Auditimi publik 1 kontrolli I lartë I shtetit
Në një vështrim më të përgjithshëm, autori ka shkruar[18],[20],[14] Lim Politikës =shkencë = menaxhim t > ?
Download 30.22 Kb. Pdf ko'rish
|
- Bu sahifa navigatsiya:
- Limiti i paraqitur më sipër dhe shembulli ilustrues tregojnë që kuptimi i shtetit, politikës ( projektit)
- Politika në nje vështrim të shkurtër menaxherial
52 Në një vështrim më të përgjithshëm, autori ka shkruar[18],[20],[14] Lim Politikës =shkencë = menaxhim t > ? Politika tenton në shkencë por asnjëherë ajo nuk e arrin atë në një kohë të caktuar Por sa duhet të jetë variabli t ?Shpesh herëe jam pyetur dhe vazhdoj të pyetem: kur do të vijë koha për vendin tonëe që politika kombëtare të jetë ( të bëhet ) shkencë? Kuptohet që pohimi; limiti i politikës është shkencë nuk bën fjalë për një vend të caktuar e aq më pak që koha të mund të përcaktohet, pak më ndryshe ai është një limit me kufi të lëvizshëm sepse shkenca vazhdimisht përparon gjithmonë në rritje e bashkë me të por pas saj ecën dhe politika, shkurt ai është një limit dinamik. Pra shkenca përparon dhe shumë pranë saj edhe vendimarrja,politika( projekti) madje “ largësia shkencë –politikë ” bëhet gjithnjë e më e vogël me kalimin e kohës. Më poshtë po tregojmë një ilustrim se si parashikohet të jetë dinamika në kohë e projektit ( në një farë kuptimi edhe e politikës)) nga teknologjia kompjuterike dhe e informacionit. Në figurën (1) ., nga artikulli [5] tregohet zhvillimi i fuqisë llogaritëse i kësaj teknologjie, boshti i y ve në lidhje me kohën t, boshti x ve . Po supozojmë që kjo fuqi blihet sot ( viti 2013) me 1000 USD. Nga grafiku, ajo është diku ndërmjet fuqisë llogaritëse të trurit të insektit dhe miut. Në vazhdim psh në vitet 2020 deri 2040 po me 1000 USD do të jemi në gjendje të blejmë me këtë shumë fuqinë llogaritëse të barazvlereshme me atë të trurit të njeriut dhe diku rrotull viteve 2050 fuqinë llogaritëse të gjithë qenieve njerëzore në tokë. Pra kompjuterat do të jenë në gjendje të hartojnë të gjithë projektet( politikat) dhe ti llogarisin ato. Për të qartësuar më tej idenë, zhvillimi i një komunikimi masiv, mbledhje, konference, fushate, leksion, libër, projekt etj do të jetë jo thjesht një opsion elektronik, por një aktivitet real. Madje sipas shkruesit të artikullit shprehimisht thuhet që politika do të bëhet një shkencë e fortë me rrënjë të thella në shkencat rigoroze{ we see that the politics, will very soon become a strong science with its deep roots in the rigorous sciences.} Përmend me modesti që politika është shkencë është pohuar që me fillimet e demokracisë në vendin tonë dhe është shkruar në auditoret e studentëve shpesh herë, në disa punime e tekste, e veçanërisht në materialet (vitet 1997 2000) për argumentimin e hapjes të seksionit të parë të menaxhimit në Fakultetin Gjeologji Miniera, Universiteti Politeknik Tirane[14]. Limiti i paraqitur më sipër dhe shembulli ilustrues tregojnë që kuptimi i shtetit, politikës ( projektit) të tij mund e do të ndryshojë me kohën ( psh cilësia dhe vlera e votës do të zvogëlohen relativisht me vlerën e kritereve shkencore gjithnjë e më rigoroze e të përgjithshëm,optimizimi i projekteve do të zvogëlojë gjithnjë e më tepër diferencën ndërmjet programeve “aktualisht politike”, struktura e shtetit Akad. Skënder Osmani, 53 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH gjithnjë e më tepër do të optimizohet dhe unifikohet, madje do të globalizohet, etj. Falë zhvillimit të teknologjisë moderne, nuk do të jetë e largët dita kur të gjithë projektet (në kuptimin më të përgjithshëm si strategji, alternativa, baza të dhënash, tekste, artikuj, mbledhje, konferenca etj. etj., të pergatiten me kompjutera dhe mjete të tjera të sofistikuara, shkurt “ politika do të përgatitet, zhvillohet, luhet, vlerësohet etj. në sferën e shkencës e të zbatimit të saj, të strukturave e klasave abstrakte virtuale etj” “dhe nuk do të ketë e as do të pyesë fare për ngjyra. Ajo do të jetë një politikë e grupimeve shkencore që konkurojnë me projekte “ fitues” në komunitete lokale, kombëtare regjionale etj dhe që marrin përsipër zbatimin e tyre. E nëse është kështu , dmth hipoteza është “ reale” ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për transformimin “ politik’ të shoqerisë, për transformimin e saj mbi bazë projekti që” politikani “( menaxheri i strategjisë apo i projektit) të ketë formim të dallueshëm në fushën e shkencës dhe të zbatimit të projektit që ai drejton etj. Kohët e fundit kënaqshëm në vendin tonë, ka një kuptim më të drejtë të projektit e menaxhimit të tij nga politikanë etj. Kjo është e nevojshme por nuk mjafton, të paktën kur nuk kemi një strategji shkencore e aq më pak një politikë të tillë. Kujtojmë që optimizimi i çiftit objekt procese duhet parë në shumë aspekte në plan të brendshëm e të jashtëm, jo vetem real fizik ,matematik, teknologjik ekonomik etj por edhe mendor,social, komunikativ etj, etj. Psh në komunikim apo aktivitet tjetër në çdo vendimarrje (politike apo shoqërore) nuk mund ti largohesh pyetjes “ ku mendon , komunikon e vepron folesi (“burri”), në fushën e ideve ( strategjive) ,të alternativave apo të të dhënave ? akoma më keq nëse burri “flet për vehte”( nuk kuptohet,nuk flet qartë etj) apo është jashtë teme ” rreh ujë në havan, flet kot, bën llaka llaka etj.” Kalimthi , do më pëlqente këtë nëndarje ta konsideroja si filtër të optimizimit për subjektin që po paraqesim, e në këtë rast kam parasysh edhe një intervistë me gazetarë japonez të shkencëtarit me famë botërore Rudolf Kalman ( krijuesi i filtrave Kalman [21] me zbatime të mahnitshme në shoqerinë Nasa të fluturimeve planetare ) i cili pas marrjes së një çmimi shumë prestigjoz në Japoni “ u pyet në fund të bisedës “ po ndonjë gjë tjetër çmund të na thoni” Ai u pergjigj : “ burrat “kanë tre nivele: rendi i parë është ai i ideve, i dyti ai i alternativave, i treti ai i të dhënave” Fig 1 Parashikimi i zhvillimit të fuqisë llogaritese të kompjuterave 1900 1940 1980 2020 2060 2100 viti X Y Fuqia 10 60 10 50 Truri I nje insekti Truri I nje njeriu Truri I te gjithe njerezve Truri I nje miu tani AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK 54 Në kuptimet e përkufizimeve (tëe dhëna më sipër, ky “filtrim” do të kishte këtë domethënie niveli i parëe ; strategjitë, niveli dytë; alternativat, niveli i tretë: të dhëenat, më pas unë shtoj :niveli zero :”burri është në temë por i pakuptueshëm” , niveli minus “jashtë teme”. Rregulli “ i tre burrave”( ose edhe me tepër) është i rëndësishëm jo vetëm në komunikim por në çdo veprimtari , madje sikur këtë përligj edhe “ rregulli” tjetër që haset i shkruar nga studentët në muret e disa universiteteve që kam parë : “e dhëna është informacion , informacioni është dije , dija është fuqi e më pas i themi studentëve “ fuqia është mirëqenie, para” , e pse jo ajo të bën edhe strateg etj. Përmend që nga vitet 90 e në vazhdim jam shprehur “strategjia e para , politika e dyta’ Pse kështu? Në vitet 1975, 1978 kam qenë drejtues ( shkencor) dhe njëherësh autor ( me një grup specialistësh ) i projektit të vb të Gorishtit që në atë kohë cilësohej nga politika” si banka më e rendësishme e vendit” Ky projekt, në dallim nga të gjithë projektet paraardhës inxhinjerik ( si diga , hidrocentale, uzina etj) u bë ( hartua) në shumë variante. Në atë kohë politika ngulmonte që projekti i vb të Gorishtit të bëhej në një variant ( plani i naftës të mos ulej qoftë edhe përkohësisht) , sepse për ndryshe po të bëhej më shumë (gjithesej u bënë 13 variante) “ do të hutohej “Byroja Politike”. Që atëherë kohë ideja e varianteve, që fitoi me argumenta kokëfortë, më çoi në kuptimin e strategjisë nga e cila rrjedh vendimarrja, politika, mendimi që e shpreha hapur qe në vitin 1991. Pra institucionet e mendimit strategjik i paraprijnë institucioneve politike dhe jo anasjelltas siç ndodh jo rrallë herë edhe sot. Psh për situatën e mosmarrjes së statusit kandidat nga vendi ynë nuk u mor parasysh që politika ka një strategji, që strategjia është një lojë, që në këtë lojë duhet të futemi me motivin “ win, win” ( fito fito) , e më pas që vlera e lojës i takon popullit dhe asnjërit prej institucioneve politike (në pushtet apo jashtë tij ). Askush nuk mund ti bijë ndesh strategjisë që është pronë legjitime e popullit dhe që përcakton politikën (projektin) e çdo institucioni në pushtet ose jashtë tij. Në vazhdim të nivelit të “tre burrave” , ne optimizimin e komunikimit veprojnë edhe faktorë të tjerë, psh vlerat e atyre që komunikojnë që për mendimin tim, sintetizohen në trajtën e këtyre personaliteteve: shoqëror ( tëerësia e vlerave morale, i urtë, i ndershëm, i drejtë, punëtor, i sakrificës etj) profesional(tërësia e vlerave profesionale: motivi,dija,shprehitë ,shkathtësitë, etj), politik ( tërësia e vlerave shoqërore, profesionale e shtetërore në pozicionin e vendim marrësit) Për konkretizim do të dukej si krejt normale sot që në një komunikim politik( pra për një projekt) të thirnim për diskutim sa më shumë pjesëmarrës Akad. Skënder Osmani, 55 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH (“ burra”). Natyrisht që mund e duhet të thiren të paktën ato burra personaliteti i të cilëve zgjidh optimalisht problemin në fjalë dhe realizon vendimarrjen përkatëse. Natyrisht që këtë mbledhje, burri pa vlerë nuk i jep vlerë mbledhjes, e për rrjedhim është më mirë që ti kursehet koha këtyre “ burrave” jo vetëm në këtë rast por kudo e kurdoherë kur vlera e tyre nuk është e dobishme. Mund të ketë edhe raste kur vendimarrësi (politikani) këtë vlerë e ka të dobët se ajo e ” burrave “ose ajo nuk bën pjesë në themelin e personalitetit të tij, megjithatë, vendimi i “tij” duhet ti hapë rrugë mendimit optimal të personalitetit qoftë ky edhe shoqëror. Psh kujt mund ti shërbejë një komunikim jo i ndershëm, jo i drejtë, i pa moralshëm etj ose, kur në të nuk dominon fort transparenca, ligji , arsyeja , llogjika, formimi, përvoja etj etj, por padija, mediokriteti ,mungesa e kulturës , arroganca , diktati, prepotenca etj? Politika në nje vështrim të shkurtër menaxherial Optimizimi është një proces vendimarrje në një projekt, pak më ndryshe ai është një politikë e specifikuar sipas objektit të saj. Meqenëse optimizimi është karakteristika shkencore e “rendit të parë” të çdo aktiviteti pohimi “Politika gjithjë e më tepër është dhe bëhet shkencë” është kusht i nevojshëm për një përshpejtim eksponencial zhvillimi (në përgjithësi një nga kushtet kryesore që bën diferencimin e zhvillimit të vendeve). Por në vështrimin e përkufizimeve të mësipërme cilat jane atributet apo cilësitë e politikës? Ja vetëm disa prej tyre. politika është menaxhim..Ky menaxhim fillon që nga strategjia, analiza e saj, alternativat, projektet, nënprojektet etj, hartimi i tyre,zbatimi, monitorimi, revizionimi i projekteve etj. Megjithatë, gjatë këtyre 20 viteve ajo jo rrallë herë ka qenë individuale, intuitive empirike etj ) dhe e pabazuar në strategji e studime të mirëfillta etj Politika është mbi të gjitha inovative, sepse pasurohet vazhdimisht me vlera të dijes së nivelit më të lartë, shkurt të shkencës bashkëkohore. Kur flasim për novacion në politikë kemi parasysh prurjet e reja në të e në mënyrë të veçantë ato të formimit e zhvillimit shkencor të burimeve njerëzore, të proceseve të tyre, të teknologjisë bashkëkohore etj. Në qoftë se pranohet që optimizimi i burimeve është bazë e politikës kombëtare, atëherë optimizimi i trurit vendimarrës është problemi numër 1 i optimizimit të burimeve. Pse ? Sepse investimi në tru e në mënyrë të veçantë në “trurin vendimarrës” ka efikasitetin më të lartë se në çdo burim tjetër potencial njerëzor, energjitik, mineral, bujqësor etj. Pra politika duhet të bëjë përpjekje që të jetë në rreshtin e parë të formimit shkencor e më pas institucionet e tjera. Natyrisht që kjo nuk mund të bëhet AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK 56 menjëherë “me një të rënë të lapsit, me suste pa një vizion’ por me një strategji , projekt të mirefilltë që duhet të vihet në jetë sa më parë” Që këtej kuptimi , ndryshimi dhe reformimi i politikës nëe aspektin shkencor, mendoj se aktualisht dhe për shumë kohë është përafërsisht problemi mëi i rëndësishëm kombëtar. Politika është veprimtari për zgjidhjen dhe zbatimin e një problemi të rendësishëm( nga një bashkësi) që bën pjesë në një strategji të caktuar. Menaxhimi është një bashkësi problemesh që shtrohen dhe formulohen nga strategjia dhe zbatohen optimalisht nga politika (nga grupimi politik). Këto probleme në shumë raste nuk kanë qenë të plota ose ato që duhen ( si në fushën e energjisë, infrastrukturës, teknologjisë së informacionit etj), nuk janë paraprirë nga një analizë studimore të kryer nga specialist të mirëfilltë aq më pak nga oponenca shkencore( Kam parasysh aktivitetin e Fakultetit Gjeologji Miniera etj apo ndonjë aktivitet tjetër akademik ). Akoma më keq kur nuk argumentohet pse ky problem si do të zgjidhet kush do ta zgjidhë, kur do të vihet në zbatim , cili është investimi , shpenzimet etj(sa do të kushtojë ) dhe ç’fitim, përfitim dobi, jetësim etj do të ketë, cili është risku( në fakt një bashkësi rrisqesh ) etj etj Natyrisht këto mangësi pasqyrojnë jo rrallë herë mos njohje të problemeve dhe të shtrimit të tyre, formim jo të duhur e të mangët profesional , hera herës edhe kulturë të dobët në shkencat e mirëfillta teorike dhe aplikative si ato gjeologjike, inxhinjerike, energjitike, infrastrukturore , jo më pak në fushën e teknologjisë së informacionit e të shkencave të tjera të kohës. etj. Politika është veprimtari komplekse dhe e sofistikuar Me qenë se me kalimin e kohës shtrimi dhe zgjidhja e problemeve bëhet më e përgjithshme, më komplekse dhe më e sofistikuar ( psh problemi i energjisë, mjedisit ,teknologjive të informacionit etj ),atëherë i tille do të jetë çdo element i politikës që nga qëllimi, analiza, marrja e vendimit, projekti zbatimi etj. Politika është strukturë klase me objekte( të orientuar) dhe me hierarki optimale Në qoftë se me marrëveshje konsiderojmë strukturë një bashkësi atributesh me një lidhje të caktuar atëherë politika është një strukturë ( si në programimin e orientuar) , dmth një bashkësi njerëezish që karakterizohet nga vendimarrja, projekti etj, ose siç thuhet ndryshe është një “objekt politik” që proceson objekte të tjerë duke përfshirë edhe vehten pra është një klasë ( edhe në të folurën e përditshme përdoret kuptimi “ klasë politike”). Politika është një veprimtari që strukturon objektet (shtetin) sipas një Akad. Skënder Osmani, 57 Nr.4, Janar Prill 2013 KLSH hierarkie, madje në mënyrë optimale.( Psh një bashkësi punonjësish në një digaster apo instuitucion e ndarë në departamente, seksione etj në marrëdhënie plotësisht të përcaktuara sipas disa kritereve). Politika është veprimtari që mbështetet në të dhëna e informacion të sakta e të strukturuar dhe në metoda të përparuara. Kjo strukturë mund të konsiderohet e tillë në qoftë se mbështetet në të dhëna të sakta dhe informacion të mjaftueshëm. Nuk mund të ketë shtet të strukturuar optimalisht, në qoftë se nuk ka të strukturuar bazat e të dhënave e të objekteve etj mbi te cilën mbeshtet shteti. Nga kjo pikëpamje evidentimi i të gjithë burimeve, potencialeve dhe rezervave të tyre dhe strukturimi i bazave të dhënave të tyre është kushti më i parë i nevojshëm që politika të jetë optimale. Me gjithëse ky problem është ngritur edhe më parë, (edhe në teza disertacioni) , aktualisht duhet të punohet më shumë në këtë drejtim jo vetëm në strukturimin e bazave të të dhënave të popullsisë por edhe të të gjithë burimeve kombëtare, projekteve [11] etj Politika është veprimtari optimale dhe politikan do të thotë drejtues optimal . Politikani e ka këtë status “ jo me emërim me gisht “ por në bazë të kritereve që ai ka plotësuar optimalisht në klasën apo komunitetin e drejtuesave të mundshëm. Ai e zbaton këtë status në vendimarrje (pavarësisht nga hierarkia e vendimit) për drejtimin dhe realizimin, shkencor të një projekti, nënprojekti, studimi etj etj. Që ta zbatojë këtë status në mënyrë optimale edhe për objektet e tjerë “ ai në rradhë të parë duhet të jetë në vetvehte optimal”. Nuk mund të jesh optimal për objekte të tjerë në qoftëse vetë objekti yt ( bashkësia e atributeve dhe proceseve të tua) nuk është optimale në klasën tënde dmth në atë të politikanëve të tjerë ose të mundshëm( që aktualisht nuk e kanë statusin tënd juridik por që janë në potencë) Pra shkurt përgatitja shkencore dhe profesionalizmi është kushti më i parë ( krahas integritetit moral i domosdoshëm i një politikani ( aspak militantizmi i tij ) Politika është projekt. Ky aktivitet fillon që me analizën e qëllimit e realizimin e tij, të dhënat e informacionet, metodikat e instrumentat e hartimit të projektit e vleresimin e tij, vendimarrjen dhe më pas vazhdon me zbatimin, monitorimin, eventualisht revizionimin e deri në përtftimin e tij. Mendoj se në këto 20 vitet e fundit mospjesmarrja aktive e politikanëve në projekte( çdo veprimtari optimale mbi bazën e një strategjie) është nga pikat më të nxehta dhe më të dobta të politikës jo vetëm në fushën e burimeve por edhe në atë kombëtare në përgjithësi. AUDITIMI PUBLIK Optimizimi i Dinamikës së Burimeve Bazë e Politikës Kombëtare AUDITIMI PUBLIK 58 Pse kaq shumë për politikën? Sepse është një veprimtari nga më të rëndësishmet për burimet njerëzore për zhvillimin e tyre e të çdo burimi tjetër, shkurt për optimizimin e tyre. Sot, ka ardhur koha që për çdo drejtues (menaxher) institucioni shtetëror etj politikan, ministër, rektor, akademik , drejtor, deputet etj përpara se të ulet në karrigen e tij “ të pyetet” hollësisht për projektin ku ai merr pjesë dhe pse merr përsipër ta drejtojë: - Cili është background i Tij? - pse ky projekt paraqitet prej Tij,? - cili është problemi i projektit kushtet e kriteret e tij? - cilat janë alternativat e këtij problemi dhe analiza e tyre ? - cila është metoda e zgjidhjes - cila dhe zgjidhja optimale dhe risku i saj? - si do të realizohet produkti i projektit, me çfarë, kur, ku etj. do të arrihet ky produkt, cilat janë vlerat e produktit etj. Shkurt, ai duhet t’u përgjigjet pyetjeve që bëjnë “baballarët e menaxhimit” dhe të argumentojë kontributin e tij në projekt. Për periudhën e demokracisë politika në menaxhimin e shumë projekteve shpesh herë ka vepruar “jashtë qarqeve shkencore duke i kapërcyer ose i izoluar ato”. Për shumë nga këto projekte kontributi i instucioneve shkencore mund të ishte i jashtëzakonshëm, po të kemi parasysh që shumë prej tyre ( departamente, institute etj) para viteve 90 kanë qenë violina të para të hartimit e zbatimit të tyre, madje është më gjerë për njehsimin e potencialeve, rezervave , programimin e tyre , të teknologjive të reja etj. Mënjanimi i institucioneve shkencore ka qenë një humbje e madhe kombëtare, madje ndoshta më e madhe se vetë rrjedhja e trurit të kombit, sepse kapacitet intelektuale janë pasuria më e rëndësishme e burimeve kombëtare. Download 30.22 Kb. Do'stlaringiz bilan baham: |
Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©fayllar.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling
ma'muriyatiga murojaat qiling