Auditimi publik 1 kontrolli I lartë I shtetit
Download 30.22 Kb. Pdf ko'rish
|
- Bu sahifa navigatsiya:
- Z. Wojciech Kuty a
- Fjalët kyçe : burim, objekt, transformim, proces, optimizim
- 2. Disa probleme të optimizimit të burimeve.
- Risku i burimeve
- Qëllim strategji politikë projekt produkt optimal
- Politika = Projekt + Vendim + Zbatim (produkt) 4.Objektet e menaxhimit.
43 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH vështira dhe me mençuri në këto kohë të vështira. Sot, po përballemi me një kohë shumë të vështirë përsëri. Të gjithë, në të gjithë botën. Ne duhet të kemi besim te qeveritë tona dhe për t'u japim atyre instrumente e nevojshme për të kaluar krizën ekonomike. Krizat janë gjithmonë të dhimbshme dhe të rrezikshme, por ato shërbejnë gjithashtu si një mundësi për të ndërmarrë reforma të nevojshme, të cilat shpesh herë vonohen në periudhat pa krizë. Në krizë qeveritë priten dhe gjithashtu lejohen të përdorin mandatin e tyre në mënyrë energjike dhe vendimtare. Unë besoj se në këto momente ne jemi më të nevojshëm se kurrë për t’i kontrolluar ata në punën që po bëjnë. Ky është një mjedis i ri edhe për vetë SAI t. Ne nuk duhet të parandalojmë ose të dekurajojmë qeveritë tona në veprimtarinë e tyre. Por ne duhet të vazhdojmë punën tonë, deri sa na është dhënë një mjet shumë i veçantë që i përket fushës së kontrollit demokratik, si dhe njerëzit në vendet tona besojnë qeverive e tyre edhe për shkak se ata na besojnë ne dhe besojnë se qeveritë kontrollohen nga ne, nga Institucionet Supreme të Auditimit, që e bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive. Ne jemi mbledhur sot, sepse besojmë se ekziston një lidhje e pandashme midis punës sonë efektiv dhe menaxhimit të shëndoshë të shteteve tona. Nuk kam asnjë dyshim në lidhje me këtë. Uroj që për të gjithë kjo të jetë konference e frytshme dhe diskutimet të jenë frymëzuese. Shpresoj që të largohem nga Baku me më shumë përvojë të përfituar nga e ju dhe të jem në gjendje ta përdorë atë në vendin tim. Të nderuar Kolegë, Ju falenderoj për vëmendjen tuaj. Z. Wojciech Kuty a Zv/President i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë (NIK). Fjala e mbajtur në konferencën e IV të EUROSAI ARABOSAI në Baku, Azerbajxhan Akad. Skënder Osmani 45 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH OPTIMIZIMI I DINAMIKËS SË BURIMEVE BAZË E POLITIKËS KOMBËTARE nga Akad. Prof. Dr. Skënder Osmani, Abstrakt Në ketë punim jepen disa konsiderata mbi optimizimin e burimeve njerëzore, natyrore, financiare etj dhe të proceseve të tyre duke patur parasysh vendimarjen në një projekt (ose politikë). Në të trajtohen këto çështje : 1. Hyrje 2 Disa probleme të optimizimit të burimeve. 3 Menaxhimi, strategjia, politika dhe projekti. 4.Menaxhimi dhe objektet e tij. 5.Ç’duhet bërë? Në fund jepen disa konkluzione : Kuptimi dhe reformimi i vendimarrjes shtetërore dhe civile në planin shkencor aktualisht mund të jetë problemi më i rendësishëm kombëtar në optimizimin e burimeve njerëzore, natyrore, financiare,informacionale etj. Burimet njerëzore e natyrore jane baza e strategjisë dhe politikës kombëtare. Që këtej nevoja e ngritjes së instiucionit të strategjisë kombëtare nga institucionet universitare, shkencore të vendit etj , të bazës kombëtare të të dhënave , të projekteve etj Risku i burimeve njerëzore e natyrore është themelor në optimizimin dhe realizimin e strategjive e projekteve. Vlerësimi i tij sipas një norme juridike ( ligji) është domosdoshmëri . Në ketë punim jepen disa konsiderata mbi optimizimin e burimeve njerëzore, natyrore, financiare etj dhe të proceseve të tyre duke patur parasysh vendimarjen në një projekt (ose politikë). AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK 46 Menaxhimi është unitet i strategjisë dhe projektit. Përkufizimet modeste të objektit, transformimit ( procesit) etj janë pikënisje për ndërtimin e një teorie të menaxhimit, e cila deri tani nuk ka një semantikë të vetme[1],[2 ],[3 ] Është koha për një zhvillim të ri të teorisë së menaxhimit, e përgatitjes të menaxherëve të aftë për drejtimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Dhe kjo erë po troket në dyert tona..... Fjalët kyçe: burim, objekt, transformim, proces, optimizim, menaxhim, strategji, politikë , transformim, projekt, risk,dixhitalizim. 1.Hyrje. Shoqëria njerëzore ka një kërkesë të përjetshme: mirëqenie sa më të lartë. Kjo arrihet nga studimi, kërkimi, vlerësimi, zhvillimi dhe përdorimi racional i të gjitha burimeve njerëzore,natyrore, mjedisore,të informacionit, financiare etj . d.m.th. nga optimizimi i tyre. Kur bëhet fjalë për burime nënkuptojmë individët njerezorë dhe të gjitha objektet e tjera të cilat përdoren ose do të përdoren nga njeriu drejtëpërdrejtë ose duke i shfrytëzuar dhe përpunuar etj. Natyrisht që në to bën pjesë mjedisi fizik ,mendor (me intelegjecë artificiale) ,mjedisi informacional, komunikativ etj. Dinamika e burimeve është ndryshimi në kohë i tyre, ndërsa zhvillimi është ndryshimi pozitiv i gjendjes së tyre. Optimizimi i dinamikës së burimeve përfshin përdorimin racional në kohë të burimeve njerëzore , natyrore, toka, uji,ajri, energji, naftë , minerale , energji të rinovueshme , burime bujqësore, blegtorale, turistike etj, financiare, informacionit ( shkollat, mediat , institucionet, komjuterat , robotët, serverat , rrjetat, antenat etj ) etj. Optimizimi është bashkëudhëtar i përhershëm i shoqërisë. Ai shfaqet në çdo qelizë të saj, në çdo strukturë, individ, familje, komunitet, organizëm privat apo politik, klasë, shkollë, universitet, firmë, kompani ose njësi shtetërore, ushtri, polici, diplomaci, parti, dikaster, shtet apo bashkësi shtetesh etj., pra kudo dhe kurdoherë, në çdo aktivitet, dukuri etj. Optimizimi është një sinonim i jetës njerëzore,sepse : çdo individ apo familje kërkon një jetëgjatësi maksimale, një mirëqenie sa më të lartë, një përdorim optimal të burimeve natyrore, ekonomike, financiare, arsimore, kulturore, argëtuese, të burimeve të informacionit e të komunikimit etj. Në këtë optimizim risku i çdo objekti , gjendje, procesi etj kërkohet të jetë sa më i vogel. Kur flasim për riskun e burimeve kemi parasysh riskun e burimeve nartyrore , por jo më pak atë të individit, familjes, komunitetit etj. 2. Disa probleme të optimizimit të burimeve. Supozojmë se është dhënë një strukturë me një numër të fundëm burimesh njerëzore etj dhe kërkohet të gjendet një numër optimal i tyre që përcaktohet nga një funksion qëllimi dhe kushte apo kritere të dhëna që më pare. Optimizimi i burimeve lidhte jo vetëm me numrin , Akad. Skënder Osmani, 47 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH sasinë kapacitetin etj të tyre por edhe me cilësinë. Psh , cila duhet të jetë struktura e shtetit tonë ( industri, bujqësi, arsim etj) dhe hierarkia optimale e tij, sa ministri , qarqe , komuna , fshatra etj duhet të ketë vendi, cila do të jetë struktura optimale e tyre, sa njësi prodhuese, shërbimi etj duhet të kenë ato ? Po kështu sa është numri optimal i vendeve të punës për një investim të dhënë efektiv apo cili është investimi optimal për hapjen e nje vendi pune, apo sa duhet të jetë raporti i individëve cilesor “ ekselent” , “lojtarët që bëjnë diferencën “ me personat e tjerë që luajnë në një lojë me to. Problemet e optimizimit hasen edhe në strukturat e bashkëpunimit e të koperimit me karakter lokal , regjional, me shtetet e tjerë apo edhe të strukturave më të mëdha. Në fushën e arsimit , mund të kërkohet sa klasa duhet të ketë shkolla apo sa nxënës duhet të ketë klasa, sa degë duhet të ketë universiteti, apo sa universitete duhet të ketë vendi, cili është numri maksimal i studentëve që duhet të studiojnë në një degë brenda ose jashtë etj. . Shembuj të ngjashëm edhe në fushën e “burimeve të tjera natyrore” etj si energji , hidrokarbure, miniera bujqësi etj psh sa janë përmasat më të vogla të ngastrave të kulturave bujqësore, blegtorale “poshtë” të cilave prodhimi është pa efektivitet etj. I njëjti problem strukturimi ( ndarje) haset edhe në veprimtari të tjera psh në sa variante do të duhet të analizohet një projekt infrastrukturor tuneli, rruge kombëtare, lokale etj , tubacion nafte apo park energjitik,etj,. Në shumë projekte është i rëndësishëm” problemi i numrit të burimeve, provave etj” edhe në aspekte të tjera , psh në vleresimin e një vendburimi është tepër e rëndësishme të përcaktohet largësia maksimale ndërmjet provave, kampionëve, puseve , nga një zonë mineral mbajtëse që vlerësimi i zones të mos kalojë një gabim të dhënë. Po kështu duke paralelizuar një komunitet njerëzor me një vendburim mund të ngrihet pyetja : cili duhet të jetë numri maksimal i njerëzve ( “provave”) që duhet të konsiderohen në zgjidhjen e një problemi të dhënë, psh të vleresimit të një votimi elektoral, po kështu numri maksimal i njerëzve në një mbledhje apo numri i mbledhjeve për të debatuar, analizuar, formuluar një problem të dhënë etj.? Ose të kalojmë në një fushë tjetër të mendimit që ka të bëjë me hartimin e projekteve inxhinjerike. Në [9] tregohet që elementi i fundëm është qeliza e studimit dhe e projektimit të fushave inxhinjerike,gjeologjike , etj në një kuptim më të përgjithshëm edhe të shumë e shumë fushave të tjera.” Në elementet e fundme lind problemi i përcaktimit të përmasave maksimale të një elementi të fundëm që studimi i një fushe të jetë efektiv ( praktikisht optimal ). Kjo shkallë (scaling up) është një funksion qëllimi që kërkohet të optimizohet. Në këtë vështrim metoda e elementeve të fundme është një metodë optimizimi e proceseve që karakterizojnë fushat e sipërpermendura. Natyrisht ka edhe AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK 48 shumë metoda të tjera për optimizimin e burimeve [8]. Po në lidhje me optimizimin e burimeve financiare ç’mund të thuhet? . Sa herë që bëhet fjalë për optimizimin e burimeve dhe proceseve si rregull ai është i lidhur edhe me “optimizimin e burimeve financiare” Kësisoj në teorinë e dualitetit provohet që problemi i maksimizimit të fitimit (prodhimit të burimeve) është dual me problemin e minimizimit të kostos.( harxhimit të burimeve financiare). Nga kjo pikëpamje mund të flitet për maksimizim të burimeve pozitive dhe minimizim të burimeve negative, pavarësisht nga specifika e tyre, në një kuptim tjetër të objekteve ku ato bëjnë pjesë. Në qoftëse ky optimizim nuk arrihet psh krizat, recesionet, rëniet e tjera të ekonomisë etj kjo do te thotë që pikënisja e “keqe” e këtyre proceseve perveç të tjerave janë edhe burimet (njerëzore e natyrore) , ndonëse për to mund të mos të flitet në mënyrë të shtjelluar, siç mund të ndodhë edhe sot.. Risku i burimeve Në shoqërinë njerëzore procesi është elementi themelor i zhvillimit të saj, sepse siç dihet ai realizon kalimin (ndryshimin) e objekteve ( burime , inpute etj) nga një gjendje në një tjetër më të përparuar. Një proces kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm, disa mund të jenë të pavarur nga rasti (deterministik ose të sigurt) ndërsa të tjerë, të varur nga rasti (stokastik ose të pasigurtë). Në përgjithësi proceset janë të rastit ose stokastike , sepse siguria mund të konsiderohet “një rast” i pasigurisë Risku si masë e një procesi qëe nuk plotëson kritere të caktuara “pozitive” (psh kohë jo e mirë, mungesa në mësime, pasftësia, sëmundja, ndotja, korrupsioni, përmbytjet, strategjia e mangët, politika e mbrapshtë, projekti i dobët , etj etj) , haset në çdo hap të jetës, pra jeta është ( ka) risk i cili domosdoshmërisht duhet vlerësuar (në një mënyrë apo në një tjetër).. Vlera e çdo veprimtarie dhe risku i realizimit të saj janë dy kritere të domosdoshëm për njehsimin e saj. Veprimtaria “kërkohet” mundësisht të jetë optimale dhe me risk minimal pra kërkohet, një optimizim stokastik. Që këtej dhe roli i stokastikes në çdo fushë të dijes, studimit e praktikës , në çdo projekt të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në shkencë, sociologji, strategji, politikë, energji, inxhinieri, financë, ekonomi, bujqësi, mbrojtje mjedisi, mjeksi etj etj. Kuptimi i riskut të burimeve natyrore është një temë e gjerë, për të cilat ka teori me semantika të ndryshme, ndërsa më pak për vleresimin e riskut ‘ tru”, njeri , individ, familje, komunitetit etj, sepse proceset e “ trurit “ janë mjaft komplekse : mendimet , ndijimet , perceptimet, etj. Në jetën e përditshme bëjmë kujdes që të komunikojmë optimalisht, me një informacion kompakt, të mjaftueshëm e me densitet të lartë informacioni etj Psh në një bisedë, politike, gazetarie, Akad. Skënder Osmani, 49 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH shkencore etj, në të cilën diskutohet për një problem , polirikani,analisti, kumtuesi etj, përpiqet që problemin ta paraqesë pastër , kuptueshëm , saktë, bukur etj pak më ndryshe të formulojë problemin, të dhënat , mënyrën e zgjidhjes, zbatimin, eventualisht përgjithësimin etj shkurt ta trajtojë atë në mënyrëe “optimale” . Optimizimi i bisedës nuk nënkupton zgjatje, teprime mangësi informacioni etj e aq më pak të dhëna e informacione jashtë teme , kalime pindarike etj sepse askush sot nuk ka kohë për të humbur në punë, familje e jashtë saj , përkundrazi kushdo kërkon që ta fitojë e shfrytëzojë maksimalisht kohën etj.Shumë i ndjeshëm është në këtë aspekt komunikimi politik, propaganda në media, fushatat politike, elektorale, zgjedhjet, fjalimet, diskutimet në institucione politike etj. Optimizimi në fushën e komunikimit është një kërkesë e natyrshme e kohës, pse jo edhe një rezervë , një investim “i padukshëm” që domosdoshmërisht rrit jetëgjatësinë e efektivitetin e individit, komunitetit , shoqerisë. Ai është “një integral me kufi të pacaktuar” që do analizuar e vlerësuar në çdo fushë të komunikimit njerëzor. Sot gjithnjë e më tepër po flitet për riskun e indivdit : për riskun konjitiv: mendor , njohës, aryetues, ndijues, perceptues,shëndetësor, profesional, komunikues etj. Mendoj se nuk do të jetë e largët dita kur për vlerësimin e personalitetit dhe të procesit njeri ( individ shoqëror) vleresimi i riskut të tij të jetë kusht i domosdoshëm për tu vendosur në një pozicion pune. Çdo burim (njerëzor, natyror, mjedisor etj) ka dinamikën e tij, psh ai ndryshon në hapësirë, kohë, po kështu ndryshon çmimi, efektiviteti, jetëegjatësia etj. Në këtë dinamikë ndikojnë shumë faktorë deterministike ose edhe të rastit. Kuptohet që ndryshimi ( pozitiv apo negativ) i të gjitha burimeve njerëzore, natyrore etj është stokastik. Kësisoj llogaritja e rezervave të një vendburimi nafte dhe përcaktimi i çmimit të shitjes së tij janë që të dy procese stokastike ( të rastit) Në këtë mes, lind natyrshëm pyetja: cili është risku i rezervave që llogariten, rsiku i çmimit të kotratës së shitjes ose rishitjes së tyre, në një plan më të përgjithshëm, risku i dinamikës së rezervave dhe i çmimit në kohë etj. Në stratetegjinë e burimeve, zhvillimit optimal të burimeve njerëzore dhe efektiviteti i kërkimit, shfrytëzimit, përpunimit, konservimit etj të burimeve natyrore janë të dorës së parë. Natyrisht në strategjinë e burimeve , këto të fundit mund dhe duhet të vlerëesohen me riskun përkatës, shkurt kjo strategji dhe politika përkatëse është stokastike. Nga shembujt e mëesipërm (dhe shumë e shumë të tjerë) mund të mendohet që optimizmi është global, ai “ekziston” kudo dhe është kurdoherë i pranishëm: në çdo vend e kohë , në çdo ndryshim dhe reformë etj. Në çdo etapë historike të zhvillimit të shoqërisë, në çdo sistem të saj. Madje ,sa herë që shoqëria ka ndërruar sistemin shoqëror etj (ose është bërë një reformë e çfardoshne ) kjo ka ndodhur në radhë të parë e mbi të gjitha sepse sistemi pasardhës ka garantuar hapësira, kushte e dinamika AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK 50 të reja zhvillimi dhe mirëqenie në nivel më të lartë se ajo ekzistuese, shkurt një nivel të ri optimal. Praktikisht kur bëhet fjalë për një optimizim të burimeve (proceseve) kemi parasysh bashkësinë e të gjitha alternativave të mundshme për të realizuar një qëllim të caktuar optimal dhe për caktimin e alternativës optimale nga bashkësia e sipërpërmendur , e cila vihet ne jetë në trajtën e një projekti, ashtu siç do të tregohet më poshtë. Më sipër treguam që burimet kanë një rol parësor në çdo projekt që përcaktohet nga strategjia. 3. Strategjia, politika, projekti, menaxhimi, Hartimi dhe zbatimi i projektit ose, në një plan më të gjerë, menaxhimi i tij është një aktivitet optimal. Por ç’është menaxhimi? Në vijim po i përmbahemi disa përkufizimeve të dhëna nga autori [18] [14]. : Menaxhimi është uniteti i strategjisë me politikën. [8][14].[13],[12][19] ku strategjia është bashkësia e të gjitha alternativave të mundshme për realizimin e një qëllimi të caktuar (ky përkufizim i takon teorisë së lojërave[6]),.[ndersa politika është zbatimi i strategjisë në praktikë. Këtu po bëjme këto vërejtje: Në literaturën tonë dhe të huaj kuptimi menaxhim përkufizohet në mënyra të ndryshme madje ka edhe teori të ndryshme, [1],[2], [3] Më poshtë fjala politikë do të përdoret krejt njëlloj si për politikën shtetërore ashtu dhe për politikën publike ( në anglisht policy përkatësisht politics). Projekti ka si pikënisje strategjinë dhe kjo e fundit qëllimin.. Në këtë vështrim strategjia është bashkësia e alternativave të çdo aktiviteti (shtetëror ose jo shtetëror( publik)) për realizimin e qëllimit.. . Projekti është alternativa më e mirë e një strategjie (sipas kritereve të caktuara) që vihen në jetë , shkurt projekti jep një produkt optimal.[14],[8], [9],[10]. Nga sa më sipër tërësia e veprimeve: Qëllim strategji politikë projekt produkt optimal është menaxhimi. Në qoftë se i përmbahemi këtij përkufizimi del që nuk ka strategji pa qëllim, po kështu nuk ka politikë pa strategji, nuk ka projekt pa politikë( vendimmarrje), nuk ka produkt optimal pa projekt, pak më ndryshe strategjia e para, politika ( projekti i dyti); po kështu vërehet që projekti optimal që realizon një qëllim të caktuar është i vetëm, politika dhe projekti janë sinonime dhe optimizimi është atribut themelor i tyre ( i projektit njëherësh dhe i politikës). Politika = Projekt + Vendim + Zbatim (produkt) 4.Objektet e menaxhimit. Akad. Skënder Osmani, 51 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH Menaxhimi ka disa kuptime themelore, ndër to edhe objekti( gjendja),procesi etj Po bëjmë një marrëveshje dhe formulojmë këto përkufizime : Objekti është një bashkësi specifike e atributeve ( karakteristikave) e lidhjeve të tyre. Kjo bashkësi mund te jetë reale ose abstrakte, e fundme ose e pafundme, e rastit apo deterministike etj Shkurt objekti identifikohet nga emeri i tij , dmth çdo emër paraqet një objekt ( të specifikuar). Struktura e objektit ose sjellja e tij ,është ndërlidhja ndërmjet atributeve . Kuptohet që kjo ndërlidhje mund të jetë, fizike ose abstrakte , matematike, mekanike etj. Objekti mund të ndahet në nën objekte , këto të fundit nën nënobjekte etj Pra një strukturë e dhënë është gjendje, ndërsa ndryshimi i saj ( strukturës ) është proces. Vërehet se ka një ëkorespondence (një për një etj) ndërmjet objektit ( tëe dhëna plus strukturë) një farë kuptimi edhe të transformuarit të tij. Në kuptimin e objekteve, menaxhimi është një objekti i përbër nga strategjia dhe politika (projekti), pak më ndryshe ai është objekti mendor i transformuar optimalisht në objektin real projekt dhe ky i fundit në outputin e tij. Nga kjo pikëpamje menaxhimi është një aktivitet “ matematikisht optimal’ , natyrshëm një aktivitet integrues “ pa objekte të tepërt ose të mangët’. Kësisoj nuk mund të flitet për një menaxhim të integruar sepse ai vetë me përkufizim është një aktivitet integrues, psh nuk pajtohet me përkufizimin e dhënë shprehja ” menaxhimi i integruar i burimeve.” . Mendojmë që këto përkufizime e të tjerë si këto që janë dhënë edhe në punime të tjera të autorit [14],[16], [17],bëjnë të mundur krijimin e kuptimeve të menaxhimit të pohimeve dhe ligjeve të tij, të lidhjes së kësaj disipline me shumë disiplina si matematikë , teknologji informacioni, psikologji sociologji etj Po kështu mbi bazën e tyre shpjegohet lidhja e menaxhimit me çdo disiplinë që në objektin e saj studion transformimin ose procesin përkatës të tij. Në këtë vështrim çdo disiplinë është një menaxhim specifik i objektit të saj. Duke patur parasysh që çdo objekt ka transformimin e tij i cili mund të jetë aplikim , funksion , funksional, operator , metodë etj del që menaxhimi bazohet në shumë disiplina dhe anasjelltas ato kanë kuptime menaxhimi si matematika fizika, biologjia, kimia psikiologjia , financa, ekonomia , IT etj shkurt çdo shkencë ,madje çdo aktivitet njerëzor është menaxhim. Kuptohet që të gjitha disiplinat matematike që e optimizojnë atë qëndrojnë në rreshtin e parë të tij. Meqenëse menaxhimi është një aktivitet i ngjashëm me një kompjuter apo në mënyrë të përgjithshme me një sistem kompjuterash del që IT ( teknologjia e informacionit) , shkencat kompjuterike, robotike etj janë të lidhura ngushtësisht me menaxhimin, objektin dhe zhvillimin e tij. AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK Download 30.22 Kb. Do'stlaringiz bilan baham: |
Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling
ma'muriyatiga murojaat qiling