

dhe liderit të emëruar, nuk e duan reformën,

dhe sigurisht po të ishte në pushtet partia që

ka humbur me 23 qershor, do të bënte

reformën klasikisht për favorin e një tjetre

parti, por të imponuar për të fituar vetë. Unë

mendoj se nuk e duan reformën territoriale

në Shqipëri në partinë e djathtë (sa herë e

kam përmendur e djathtë) të shqiptarëve të

Shqipërisë. Nuk e duan, sepse presupozojnë

se humbin. Humbin pra në zgjedhjet

vendore. Kështu thonë nëpër tavolina. Por

suborget që kanë krijuar kryesisht PD-ja

dhe më pak socialistët e 1997-2005, janë

figura më e qartë se prej kujt jemi drejtuar,

si e kemi aplikuar ligjin dhe çfarë janë në

fakt modelet e suborgeve te ne.

Të tilla periferi janë akoma më keq se

fshatrat e varfër të malësive. Po, sepse kanë

gjithçka të deformuar dhe jo urbane dhe jo

në pronë të tyre, dhe kujtojnë një pjesë se

jetojnë realisht në qytet. Ky mentalitet i ri

këpucësh me baltë, që pastaj i vesh në një

pritje ceremoniale dhe me papion dhe frak,

përbën idiotizmin shoqëror tonin. Dakord,

por politika e ka bërë një diçka të tillë,

vetëm politika. Kushedi tash e më mbrapa,

vjen një kohë tjetër, kur suborget të urbani-

zohen dhe pastaj civilizohen. Momenti në

fakt ka ardhur dhe mund të them se është

vonë e duhet shtuar ritmi i urbanizim-

civilizimit. Ndihmë e madhe është dhe

reforma territoriale, të cilën opozita e

sotme si zakonisht do ta kundërshtojë.


18

GAZETA SOT

 E 


 E 

 E 


 E 

 E P


P

P

P



Premte 

remte 


remte 

remte 


remte 11 P

11 P


11 P

11 P


11 Prill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

o p i n i o n



www.sot.com.al

Politika e tranzicionit, e dëmshme

si e një hordhie barbare

Nga Skënder S. KAPITI

P

olitika jonë është politikë e



djallit pasi dhe djalli, e

keqja, flasin për të gënjyer,

predikojnë për drejtësinë për

të fshehur padrejtësinë,

premtojnë të mira për të fshehur mashtrimet

dhe dëmin që shkaktojnë, flasin për ndersh-

mërinë dhe bëjnë korrupsionin, hajdutërinë

dhe vjedhjen. Thënë më thjesht akoma,

politika e pabesë dhe djallëzore në Shqipëri:

patriotizmin, demokracinë, lirinë, drejtësinë,

nderin dhe lavdinë kombëtare, përgjegjsh-

mërinë dhe ndjesinë shpirtërore e morale,

virtytet e vlerat i përdorin vetëm si mbulesa

dhe maska për të fshehur e për të maskuar

poshtërsitë, pafytyrësinë, mëkatet, amoralite-

tet, pabesitë dhe tradhtitë, korrupsionin dhe

krimet e veta që bën politika e ndotur dhe e

fëlliqur nga veset, papërgjegjshmëria dhe

paturpësia, padhimbshuria njerëzore dhe

morale. Në Shqipëri drejtësia blihet nga paraja

dhe ryshfeti, dhe së dyti urdhërohet dhe është

kapur e i shërben pushtetit të korruptuar duke

krijuar një simbiozë gjithësunduese politikë-

drejtësi që për vete kanë siguruar parajsën dhe

kënaqësinë përrallore materiale dhe pjesës më

të madhe të popullit ja kanë bërë jetën një

skëterrë të vërtetë, të padurueshme, mjerane,

konfliktuale etj., që do të thotë se simbioza

pushtet-drejtësi kanë asfiksuar shtetin dhe

kanë paralizuar kombin, aq sa qytetarët e

dëshpëruar mezi presin rastin më të parë për ta

braktisur atdheun, siç edhe e thonë dhe e

shprehin se duhet ikur nga Shqipëria natën e

duke mos e kthyer kokën prapa, pasi aq të

pashpresë e të pasigurtë e kanë në Shqipëri

jetën, punën, pronën dhe lirinë civile,juridike

dhe ekonomike. Polinomi i pisët politikë-

pushtet-drejtësi-media-biznes kanë monopoli-

zuar gjithçka, gati dhe të drejtën e jetës së

shoqërisë shqiptare, dhe këta përbëjnë një

pakicë apo siç dhe quhen janë bërë një "elitë" e

vogël por e tejfryrë me para, pasuri, luks, që

dhe shpenzojnë miliarda para kot, për dëfrime

të shfrenuara e bixhoz dhe që përdorin shtetin,

ligjin e reklamën si vegla mbrojtëse të intere-

save të veta,dhe nga ana tjetër është krijuar

dhe që po rritet me përmasa të mëdha shtresa

tjetër, ajo si "masë" që po zhytet në uri, në

varfëri, papunësi, pastrehim dhe që vuan për

mbijetesë. Jo vetëm ky polarizim shtresash

shoqërore dhe shkatërrimi pa kriter i burimeve

natyrore nuk janë, dhe nuk janë të vetmet që

po përshpejtojnë degradimin e vendit dhe të

shoqërisë, po është dhe tjetra, është ajo se çfarë

familja, shoqëria e kombi dhe moraliteti

njerëzor kërcënohet nga përbaltja, vulgu dhe

fjalori i përfaqësuesve të popullit në institucio-

nin më të lartë të shtetit, në Parlamentin

shqiptar, i cili, si institucioni më i lartë i

përfaqësuesve të popullit duhet të lëshojë

edukatë, moral, maturi e urtësi te opinioni dhe

kombi, dhe jo të shndërrohet si një lokal nate

ku të përdoren fjalët më të ulta, vulgare dhe të

pista që as nuk më lejohet që t'i citoj në këtë

shkrim. Si nuk reagon përballë kësaj situate

asnjë deputet apo veçanërisht asnjë deputete

femër deri në ndërmarrjen e aktit qoftë edhe të

dorëzimit të mandatit si shenjë e mospajtimit

me qëndrimin në një ambjent të tillë pasi

shpesh parlamenti është ndodhur përballë

situatave të tilla të shpifjeve, sharjeve e

fyerjeve të pacipa ku më shembullori, nxitësi

dhe provokuesi i tyre është ish- kryetari i PD

dhe si ish- president po edhe si ish- kryemi-

nistër i Shqipërisë, Berisha, dhe pasi kjo çorbë

e prishur parlamenti kësi soji është produkt i

matrapazllëkut dhe mashtrimit politik të tij që

e ndryshoi brenda ditës kushtetutën, po edhe

si nuk pamë asnjëherë as nga ndonjë institu-

cion akademik, kulturor, studentor e universi-

tar dhe as nga shoqëria civile një kundërvep-

rim ndaj sjelljeve të tilla, se mirë, megjithëse

rrallëherë ajo reagon kundër korrupsionit,

ndotjes akustike, ambjentit etj., po dhe kjo

pahijshmëri dhe papërgjegjshmëri fyese e

denigruese e disa deputetëve, a nuk përbën

ndotje dhe kërcënim të moralit dhe dinjitetit

njerëzor? A mos vallë na është bërë dhe ky një

realitet i pranuar si normalitet në ambjentet

tona si në rrugë, autobusë, lokale, nëpër

ekrane dhe emisione televizive dhe nëpër faqet

e shumicës së mediave të shkruara, në

shkolla, shoqata e shoqëri, pse jo, përderisa

ekspozohet si shembulli më negativ në

parlament, nga ai që edhe e ka dominuar

politikën 23 vjeçare të tranzicionit, nga ish

kryeministri i papërgjegjshëm, i pa kulturë

dhe demokratikisht e civilizisht i paarrirë, që

nuk ka lënë gjë pa trilluar, fabrikuar e shpifur

kundër kundërshtarëve qoftë politikë po dhe

kundër personaliteteve të larta shtetërore si

deputetë, presidentë, kryeprokurorë e deri

njerëz e qytetarë të tjerë me një papërgjegjsh-

mëri të pandëshkueshme akoma.

Dhe rezultati e realiteti i ynë është,

demokracia në Shqipëri ndoshta si tipike

shqiptare, që është një demokraci spekulative

e më shumë si një praktikë demokracie

ideologjike si mashtrim e thashethemnajë

publike mashtruese që maskohet pas mitit se

populli është sunduesi e sovrani ashtu siç ishte

dhe komunizmi ideologjik që predikonte se

popullit i takon pushteti, që do të thotë se

demokracia ideologjike shqiptare e paskomu-

nizmit erdhi si një zëvendësim i ideologjisë

demokratike komuniste ku demokracia

socialiste ishte monopartitizëm dhe luftë

klasash ndërsa demokracia e sotme kapital-

iste në Shqipëri është një regjim partiak i

alternuar që përdor si mjete të sofistikuara për

të sunduar e për të rrëmbyer pushtetin masht-

rimin dhe korrupsionin. Dhe duhet thënë se

edhe komunizmi dhe fashizmi erdhën si

sisteme politike vetëm sepse dështoi demokra-

cia. Por le të mos shkëputemi nga politika tipo-

shqiptare. Kjo është një politikë si një shtazë e

pakufi në amoralitete dhe e pangopur për

pasuri, pushtet e para që ka shtrirë tentakulat e

korrupsionit dhe që ka mbërthyer e paralizuar

të gjitha pushtetet, drejtësinë, paranë, pothuaj

tërë median, shoqërinë dhe biznesin. Kjo

politikë injorante ka ngritur dhe monopolin e

"mençurisë" dhe atë të vetëlirisë negative të

vetëveprimit dhe të vetëgjyqësisë sipas së cilës

vetëm politika duhet të flasë dhe të dëgjohet

dhe vetëm politika ka të drejtën e bollëkut,

luksit dhe mosndëshkimit për poshtërsitë,

hajdutëritë, korrupsionin dhe krimet që ajo

bën. Politika shqiptare e tranzicionit e barazv-

lefshme me korrupsionin e mafian, sa herë që

ajo ka alternuar pushtetet nuk ka bërë gjë

tjetër vetëm sa ka zëvendësuar korrupsionin e

një krahu me atë të krahut tjetër, politikë e cila

vetëm sa ka manipuluar me gjithçka qoftë me

vlerat, ligjin, moralin, drejtësinë e

demokracinë po gjithashtu dhe me krimin,

tradhtinë, dosjet e ish-agjentëve dhe shërbë-

torëve të ish-regjimit komunist, politikë që

manipulon dhe me korrupsionin duke

përbaltur kërcënuar e mbajtur nën tension,

paqëndrueshmëri e presion tëre shoqërinë. Kjo

politikë e jona që identifikohet si pronarja dhe

si kapitalistja e pasanikja më grabitqare në

historinë tonë kombëtare, pasi ajo sidomos

kur është në pushtet ka tërësisht atributet e një

grupi të ngushtë interesi që me pushtetin, ligjin

dhe autoritetin merret vetëm me biznesin për

vete, politikë që e shfrytëzon shoqërinë, shtetin

e gjithçka në funksion të grumbullimit të

parasë dhe pasurisë për vete në mënyrë të

pashembullt korrupsioni dhe abuzivizmi deri

dhe duke hedhur në ankand edhe pasuritë,

dhe sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar. Kjo

politikë e verbuar nga makutëria dhe hajnia

ka sfiduar dhe natyrën, jo duke e shfrytëzuar

atë pozitivisht si burimet, kapacitetet dhe

aftësitë që ajo na ofron po duke bërë të

kundërtën, degradimin e saj, duke betonizuar e

shkatërruar tokën, duke tjetërsuar e përvetë-

suar në mënyrë abuzive pronat, duke shkaktu-

ar katastrofën ekologjike të prerjeve masive të

pyjeve, shkretuar kullotat, ndotur ujin, ajrin

dhe deri duke prishur rrjedhën e lumenjve, e

asgjësuar llojet dhe speciet e florës dhe faunës.

Kjo lloj politike i ka shkaktuar aq shumë

dëme sa që pothuajse e gjithë popullsia është

nëpër dyert e gjyqeve për të marrë të drejtën e

pronës, po sikur të ishte vetëm kjo, do të qe

mirë, po si do të mbyllen plagët e hapura të

humbjes së mijra jetëve njerëzore nga konflik-

tet pronësore e vetëgjyqësia që i kanë krijuar

vetëm papërgjegjshmëria e politikës së këtij

tranzicioni paskomunist. Është dëmtuar rëndë

shoqëria edhe moralisht edhe shpirtërisht,

është dëmtuar rëndë trashëgimia e vyer

historiko-kulturore dhe pa këto çfarë na ka

mbetur më tjetër pa dëmtuar. Po, po them dhe

diçka tjetër se si në Shqipëri po dhe në Kosovë,

politikanët, kryetëparët e partive, pushtetit e të

shtetit të të dy vendeve po spekulojnë, manipu-

lojmë dhe i kanë bërë monopol dhe të drejtën e

lëvdatave, titujve e dekoratave duke ua dhënë

ato njëri-tjetrit pa motiv e pa ndonjë meritë të

merituar, pse jo dhe për të fshehur edhe

kontribute tradhëtie e korrupsioni në ndonjë

rast si p.sh. S. Berisha e L. Basha që si njëri e

tjetri apo dhe të dy së bashku dekorohen nga

pushteti dhe politika e amatorizmit deli-

tantesk e interesit momental dhe nga egoizmi

politik, pse jo dhe nga servilizmi i politi-

kanëve të Kosovës ku shumë mirë i dinë

"veprat" e mëdha të tyre si për furnizimin e

Serbisë me naftë, urdhërin për mosfirmosjen e

Marrëveshjes së Rambujesë, burgosjen para

luftës të luftëtarëve të UÇK dhe pas çlirimit të

Kosovës dhe fabrikuan e montuan dosje mbi

luftën çlirimtare dhe kundër luftëtarëve të saj

me qëllim për ta degraduar e njollosur atë, siç

dëshirojnë serbët e Beogradi, e po kështu

dihen veprat e tyre për korrupsionin në

Shqipëri, vrasjet e protestuesve paqësorë në

Tiranë, dhurimin e hapësirës ujore prej 350

km2 Greqisë e shumë të tjera si këto. Pra,

bëhen shkëmbime dekoratash ku si merita e

vetme për dekorimin reciprok të tyre është më

së shumti ajo e të qënit në politikë e pushtet

me qëllim për të krijuar e rritur njëri-tjetrit

imazhin. Po bëhen aq të neveritshëm këta të

dekoruarish sa që dhe vetë lëvdatat, titujt e

dekoratat po zhvlerësohen si lodra publike e

mediatike ku nuk është çudi që të fillojnë të

japin tituj e dekorata edhe kryekatundarët

apo kryepleqtë e katundeve. Dhe si mbyllje,

po them se të gjithë po e shohim këtë politikë

që e ka kapur shtetin, që po e manipulon dhe

shoqërinë dhe opinionin e saj e që po e përdor

substancën njerëzore si mjet për interesat e

saj. Por, por edhe jo për gjithçka na është

vetëm politika si fajtore, kjo aspak nuk

shfajëson dhe shoqërinë, se në fund të fundit

qeverisja vjen edhe si meritë e asaj se çfarë

meritojmë e punojmë, dhe se pushteti e

qeverisja edhe janë si pasqyrim i komunitetit

prej të cilit edhe ajo qeverisje del. Dhe realiteti

socio-politik sot në Shqipëri ka sjellë si

produkt një shtet të falimentuar dhe një

shoqëri të paralizuar.

Politika jonë është poli-

tikë e djallit pasi dhe djal-

li, e keqja, flasin për të

gënjyer, predikojnë për

drejtësinë për të fshehur

padrejtësinë, premtojnë

të mira për të fshehur

mashtrimet dhe dëmin që

shkaktojnë, flasin për

ndershmërinë dhe bëjnë

korrupsionin, hajdutërinë

dhe vjedhjen. Thënë më

thjesht akoma, politika e

pabesë dhe djallëzore në

Shqipëri: patriotizmin,

demokracinë, lirinë,

drejtësinë, nderin dhe

lavdinë kombëtare,

përgjegjshmërinë dhe

ndjesinë shpirtërore e

morale, virtytet e vlerat i

përdorin vetëm si mbule-

sa dhe maska për të

fshehur e për të maskuar

poshtërsitë, pafytyrësinë,

mëkatet, amoralitetet,

pabesitë dhe tradhtitë,

korrupsionin dhe krimet

e veta që bën politika e

ndotur dhe e fëlliqur nga

veset, papërgjegjsh-

mëria dhe paturpësia,

padhimbshuria njerë-

zore dhe morale...


Download 0.86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling