Cyan magenta yellow black


Download 0.86 Mb.
Pdf ko'rish
bet9/9
Sana12.12.2017
Hajmi0.86 Mb.
#22131
1   2   3   4   5   6   7   8   9

GAZETA SOT

 E 


 E 

 E 


 E 

 E P


P

P

P



Premte 

remte 


remte 

remte 


remte 11 P

11 P


11 P

11 P


11 Prill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

rill 2014

CYAN     

MAGENTA 

    

YELLOW    

BLACK

DREJTOR/

STAFI

KRYEREDAKTORE/

Arjan PRODANI

Anila DODAJ

ZV/KRYEREDAKTOR,

/Shef politike

Adriatik DOÇI

KRONIKA/

Iva METAJ



KULTURË/

Julia VRAPI



SPORT/

Adriatik BALLA

Adriatik BALLA

S

htypi ndërkombëtar, kryesisht ai



katalanas, ka "kryqëzuar" sul

muesin Lionel Mesi për para

qitjen e dobët të bërë me skuadrën

katalanase në takimin gjysmëfinal që Barce-

lona zhvilloi në Madrid ndaj Atletikos e ku

humbi 1-0 duke u eliminuar nga Liga e Kam-

pioneve. Mesi madje shihet edhe si fajtori krye-

sor për humbjen e skuadrës së tij, pasi nuk ka

"dirigjuar" as rolin e vet në fushë dhe ka qenë

tërësisht pasiv, në një duel ku Barcelona ishte

hije e vetvetes dhe Atletiko dominoi e mund të

kishte shënuar më shumë gola. Humbja dhe

eliminimi i Barçës nuk është asgjë krahasuar

me kritikat e ashpra e therëse për Leo Mesin, i

cili akuzohet e në këtë ndeshje ka vrapuar

shumë pak, madje sa një portier, kur dihet ë

gardianët nuk kanë arsye të qarkullojnë nëpër

fushë me përjashtim të rasteve kur loja zhvil-

Simeone: Jam vërtet i lumtur për Atletikon time

I

 lumtur dhe krenar kështu u shfaq Diego



Simeone para mediave. Kualifikimi i Atle-

tikos së Madridit në gjysmëfinalet e Champions

League për të parën herë pas 40 vjetësh e ka

kënaqur jashtë mase argjentinasin por mbi të

gjitha ka çuar në qiellin e shtatë fansat bardhek-

uq. Por edhe pse skuadra e tij po bën hapa gjigantë

këtë sezon numri 1 i stolit të "Los Cholconeros"

nuk dëshiron që djemtë e tij të përfshihen nga

entuziazmi i tepërt pasi kjo pjesë i takon vetëm

tifozëve. " Jam i lumtur sepse u kualifikuam për-

ballë një rivali shumë të fortë. Barcelona ka bërë

historinë në këto vitet e fundit në Champions

League. Megjithatë mendoj se duhet të jemi të qetë

dhe mos të tregojmë shenja euforizmi pasi kompeti-

cioni vazhdon. Duhet të rikuperojmë forcat për në

fundjavë pasi kemi një tjetër takim të vështirë". Më

pas "El Cholo" i bëri një analizë taktike takimit por

nuk nguroi të përgëzonte edhe futbollistët e tij. "

Ne ishim përgatitur për dy lloj ndeshjesh. Një për

secilën zonë. Fillimisht i bëmë presion Barcës në

zonën e saj dhe me kalimin e minutave presioni i

ekipit tim fillonte nga zona jonë. Nëse dështonte

presioni ynë në sulm duhet të kishim lojtarë që të

mbulonin Inestën, Ksavin dhe Buskets. Megjith-

atë në 20 minutat e para ishim thjeshtë fantas-

tikë. Jam krenarë për këta futbollistë pasi ata nuk

rreshtin kurrë së vrapuari", shtoi Simeone.

lohet në zonën e tyre. E thënë ndryshe, Leo

Mesi ka vrapuar po aq sa portieri Pinto, diçka

më shumë se ai, por më dobët se të gjithë lojtarët

e tjerë të Barçës dhe saktësia e pasimeve të tij

ka qenë për herë të parë një rekord negativ,

vetëm 60 %, që do të thotë se ishte më i dobëti

edhe në vetë skuadrën e tij.

Kritikat

Lionel Mesi ka qenë dështimi më i madh

i Barcelonës, e cila u eliminua nga Liga e Ka-

mpionëve. Përpos që humbi topa, argjentina-

si ka vrapuar aq pak, sa që mund të krahaso-

het me portierin Pinto. Që Lionel Mesi e ka

një problem me Atletiko Madridin që kur Di-

ego Simeone ka hipur në bankinën 'Rojo-

blanca', e demonstrojnë numrat dhe statis-

tikat. Ylli argjentinas, pasi i shënoi 20 gola

në 15 ndeshjet e para kundër 'Colchoneros',

në gjashtë duelet e fundit nuk ka arritur të

shënonte asnjëherë. Kjo nuk është një rastë-

si, pasi duket se mbrojtja e ekipit madrilen po

Argjentinasi lëviz dy herë më pak në fushë se sa autori i golit të Atletikos, Koke. Shtypi katalanas e "kryqëzon"

www.sot.com.al

Sport

funksion për mrekulli, kështu që 'Pleshti' nuk



po gjen assesi hapësira. Edhe në sfidën e fun-

dit, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Vice-

nte Calderon, Mesi ishte në hije dhe dukej

sikur ishte në përfundim të karrierës. Statis-

tikat e tij janë të tmerrshme. Gjatë 93

minutave të luajtur, Mesi ka goditur 0 herë në

portë, 3 herë jashtë saj, duke tentuar t'i bëjë

vetëm 5 driblingje, tre prej tyre të gabuar dhe

i ka humbur 18 topa. Por, është një fakt tjetër

i pabesueshëm, për një lojtar që jemi mësuar

ta shohim gjithnjë në lëvizje. Mesi ka vra-

puar vetëm 6,7 kilometri, me të vërtetë pak

për një sulmues. Për shembull, Nejmar ka vra-

puar 9,5 kilometra dhe 'i vjetri' David Villa,

9,2 km. Madje, portieri Pinto, ka vrapuar gati

sa Mesi, 5,3 kilometra. Faktikisht, lideri i Bar-

celonës praktikisht nuk ka zbritur në fushë.

Thjeshtë vështirësi taktike, probleme fizike

apo diçka tjetër? Përgjigjen duhet ta japë tra-

jneri Tata  Martino.

Martino: Bravo i qoftë Atletikos,

jam i zhgënjyer nga Barça

Trajneri Gerardo Martino është ndarë i pa-

kënaqur me paraqitjen e Barcelonës në ndeshjen

ndaj Atletiko Madridit, në kuadër të çerekfinales

së Ligës së Kampionëve. Sipas argjentinasit, Bar-

celona u bllokua nga skuadra madrilen, e cili me

golin Koke u kualifikua në gjysmëfinale të garës

më të rëndësishme evropiane. "Ne nuk mund t'i

bënim gjërat që donim, për mënyrën se si luajti

kundërshtari. Atletiko i mbajti disa lojtarë pranë

zonës së rreptësisë dhe e bënë këtë mjaft mirë. Kjo

e bëri të vështirë për ne që të gjenim hapësira", ka

deklaruar Martino. Sipas trajnerit argjentinas,

po të ishin lojtarët e tij më të saktë para golit,

rezultati do të ishte në favor të Barcelonës. "Ne

patëm mundësi dhe vetëm një gol nga ana e jonë,

do ta ndryshonte rrjedhën e lojës", theksoi Marti-

no, i cili tani synon triumfin në La Liga dhe Copa

del Rey. "Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë në dy

gara tjera, të cilat na kanë mbetur: La Liga dhe

Copa del Rey", përfundoi Martino, i cili lavdëroi

tifozët e Atletiko Madridit për atmosferën e kri-

juar në "Vicente Calderon".

Ronaldo mungon në "El

Clasico" në Kupën e Mbretit

Real Madridi ka marrë një lajm të hidhur

pas testeve mjekësore të bëra sot. Kristiano

Ronaldo sipas të gjitha gjasave do të mungojë

në "El Clasico"-n e finales së kupës ndaj Barce-

lonës. Ylli portugez pritet të jetë jashtë fushave

edhe për së paku 2 javë, që do të thotë se nuk do

të luaj ndaj Barcelonës. Më keq për Realin mund

të jetë fakti se Ronaldo seriozisht rrezikon edhe

prezencën e tij në fushë në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo thuhet se ka dëmtim në gjurin e këm-

bës së djathtë, ndërsa mjekët nuk preferojnë të

rrezikojnë me aktivizimin e tij sepse më pas mund

të humbas edhe botërorin me Portugalinë.

Nëse shorti vendos përballë

Çelsin, Kurtis s'luan për Atletikon

Atletiko e Madridit nuk e dëshiron aspak

një përballje me Çelsin për vetë faktin se port-

ieri i momentit në kontinentin e vjetër belgu

Thibaut Kurtis (Courtois) mund të mungojë

në dy sfidat gjysmëfinale nëse shorti i kësaj

të premteje në Nion të Zvicrës i vendos për-

ballë këto dy skuadra. Dihet që Kurtis është i

huazuar te Atletiko pikërisht nga klubi lond-

inez por problemi qëndron te klauzola e port-

ierit. Në këtë dokument që dy klubet kanë fir-

mosur kur rinovuan huazimin e belgut te

skuadra madrilene shprehet qartë fakti se

nëse Atletiko dhe Çelsi përplasen në Cham-

pions League drejtuesit klubit spanjoll duhet

ti paguajnë kolegëve të tyre anglezë tre mil-

ionë Euro për çdo sfidë që Kurtis luan ndaj

ekipit që zotëron kartonin e tij, dhe duke mar-

rë parasysh faktin që faza gjysmëfinale ësh-

të me dy takime shifra për aktivizimin e 21-

vjeçarit shkon 6 milionë Euro në total. Një

shumë që nuk paguhet nga Atletiko.

Surpriza/ Zidane drejt

pankinës së Monakos

Klaudio Ranieri do të largohet nga Mona-

ko dhe Zinedin Zidane do të zërë vendin e tij

në stolin e klubit. Është ky lajmi bombastik që

përcjell e përditshmja franceze "L'Equipe". Si-

pas asaj që bën të ditur gazeta prestigjioze Klau-

dio Ranieri me shumë mundësi nuk do të jetë

më trajner i klubit të principatës sezonin e

ardhshëm. Rezultatet e deritanishme janë

poshtë pritshmërive të presidentit rus Dimitry

Rybolovlev, por mbi të gjitha mënyra e tra-

jnimit që aplikon tekniku Italian është ajo që

nuk u pëlqen aspak drejtuesve, por edhe vetë

futbollistëve të Monakos. Të gjithë zërat të çojnë

te fakti se zëvendësuesi i Ranierit te skuadra

franceze do të jetë as më pak e as më shumë,

por vetë ish futbollisti i famshëm Zinedin

Zidane. Ish lojtari i Realit të Madridit aktual-

isht mban postin e zëvendësit të Karlo

Ançelotit në pankinën e Los Blancos dhe e ka

ushtruar këtë pozicion edhe gjatë viteve që

merenguesit drejtoheshin nga Hoze Murinjo.

Zizu falë edhe një karrierë të mrekullueshme

është kthyer në simbolin e futbollit francez dhe

sipas drejtuesve të Monakos do të ishte zëv-

endësuesi perfekt ish-trajnerit të Interit.

Kritika


të ashpra

për Leo


Mesin,

vrapoi sa



një portier

Download 0.86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling