I ati shkoi në gijotinë. I vogli përpiqet të zgjidhe problemat
Download 12.86 Kb. Pdf ko'rish
|
- Bu sahifa navigatsiya:
- Vetëm interesi për botanikën dhe një vëllim poezish romake duket se e shpëtuan atë.
- “dy rryma elektrike paralele tërheqin njëra- tjetrën kur rrjedhin në të njëjtin kah; ato shtyhen kur rrjedhin në kahe të kundërta”.
- Një bobinë me rrymë sillet si një shufër magnetike.
Andre Mari Amper 1775 - 1836 I ati shkoi në gijotinë. I vogli përpiqet të zgjidhe problemat me ndihmën e biskotave. Shumë njerëz e përdorin fjalën “amper “ si njësi të rrymës elektrike pa ditur gjë për shkencëtarin dhe gjeniun francez Andre Mari Amper (Andre Marie Ampere), emrin e të cilit ka marrë. Jeta e Amperit ka qenë disi e turbulluar dhe e pafat, përveç faktit që lindi në familjen e një tregtari të kamur mëndafshi. Para se të ishte në gjendje të lexonte, kënaqësia më e madhe e Amperit ishte të dëgjonte pjesë nga “Historia e natyrës” e Bufonit. Shpejt, leximi i librave historikë nga biblioteka e babait të tij u bë mjaft tërheqës për të e sidomos leximi i Enciklopedisë. Aftësitë e tij në matematikë u shfaqën qartë që në moshë të hershme. Fëmija i vogël përpiqej të zgjidhte problema me ndihmën e guralecëve madje dhe duke përdorur biskota. Në moshën 13-vjeçare ai mësoi vetë latinishten që të lexonte punimet matematike të Ejler. Përveç matematikës, Amperi i ri ishte i dhënë mbas botanikës dhe poezisë madje shkroi edhe vjersha. Ai
Fëmijëria e Amperit përfundoi më 1789 me shpërthimin e Revolucionit Francez. I ati u emërua gjykatës, u përfshi në intrigat politike dhe, së fundi, u dënua dhe u ekzekutua në gijotinë. Lajmi i vdekjes së të atit e preku shumë të riun. Amperi ra në një depresion të thellë dhe për një vit u mbyll në vetvete e nuk fliste me njeri. Vetëm interesi për botanikën dhe një vëllim poezish
Ai ishte 21 vjeç kur takoi Zhyli, një vajzë me floke të artë. I riu romantik ra në dashuri me të. Ata u martuan tre vjet më vonë kur Andre Mari ishte në gjendje të fitonte për të jetuar duke punuar si mësues matematike në Lion. Katër vitet e mëvonshme ishin më të lumturit e jetës së Amperit. Më 1800 u lindi një djalë. Në 1802 Andre Mari zuri vendin e profesorit të fizikës dhe kimisë në shkollën qendrore në Burg on Bres. Në të njëjtën kohë filloi punën për një artikull origjinal në teorine e probabilitetit. Por përsëri e godet një tragjedi. Gruaja e tij e re vdes nga tuberkulozi. Amperi u dërrmua dhe donte të bënte vetëvrasje. Familja e tij e bindi të zinte një punë të paguar pak si tutor në Ekol Politeknik në Paris. Një martesë e dytë më 1806 ishte një katastrofe që në fillim. Mbas lindjes së një vajze, jeta iu bë kaq e padurueshme sa vendosi të divorcohej. (Nëna dhe tezja e tij u kujdesën për të dy fëmijët). Një emërim në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Universitetit të Parisit përmirësoi financat e tij. Duke qenë një matematikan i shkëlqyer ai ishte i interesuar për duzina problemesh njëherësh: në teorinë atomike, në strukturën e kristaleve, në kimi, në filozofi. Më 1820 u njoh me rezultatet e fizikanit danez Oersted që një gjilpërë magnetike shmanget nga një përcjellës në të cilin kalon rrymë elektrike. Shumë shpejt Amperi i raporton Akademisë Franceze të Shkencave: “dy rryma elektrike paralele tërheqin njëra- tjetrën kur rrjedhin
që një bobinë në të cilën rrjedh rrymë ka veti të njëjta me një shufër magnetike, provë kjo e lidhjes ndërmjet ngarkesave që lëvizin dhe magnetizmit. Amperi njihej si njeri i këndshëm, i ndjeshëm, poetik, por shumë i hutuar. Është tashmë legjendë se si në një leksion para Akademisë nuk vuri re praninë e Napoleonit I që qëndronte ulur përballë tij. Perandori nuk u fye dhe e ftoi shkencëtarin e madh të nesërmen për drekë. E megjithatë Amperi, i përqendruar siç ishte në punën e tij, harroi të shkonte. Një bobinë me rrymë sillet si një shufër magnetike. 3 Download 12.86 Kb. Do'stlaringiz bilan baham: |
ma'muriyatiga murojaat qiling